Advertisement

Responsive Advertisement

Disa përgjigje të çastit, por sensacionale‏

 

Disa përgjigje të çastit, por sensacionale‏
-Kur Sulltani Alparsllan po përparonte drejt tokave Bizante në krye të një ushtrie prej 27 mijë ushtaresh, i afrohet njeri nga ushtaret dhe me një zë si në hall i thotë sulltanit...

300 mijë ushtar të armikut po afrohen drejt nesh!!!.

Sulltani i jep këtë përgjigje:

- Edhe ne po i afrohemi atyre..

********

-Kur e dënuan Sokratin me vdekje, e shoqja i shkoi pranë dhe i tha "po të ekzekutojnë pa të drejtë"...

Sokrati i përgjigjet:

- Pse si dëshiroje ti, të më ekzekutojnë me te drejtë?!

*********

-Në një mbledhje një njeri i drejtohet Mehmet Akifit për ta poshtëruar.

-Më falni, veterinar jeni ju???

Mehmet Akif pa e prishur terezinë:

-Po ju dhemb ndonjë vend???

*********

Një ditë filozofi Diogjeni ndeshet në një rrugicë me një njeri shumë të pasur e mendjemadh. Rrugica ishte aq e ngushtë sa po të mos hapte rrugë njeri nuk mund të kalonin. I pasuri i tha Diogjenit që nuk e hapte rrugën ndonjë njeriu të rëndomtë. Diogjeni duke i hapur rrugën ia ktheu:

- Ndërsa unë po...

*********

Javuz Sulltan Selimi si shumë sulltan tjerë të Osmanëve nuk e tregonte asnjëherë vendin që po nisej për të luftuar. Në prag të një lufte, një ministër iu lut shumë që t'i tregonte vendin të cilin do të sulmonin. Sulltani e pyeti:

-A di ti të mbash sekret?

-Po ,di.

- E po edhe unë di.

*********

- Një nga qeveritarët e Francës u ngritë të kritikonte Napoleonin dhe duke vënë gishtin në hartë tha: "Në fillim duhet të pushtojmë këtë pjesën këtu, pastaj këtë e atë".

Napoleoni iu përgjigj:

- Nëse ato vende mund të merreshin vetëm me një të lëvizur të gishtit,edhe unë ashtu si thua ti, do të kisha vepruar...

********

-Pyetën një Filozof

-A i beson Fatit?

Filozofi iu përgjigj:

-Patjetër, ndryshe skam si të shpjegoj sukseset e njerëzve që nuk i dua...

*********

Njëherë sulltani i Egjiptit u zëmërua me Hakim Nabulsin dhe e vendosi në një kopsht bashkë me Luanët. Një luan iu afrua, i morri erë dhe më pas e la. Kur shpëtoi nga kjo sprovë, njerëzit e pyetën më pas: "Allahile çfarë mendoje në ato qaste kur t'u afrua luani dhe të merrte erë?"?

Ky iu Përgjigjet: Në ato qaste po falesha dhe mendoja nëse pështyma dhe jargët e tij janë të pastra apo te fëlliqura, pasi që kisha frikë se mos po ma prish abdesin dhe të vdesë si i papastër"

*********

Një fshatar duke udhëtuar me devenë e tij në shkretëtirë ndeshet me një burrë me buzë të thara nga etja e që mezi ecte nga lodhja. Fshatari zbriti nga deveja dhe i dha ujë për të pirë. Burri pasi piu ujin i dha një të shtyrë fshatarit. Pastaj i hipi devesë dhe filloi t'ia mbathte.

Fshatari e thërret nga mbrapa.

Hej, Mirë, në rregull. Merre devenë dhe ik, por kam një lutje për ty. Të lutem mos ia trego askujt këtë ngjarje!!!

Hajduti i çuditur nga kjo kërkesë ndaloi pak dhe e pyeti për arsyen. Fshatari i dha këtë përgjigje që duhet të jetë mësim për të gjithë:

"Po ta tregosh këtë, kjo ngjarje do të përhapet kudo dhe njerëzit nga frika nuk do t'i ndihmojnë më nevojtarët (lypësit) që i shohin në rrugë"



Përgatiti:
Kerim Gashi

Post a Comment

0 Comments