Advertisement

Responsive Advertisement

Nata e Kadrit, shancë e paqes se përhershme dhe stabile

 

Nata e Kadrit, shancë e paqes se përhershme dhe stabile


"NE E ZBRITEM ATË (KUR'ANIN) NË NATËN E KADRIT. E Ç'TË BËRI TY TË DISH SE QËSHTË NATA E KADRIT? NATA E KADRIT ËSHTË MË E RËNDËSISHME SE NJË MIJË MUAJI ME LEJEN E ZOTIT TË TYRE NË (ATË NATË) TË ZBRESIN ENGJËJT DHE SHPIRTI (XHIBRILI) PËR SECILËN QËSHTJE. AJO (QË PERCAKTON ZOTI) ËSHTË PAQE DERI NË AGIM TË MËNGJESIT” EL KADR

Fenomeni qe neper kohe, si ne te' kaluarën e edhe ne te tashmen, e ka shqetësuar me se shumti dhe i ka munguar njeriut, janë paqja dhe siguria, kurse sëmundjet qe me se shumti e kane dëmtuar shoqërinë njerëzore, si ne rrafshin individual ashtu edhe ne atë kolektiv, është frika dhe pasiguria. Njeriu qe ne te kaluar ishte i hidhëruar, tani i shqetësuar dhe për te ardhmen i frikësuar, hulumton pandërprerë atë për se ka nevoje me se shumti, - te gjeje qetësinë, sigurinë dhe rehatinë shpirtërore. Për shkaqet e frikës dhe te pasigurisë, dijetaret, sociologet dhe psikologet kane bere hulumtime te shumta, dhe këtë heshtje e kane trajtuar nga kënde te ndryshme, prandaj rezultatet janë te llojllojshme dhe sterile, sepse realiteti i këtij fenomeni qe e kane fare pak shtjelluar sociologet joislame, është zbrazëtia dhe mungesa e besimit te pastër dhe te sinqerte, qe është shkaktuar ne zemrën e njeriut. Vlerësimi i tere asaj qe na rrethon, vetëm nga këndvështrimi fizik-material, nuk ka gjasa qe te arrije te zbuloje asnjëherë ilaçin efikas për rehatinë shpirtërore te njeriut, qe i takon metafizikes.


SA TE SHTOHEN BEGATITE DHE TE MIRAT MATERIALE, AQ ME SHUME SHTOHEN EDHE PASIGURIA DHE SHQETESIMI

Kjo mungese nuk ka mundësi te kompensohet me begatitë dhe te mirat materiale te jetës se kësaj bote, nuk ka mundësi te kontrollohet apo te menaxhohet as nga ndonjë normativ, sado i mire dhe progresiv qe te jete, nëse është i zhveshur nga besimi i pastër ne Allahun xh.sh. .. Këtë e vërteton fakti i pakontestuar se sot bota posedon pasuri dhe te mira materiale me shume se kurrnjëherë me pare, por, aq sa te shtohen begatitë dhe te mirat materiale, aq me shume shtohen edhe pasiguria dhe shqetësimi. Bile historia njerëzore ka dëshmuar dhe po dëshmon se njerëzit pa besim, sa me shume pasuri te kenë, apo funksione sa me te larta qe te kenë, aq me shume janë te shqetësuar dhe te pasigurt, dhe këto dy fenomene u japin shkas edhe padrejtësive ne shoqëri. Njerëzit e tille shoqërohen nga dhjetëra e qindra truproja, dhe përsëri e ndiejnë veten te pasigurt. Pra, gjykohet kështu, ngase besimi i pastër dhe i sinqerte ne një Zot, është i vetmi burim i cili te individi dhe shoqëria prodhon pandërprerë qetësi dhe stabilitet. Nuk mund te këtë qetësi, kënaqësi dhe rehati shpirtërore pa besim te plote.
Allahu xh.sh. këtë e vërteton ne mjetin Kur'anor: "Ata qe besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim te kote, atyre u takon te jene te sigurt dhe ata janë ne rruge te drejte". (El En'am: 82)
Ne anën tjetër, Kur'ani famëlartë na vërteton faktin se pabesimtaret dhe idhujtarët ne zemrat e tyre kane te rrënjosura friken e trishtimin dhe asgjë nuk u bene mire ne këtë jete. Allahu xh.sh. thotë: "Ne do te mbjellim friken ne zemrat e atyre qe nuk besuan, sepse ata All-llahut i trillojnë e i mveshin zota te tjerë, duke mos pasur për këtë kurrfarë fakti, prandaj vendbanimi i tyre do te jete xhehennemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizoreve". (Ali Imran: 151)
I beri thirrje njeriut qe te largohej nga idhujtaria ne besimin tek Zoti Një, besim ky, i cili e afron njeriun afër Krijuesit te tij, dhe ne këtë forme ai ndihet i mbrojtur dhe i sigurt, kurse përmes normave juridike te sistemuara ne Shpallje, qe ka filluar natën e Kadrit, Allahu xh.sh. garanton paqe për tere qenien njerëzore. Ky imperativ hyjnor ka ndodhur pikërisht natën e Kadrit, kur filloi zbritja e Kur'anit famëlartë, prandaj ne suren el Kadr, pasi na tregon për vlerën, rëndësinë dhe ngjarjen e kësaj nate, Allahu xh.sh. përfundon me fjalët: "Ajo (Nata e Kadrit), është paqe deri ne agim te mëngjesit". (El Kadr :5)

