Advertisement

Responsive Advertisement

RAMAZANI, SALAVATI DHE PRINDËRIT

 

RAMAZANI, SALAVATI DHE PRINDËRIT

Dr. Musli Vërbani



Minberi i pejgamberit a.s. përbëhej prej tri shkallëve:

Deri sa pejgamberi a.s. ishte duke u ngjitur shkallëve:

– Qëndron në shkallën e parë dhe thotë: AMIN!

– Qëndron në shkallën e dytë thotë: AMIN!

– Qëndron në shkallën e tretë thotë: AMIN!

(AMIN: do të thotë O Zot pranoje!)

Pastaj e pyesin sehabet se për çfarë arsye kishte thënë AMIN!

Pejgamberi a.s. u thotë:

Më erdhi Xhbrili dhe më tha: Ka dështuar dhe është mallkuar ai i cili e përjeton Ramazanin dhe nuk i falen gabimet.

Për këtë arsye kam thënë: AMIN!

Deri sa isha në shkallën e dytë, Xhibrili tha: Ka dështuar dhe është mallkuar ai pranë të cilit përmendet emri im dhe nuk më përshëndet dhe as nuk dërgon salavate për mua.

Për këtë arsye kam thënë: AMIN!

Deri sa isha në shkallën e tretë Xhibrili tha: Ka dështuar dhe është mallkuar ai i cili i përjeton prindërit, ose ndonjërin prej tyre të shtyrë në moshë dhe nuk është në gjendje të fitojë Xhenetin (duke u përkujdesur për ta).

Për këtë arsye kam thënë: AMIN!

Zoti ynë,

– Na e mundëso të dalim prej Ramazanit të pastër prej gabimeve.

– Na e mundëso që ta përshëndesim dhe të dërgojmë salavate për të dashurin tonë Muhamedin a.s.

– Na e mundëso që ta fitojmë xhenetin duke u përkujdesur për prindërit tanë të moshuar. (AMIN!)

Post a Comment

0 Comments