Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Shkëputur nga: “Kryesore në terminologjinë e hadithit”
Përkufizo hadithin “NASIH” dhe “MENSUH” në etimologji dhe terminologji!
Përgjigjja:
NES’H në etimologji do të thotë “heqje dhe bartje”, ashtu siç një ligj e heq një ligj tjetër ose e vendosë në një vend tjetër.
Në terminologji do të thotë kur Dispozitori e shfuqizon një vendim të mëhershëm dhe vendosë vendim të ri.
***
Si njihet hadithi nasih (shfuqizues) prej mensuhit (të shfuqizuarit).
Përgjigjja:
- Me thënien e qartë të të dërguarit të Allahut s.a.v.s. sikurse në hadithin e vizitës së varrezave, të cilin e transmeton Muslimi “Më herët ju kam pas ndaluar vizitën e varrezave, por tani vizitoni se aty keni këshillë dhe përkujtim të botës tjetër”.
- Sqarimi i Sehabiut, sikurse është rasti i Xhabirit r.a., i cili e ka sqaruar hadithin: “Prej çështjeve të fundit të të dërguarit s.a.v.s. ka qenë se abdesti nuk prishet prej ushqimit të mishit të pjekur me zjarr”. (E kanë regjistruar AS-HABU SUNEN)
- Njohja e datës së hadithit, sikurse është rasti me hadithin e Shidad bin Evsit: “Është prishur agjërimi i atij, i cili jep gjak, dhe i cili merr gjak”.Ky hadith është shfuqizuar me hadithin e Ibni Abasit, i cili ka thënë: “I dërguari i Allahut s.a.v.s. ka dhënë gjak deri sa ka qenë në haxh me ihram dhe ka qenë agjërueshëm”. (Transmeton MUSLIMI) Sipas disa rrugëve transmetimi i hadithit të Shidadit ka qenë ditën e çlirimit të Mekës, ndërsa Ibni Abasi e ka shoqëruar Muhamedin a.s. në Haxhin Lamtumirës, i cili haxh ka qenë pas çlirimit të Mekës.
- Me sqarimin e Ixhmait, sikurse është rasti me hadithin: “Kush pi alkool rriheni me shkop, ndërsa nëse e pi përsëri, në të katërtën herë ekzekutojeni”.
0 Comments