ZBATIM i LIGHT TË MË TË FUQISHMIT, I CILI ËSHTË SISTEM BOTËS SHTAZORE, E JO I BOTËS NJERËZORE

Pasojat e këtyre dy anomalive sociale që janë evidente gjithnjë në shoqërinë njerëzore, janë pasoja të prodhuara nga vetë qenia njeri, sepse bota njerëzore, duke rënë nën ndikimin e plotë të materies dhe duke harruar komponentin tjetër të përbërjes së tij, shpirtëroren, ka rënë nën ndikimin e ligjit të vetëvlerësimit, që nënkupton zbatimin e ligjit të më të fuqishmit, i cili është sistem i botës shtazore, e jo i botës njerëzore. Pra, sikur njeriu t'u përmbahet ligjeve hyjnore të përcaktuara mbi kriterin e bindjes, besimit, drejtësisë, barazisë njerëzore, respektit reciprok, sigurisht se në botë do të dominonin paqja, mëshira dhe dashuria njerëzore.


Kjo NATË ËSHTË NJË MOMENT KUR NJËHERË E PËRGJITHMONË RRËNOHET FRONTI I PADREJTËSISË DHE INJORANCËS

Nata e Kadrit është nata në të cilën Allahu i Lartmadhërishëm zbriti Kur'anin famëlartë nga "Levhi Mahfudhi" në qiejt e Tokës. Për këtë natë, dhe vlerën e saj sigurisht që ne nuk do të dinim, po të mos na e tregonte dhe vlerësonte Vetë Allahu xh.sh. në Kur'ani n famëlartë, në vetë suren el Kadr, - ku e quajti nata e begatshme. Allahu xh.sh. thotë: Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit. E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! (El Kadr).
Pastaj, Allahu xh.sh. në suren Ed-Duha, në versetin e tretë, thotë: "Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në një natë të bekuar, (natën e begatshme të Kadrit).
Nata e Kadrit si njësi kohore, nuk ka ndonjë speci?kë a peshë të veçantë nga netët e tjera, mirëpo ne jemi të vetëdijshëm se nata vetëm si njësi kohore nuk ka peshë, po rëndësia, pesha dhe vlera e njësisë kohore, që të gjitha vlerësohen sipas ngjarjeve dhe ndodhive në atë kohë. Duke u nísur nga ky parim fetar dhe shkencor, si dhe duke pasur parasysh ngjarjet që kanë ndodhur atë natë, dhe rëndësinë e tyre për të ardhmen, - konstatojmë se kjo natë është shumë më e frytshme dhe më e begatshme se jo vetëm shumë net të tjera, por edhe më e begatshme sesa e thekson dhe vërteton edhe Kur'ani famëlartë, - më e vlefshme sesa një mijë muaj, që janë të barabartë me 84 vjet e katër muaj, pra një jetë e tërë njeriu.
