Advertisement

Responsive Advertisement

Në tregimin e zotriut tonë, Nuhit alejhis-selam, përmendet se prej tij është kërkuar që ai të merr nga dy gjini prej çdo kafshe.

 

Në tregimin e zotriut tonë, Nuhit alejhis-selam, përmendet se prej tij është kërkuar që ai të merr nga dy gjini prej çdo kafshe.

Pyetja:

Në tregimin e zotriut tonë, Nuhit alejhis-selam, përmendet se prej tij është kërkuar që ai të merr nga dy gjini prej çdo kafshe. Pra, çka është për qëllim nga fjala e All-llahut “…Ngarko në të prej çdo krijese nga një çift…” a është për qëllim nga të gjithë llojet e krijesave. Ti e di se një gjë e tillë është e pamundur ngase krijesat e All-llahut janë me miliona ku tubimi I tyre kërkon miliona vite, vend të gjërë dhe ushqim për të gjithë ato. Ndërkaq, ju e dini se cilësimi I anijes në Kur’an është se ajo ka qenë një anije drrasash e shtyllash të gojëzuara e jo anije superiore.


Përgjigja:

Nuk ka nevojë që Kur’anin ta ngarkojmë më tepër se sa që ngërthen në vete. Në Kur’an thuhet: “…Ngarko në të prej çdo krijese nga një çift…”. Ajeti ngërthen këtë kuptim: Prej çdo kafshe që e sheh merr nga dy gjini. Ndërsa, a ka marrë prej çdo llojit të krijesave nga dy gjini Kur’ani për këtë gjë nuk flet. Andaj, të ngarkohet Kur’ani me atë që nuk e përmban është gabim dhe vepër e refuzuar.


Seid Ramadan El-Buti

Post a Comment

0 Comments