Dr. Musli Vërbani
–
Cilat janë specifikat e muajit Shaban?
Specifikat e muajit Shaban janë tri:
– E para: Në këtë muaj është nda Hëna në dysh për të argumentuar pejgamberinë e Muhamedit a.s. para idhujtarëve.
– E Dyta: Në këtë muaj është bë ndërrimi i Kibles në namaz nga Mexhidi Aksaja në Jerusalem në drejtim të Qabës në Meke.
– E treta: Përpos muajit Ramazan të cilin pejgamberi a.s. e ka agjëruar në tërësi, në këtë muaj pejgamberi a.s. ka agjëruar më së shumti agjërim vullnetar, me arsyetimin se në këtë muaj (respektivisht në ditën e 15 të këtij muaji) regjistrat e veprave të njeriut nga toka ngrihen dhe dorëzohen në qiell.
0 Comments