Si të mos jetë më e begatshmja dhe më e vlefshmja, kur këtë natë Allahu i Lartmadhërishëm zbriti Kur ani n ?snik nga Levhi Mahf-udhi” në qiejt e kësaj Toke! Këtë natë bëhet lidhja e botës së lartë me planetin tonë të quajtur Tokë. Kjo natë është një moment kur njëherë e përgjithmonë rrënohet fronti i padrejtësisë dhe injorancës. Këtë natë Allahu xh.sh. përcaktoi sistemin e Tij hyjnor në rruzullin tokësor, sistem ky që nuk do të jetë i kufizuar në fise, popuj, kohë dhe vende; sistem që do të ndërrojë jo vetëm pamjen e jashtme të botës, por do të shkaktojë evolucion te thellë te vetë qenia njeri, duke krijuar së pari besim, bindje e moral dhe më pastaj veprim praktik; sistem që, përmes citateve të tij dhe ajkës së tij, do të ndërrojë imazhin e qenies njerëzore, duke e pastruar shoqërinë njerëzore nga politeizmi,injoranca, vrazhdësia, shtazëria, padrejtësia, diskriminimi i të gjitha llojeve, tipave dhe steriotipave, nga mendjemadhësia, bigotizmi dhe anomalitë e tjera që e kishin përfshirë dhe vazhdímisht po e ngulfatin botën njerëzore. Këto janë elemente që i luftoi Islami përmes shpalljes - Kur'anit që zbriti natën e Kadrit, sepse paqja dhe mëshira nuk mund të jenë të qëndrueshme përderisa këto dukuri dhe fenomene dominojnë mbi tokë. Pra, thënë shkurt dhe qartë, ky sistem hyjnor gërshetohet tërësisht në Shpalljen
e Allahut xh.sh. që quhet Kur'an e që është shpallur pikërisht natën e Kadrit. Pra, nga kjo nënkuptohet se këtë natë Allahu xh.sh. shpalli librin e besimit, moralit, dhe kushtetutën e Tij hyjnore. Siguria, qetësia dhe rehatia shpirtërore, e pse jo edhe ajo fizike, sigurohen vetëm me një mobilizim të tërësishëm të besimit të pastër në Allahun xh.sh. i cili prodhon pandërprerë shpresë në jetën e kësaj bote, sepse pasoja e humbjes së shpresës krijon skepticizëm dhe pesimizëm, që është shumë i dëmshëm per njeríun dhe shoqërinë, sepse pesimizmi pasivizon dhe mbyt shpirtin e zemrën e njeriut. Humbja e shpresës për besimtarin islam nënkupton hyrje në një betejë për të luftuar pa armë apo, siç thekson Prof. Jusuf el Kardavi, hyrje në betejë pa dorën që e mban armën. Njeriu i mobilizuar me besim të paluhatshëm në Allahun xh.sh. gjithnjë jeton nën përderisa këto dukuri dhe fenomene shpresën dhe mëshirën e Allahut dominojnë mbi tokë. Pra, thënë shkurt dhe qartë, ky sistem hyjnor gërshetohet tërësisht në Shpalljen xh.sh. dhe gjithnjë është i përgëzuar me premtimin e Allahut ×h.sh.: E, s'ka dyshim se ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë", dhe ishin të paluhatshëm, atyre u vijnë engjëjt (në prag të vdekjes dhe u thonë): të mos frikësoheni, të mos pikëlloheni, keni myzhde xhennetin që ju premtohej. (Fusilet: 32)

