Dr. Musli Vërbani
–Pasi të vdes njeriu dhe ka lënë pas vete pasuri, atëherë duhet vepruar kështu:
- Nga pasuria e të vdekurit kryhen shpenzimet e varrimit të tij, pra për të gjitha procedurat.Nga pasuria e të vdekurit paguhet borxhi i tij, nëse ndokujt i ka pasur borxh.
- I paguhen borxhet e tjera, siç janë: borxhet ndaj Allahut – pra, borxhi i dhënies së zekatit apo i kryerjes së haxhit.
- I zbatohet testamenti, por testamenti i zbatohet vetëm në një të tretën e pasurisë e më pak. Ndërsa, nëse ka lënë testament më shumë se një e treta e pasurisë, atëherë testamenti i zbritet vetëm në një të tretën e pasurisë, dhe ajo zbatohet vetëm në një të treten.
- Pas plotësimit të katër procedurave të mëparshme fillon procedura e trashëgimisë.
0 Comments