Advertisement

Responsive Advertisement

Përsëriten lloj-lloj shpjegimesh e hipotezash nga ana e dijetarëve lidhur me popullin Je’xhuxh-Me’xhuxh

 

Përsëriten lloj-lloj shpjegimesh e hipotezash nga ana e dijetarëve lidhur me popullin Je’xhuxh-Me’xhuxh

Pyetja:

Përsëriten lloj-lloj shpjegimesh e hipotezash nga ana e dijetarëve lidhur me popullin Je’xhuxh-Me’xhuxh. Kështu që dikush thotë se me të vërtetë ekzistojnë dhe se All-llahu i ka bërë të padukshëm për ne. Dikush tjetër thotë se ende nuk janë të krijuar. Ndërsa, dikush thotë se ato do të reinkarnohen e dikush thotë se ato janë banorët e atij vendi apo rajoni. Pra, ç’është vërtetësia e kësaj teme?



Përgjigja:

Jexhuxh Mexhuxhët ekzistojnë. Për këtë thekson Kur’ani. A nuk i ke lexuar ajetet e fundit të sures El-Kehf duke filluar prej fjalës së All-llahut ku thotë “Ata thanë O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagri a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre” A aq shumë të ka bllokuar përtacia sa që edhe nuk lexon Kur’an?


Seid Ramadan El-Buti

Post a Comment

0 Comments