Pas përfundimit të historisë së palestinezëve, do të vijë radha e sirianëve dhe libanezëve. Pas tyre, do të vijë radha e Egjiptit dhe Jordanisë. Pasi të hiqen pengesat e Jordanisë dhe Egjiptit, do të ketë një lëvizje drejt Gjirit[1] për të pushtuar Mekën dhe Medinën, që të mund të realizohet ëndrra e një “Perandorie të Madhe” nga Nili në Eufrat.
Unë u them vëllezërve të mi të Gjirit. (Ajo ditë nuk është larg) kur do të largoheni nga pallatet tuaja me ajër të kondicionuar dhe makinat luksoze dhe do të vraponi për jetën tuaj drejt shkretëtirës së Rub’ al-Khali, ku do të kërkoni strehim dhe shpëtim nga bombardimet, por nuk do të shpëtoni. Më pas, do të vijë fundi për vendet arabe të Afrikës së Veriut, Libinë, Algjerinë, Tunisin, Marokun dhe Mauritaninë, do të rrëzohen qeveritë e këtyre vendeve dhe ato do të varen nga “Izraeli i Madh”. Askush nuk do të jetë i sigurt nga e keqja e projektit të “Izraelit të Madh”, të gjithë janë objektivi i tij. Nëse nuk bashkohemi dhe nuk bëhemi një fuqi e fortë ekonomike, nuk do të jemi në gjendje të mbrojmë veten dhe të bëhemi viktima të këtij projekti të tmerrshëm.
Përkthim
Zëri Kur'anor
Ref
[1] Gjiri është një pjesë e oqeanit që depërton në tokë.
0 Comments