Advertisement

Responsive Advertisement

Hixhabi - kurora ime

 

Hixhabi - kurora ime

Falënderimi qoftë për Allahun, Krijuesin e botëve, paqja e selami i Allahut qoftë për të dërguarin e Allahut, Muhammedin s.a.v.s., familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Llogarisë.

Mendoj në hixhabin, mendoj në shaminë time. Më kujtohet se çka njerëzit flasin për ne, gratë që mbajmë hixhab. Thuhet se ne jemi të imponuara në të, me dhunë, bile disa prej nesh edhe ankohen. Për mua kanë thënë se vëllai im më ka detyruar të mbulohem. Disa edhe haptas më kanë sulmuar dhe kanë paragjykuar për shaminë time, pasi që i duket gabim ky veprim.

Por, këto pretendime nuk janë të sakta. Nuk është e vërtet se ne me dhunë dhe të detyruara kemi vendosur shaminë. E vërteta është se ne hixhabin e mbajmë në emër të Allahut xh.sh. Unë hixhabin tim për këtë gjë e dua. Falënderimi i takoft Allahut që prindërit tanë nuk na kanë bërë probleme të mëdha.

E di, që shumë motra mu për këtë gjë ngurojnë ta vendosin hixhabin. Dhe nuk i jap askujt të drejtën të ma marrë kurorën time të cilën e kam fituar, hixhabin tim.

Falënderimi i takon Allahut i cili udhëzon në rrugën e drejtë. Askush nuk mund ta marr ndjenjën time me vendosjen e hixhabit. Ndjehem e çliruar me hixhabin. Po, kjo është fjala e vërtet. Mendojeni një jetë pa dritë, paramendojeni që në sy të keni mbulesë 20 vite. Dhe kështu dalëngadalë ajo mbulesë të bjerë prej syve dhe të shikoni dritë. Vallë, edhe ju nuk do të ndjeheshit të çliruara?



Liria nga errësira

Kështu unë kam jetuar 20 vite në errësirë, në padituri, në mëkat, me zemër të sëmurë. Vallë, tash është habi për dikë nëse them se ndjehem e çliruar?

Falënderimi i takon Allahut xh.sh. Jeta ime dikur ishte lëshuar në pasionet e mia. Kam punuar atë që kam dashur unë, jam argëtuar, kam dal jashtë. Thashethemet kanë qenë përditshmëria e ime, ashtu duke pirë kafe me shoqet. Dhe thashethemet vazhdonin vetëm për shoqërinë time! Neve Allahu na ka ruajtur. Mendoj se nëse do të konkurronim me mëkate do të bartnim në makinë të madhe mëkatesh në shpinë.

Dhe me të vërtet ndjehem e çliruar. E çliruar nga të gjitha këto gabime të fëlliqura.



Elhamdulilah! Elhamdulilah! Elhamdulilah!

Edhe pafundësisht herë falënderimi i takoft Allahut i cili na nxjerri në dritë. Mendoj për ato motra të cilat nuk mund ta vendosin hixhabin për arsye të ndryshme dhe e kam shumë rënd kur mendohem. Lus Allahun që t'ua lehtësojë. E shkrova këtë letër duke dëshiruar që edhe të tjerët ta përjetojnë e ta ndjejnë ndjesinë e mbajtjes së hixhabit. Për këtë gjë, njeriu është i lumtur vetëm kur arrin kënaqësinë e Allahut xh.sh. Zemra me Allahun i mbushet me dashuri, lumturi e ngrohtësi. Unë i kam ndjerë këto dhe e falënderoj Allahun xh.sh. për këtë gjë.

Falënderimi te qoftë ty o Zoti i të gjitha të mirave, faleminderit për mendjen, shëndetin, prindërit, vëllezërit dhe motrat, ushqimin, ujin, ditën dhe natën. Falënderimi të qoftë o Mëshirues.

"Falënderimi i takoft Allahut i cili dashurinë e ka bërë mjet për të arritur deri tek ato që i duam. Bindjen dhe nënshtrimin i ka lënë si dëshmi e dashurisë së sinqertë ndaj Tij."

"I lavdëruar qoftë Ai i cili fuqinë e zemrave e ka orientuar drejtë dashurisë, ashtu si të kërkuar dhe kur ajo është në kërkim e sipër."( Ibën Kajim el Xhevzije)



Nga Boshnjakishtja: Hamdi NUHIJU
burimi: muslimanka.net

Post a Comment

0 Comments