NATA E KADRIT GARANTON PAQE DHE SIGURI

Çështja tjetër që trajton sistemi hyjnor i shpallur pikërisht natën e Kadrit e që garanton paqe dhe síguri, është çështja e moralit-etikës, për të cilën i dërguari i Allahut a.s. ka thënë: "Besimtari me imanin më të kompletuar, është ai që e ka edukatën më të mirë” (Termidhiu).
Nëse bëjmë përpjekje të përku?zojmë se ç' është morali-etika nga këndvështrimi islam, sigurisht se askush nuk do të kishte mundësi ta bënte këtë më mirë sesa e ka përkufizuar Aisheja r.a. kur shokët e Pejgamberit a.s. e patën pyetur për edukatën dhe moralín e Pejgamberit as në familje, e ajo pati thënë: "Edukata e tij ishte vetë Kur'ani”.
Pra, njeriu me besim të paluhatshëm në Allahun xh.sh., me edukatë të lartë që buron dhe menaxhohet nga imani i tij, jo vetëm që jeton në paqe, qetësi, dashuri dhe harmoni, por këtë ua mundëson edhe të tjerëve në shoqërinë njerëzore, e pse jo edhe krijesave të tjera.
Në anën tjetër, Kur'ani, përveçqë është libër i shenjtë i cili ndërton besimin e drejtë monoteist dhe rregullon normat etike-morale, - në vete ngërthen edhe çështjet juridike, të cilat sistemojnë dhe sígurojnë funksionímin e jetës
normale, stabilitetin dhe paqen në jetën e kësaj bote. Pra, Kur”ani i zbritur natën e Kadrit, qenka kushtetutë hyjnore, e cila në sferën e jurisprudencës ngërthen kryesisht dy kapituj të mëdhenj, nën të cilët radhiten dispozita të shumta juridike islame. Këta dy kapituj që i përrnbledh Kur'ani ?snik, janë:
1. Të drejtat dhe obligimet e njeriut ndaj vetvetes dhe Krijuesit të tij, që juristët islamë e quajtën "Ibadat". Në këtë kapitull përfshihen të drejtat e njeriut ndaj vetes së tij, siç janë: jeta, ushqimi, Veshmbathja,ruajtja e shëndetit, gjumi, kënaqësia, dëfrimi, etj., pastaj obligimet e tij ndaj Krijuesit të tij, siç janë: adhurimi, namazi, agjërimi, zekati, haxhi lutja, etj.,
2. Të drejtat dhe oblígimet e njeriut ndaj vetes dhe shoqërisë njerëzore,. Në këtë kapitull përfshihen të drejtat e individit dhe obligimet e tij ndaj shoqërisë njerëzore në përgjithësi, dhe ndaj shoqërisë islame në Veçanti. Këtë numër rregullash dijetarët islam-juristët, e grumbulluan dhe e kodi?kuan nëpër kode, në varësi nga fushat me të cilat kanë të bëjnë ato.
Pra, Kur'ani famëlartë në vete ngërthen të drejtën civile, penale,trashëgimore, gjyqësore, publike, të drejtën e pronësimit, sistemin zgjedhor, të drejtën administrative, kushtetuese, shtetërore dhe atë ndërkombëtare etj.. Këto norma të shpërndara nëpër kode të ndryshme, zgjedhin dhe sistemojnë gjendjen e shoqërisë si në rrethana të rëndomta - në gjendje paqe, ashtu edhe në momentet aksidentale, pra në gjendje lufte.
Nga kjo që u tha më lart, e pamë se Kur'ani famëlartë është bazë autentike për sistemimin e jetës së njeriut, duke përcaktuar sjelljet e njeriut në harmoni me natyrshmërinë e krijimit të tij, Në aspektin global të jurisprudencës islame, mbështetur mbi autenticitetin e Shpalljes, sqarohet se ky sistem është përcaktuar për ruajtjen e pesë Vlerave, pa të cilat nuk ka stabilitet, paqe dhe dashuri në rruzullin tokësor, e ato janë:
Ruajtja e fesë, dhe kultivimi i saj
Ruajtja jetës - gjallërisë,
Ruajtja e nderit, -
Ruajtja e pasurísë,
Ruajt-ja e qenies njerëzore-familjes.
Këto pesë vlera nuk janë e drejtë e dikujt që t'ia dhurojë dikujt tjetër, ose t'ia ndalojë dikujt. Këto vlera, sipas parimeve islame, janë jetike, prandaj nuk konsiderohen thjesht si të drejta të njeriut, por ruajtja e tyre konsiderohet si detyrim islam,
Nga kjo nënkuptohet se Islami nuk është vetëm te besimi dhe bindje vetanake, po është sistem që përfshin tërë shoqërinë njerëzore. Pra, Islami nuk është vetëm fe, po është fe dhe shtet, besim, moral dhe praktikë, sistem që, ndryshe nga sistemet e tjera, është i përcaktuar mbi bazat e besimit. Meqë Allahu xh.sh. është Krijuesi i njeriut dhe Ai më së miri e di natyrshmërinë e tij, për këtë arsye kushtetutën e Tij për botën njerëzore e shpalli pikërisht në natën e Kadrit, që ajo të jetojë në paqe, dashuri dhe harmoni me vlerat e mëparshme.
Dhe krejt në fund, me zbritjen e Kur'anit, u siguruan paqja dhe stabiliteti njerëzor, e përplasjet dhe frika, që janë ende dukuri në botën njerëzore, janë vetëm pasojë e mungesës së besimit të paluhatshëm dhe të pastër,pasojë e mungesës së moralit dhe pasojë e mosrespektimit të ligjeve hyjnore të shpallura nga Allahu xh.sh. natën e Kadrit.

Jusuf Zimeri

Post a Comment

0 Comments