Advertisement

Responsive Advertisement

Çfarë po ndodh nën hije me Palestinën

 

Çfarë po ndodh nën hije me Palestinën

Çfarë po ndodh nën hije me Palestinën.

Deklaratat mediatike për zhvendosjen e popullsisë në Gazza, kanë krijuar një tymnajë dhe kanë eklipsuar atë që me të vërtetë po ndodh në një terren më të gjerë sesa Gazza.

Nëse keni parasysh hartën e Izraelit dhe vijën kufitare të tij, do të vini re se nga të gjitha vijat kufitare të tij vetëm dy janë të njohura ndërkombtarisht, ajo me Egjiptin si pasojë e traktatit të paqes më 1979 dhe me Jordaninë si pasojë e një traktati tjetër më 1994. Pjesa tjetër e kufinjve është e kontestuar dhe nuk njihet ndërkombëtarisht, gjë që i jep dorë të lirë veprimi makinerisë ushtarake izraelite.
Qeveria izraelite ka vendosur një perimetër veprimi qe perfshin Libanin, Malesine Golan, Gazzan dhe Bregun Perendimor dhe ka hartuar një projekt zhvendosje të popullsisë nga brendësia e këtij perimetri dhe duket se e ka realizuar në nje fare mase.

Nga konflikti në Liban janë zhvendosur më shumë se 1.4 milion banorë, gjithnjë sipas organizatës botërore të ndihmave, ku më shumë se 10 mijë janë të vrarë dhe më shumë se 100 mijë të gjymtuar, kryesisht gra dhe fëmijë. Më shumë se 400 mijë prej të dëbuarve nuk janë kthyer në vendlindjen e tyre, ata janë transferuar pranë të afërmve të tyre, kryesisht në veri te Libanit, Qipro, Greqi, Turqi, dhe vendet e Gjirit.

Nga fillimi i konfliktit në Gazza e gjer më tani, në Bregun Perëndimor 60 mijë persona janë dëbuar jashtë territoreve palestineze pa të drejtë kthimi, ndërsa me mijëra familjeve iu janë rrënuar shtëpitë e tyre. Ndërsa Autoriteti Palestinez ka ndërprerë pensionet për familjet e të dënuarve dhe dëshmorëve gjë që po jua vështirëson jetën brenda territoreve palestineze. Nëse këta preferojnë të largohen, menjëherë iu ofrohet ndihmë dhe pajisen me dokumentat e nevejoshme për në vendet ku dëshirojnë të largohen.

Po ti kthehemi Gazzas, numri i viktimave aty është shumë i lartë dhe askush nuk mund të përcaktojë një shifër të saktë. Gjatë këtyre ditëve që është arritur edhe një armëpushim i përkohshëm janë me qindra trupat e dëshmorëve palestinezë që po nxirren nga rrënojat. Në të gjitha përllogaritjet kjo shifër pritet ti kalojë 100 mijë. Krahas tyre është edhe një numër tepër i madh i të gjymtuarve të cilët janë kthyer në invalidë të përjetshëm.
Duhet theksuar se të gjithë të burgosurit që po lirohen, pjesë e marrëveshjes është që të largohen jashtë territorit palestinez.

Shto këtu faktin që shumica e viktimave nga ky konflikt janë gra dhe fëmijë, gjë që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në natalitetin e popullsisë.
Nëse do të bëjmë një llogaritje të përafërt, në një mënyrë apo në një tjetër janë më shumë se 500 mijë arabë të dëbuar nga territori dhe që e kanë të pamundur kthimin e tyre. Thënë ndryshe, Izraeli e ka realizuar planin e spastrimit të popullsisë.

Sa i përket zhvendosjes së popullsisë së Gazzas, që në vitin 2017 e gjithë vija kufitare në Sina në një gjatësi prej 30 km është pastruar plotësisht nga ushtria egjiptiane. Janë me mijëra familjet dhe fiset nomade të dëbuara me forcë nga ushtria dhe që ai territor është pastruar plotësisht, gjë që në dukje tregon se po pret një popullsi të re.

Për momentin e vetmja pengesë është rezistenca e popullit palestinez që nuk ka pranuar asnjë lloj pazari, përkundrazi po e paguan me jetë.

Behar Kaceli

Post a Comment

0 Comments