Pyetja:
Jemi nxënës të një shkolle të Sheriatit që gjendet në Damask. Ne me këtë pyetje i drejtohemi ekselencës së tij, Dr. Muhammed Seid Ramadan El-Butit për ta pyetur atë për një gjë për të cilën kemi paqartësi të tipit shkencor e besimor me disa mësimdhënës të nderuar. Pyetja është kështu:
A është e mundur që një ditë shkenca të arrijë të kuptojë se ç’është mu’xhizja, si është zhvilluar dhe si ka ndodhur ajo?
Mësuesi thotë se një gjë e tillë është e mundur dhe këtë e mbështet në fjalën tuaj që gjendet në librin “Kubra El-Jekinijat”.
Ndërkaq, nxënësit thonë se një gjë e tillë nuk është e mundur dhe fjalët e tyre i mbështesin po ashtu te ju edhe atë nga ajo që kanë kuptuar prej librave, mësimeve tuaja e sidomos prej një hytbeje të xhumasë ku keni demantuar fjalët e një dijetarit të famshëm i cili ka thënë se udhëtimi i Israsë është bërë me trup eterik si dhe duke argumentuar në atë se shkenca thotë se çdo trup që qarkullon sillet me shpejtësinë e dritës duke u shndërruar në energji. Shkenca nuk e ka të njohur vërtetësinë e Israsë dhe Mi’raxhit, bile gjatë kësaj kohe dinamike interesimi për këtë nuk është në nivelin e duhur. Gjithashtu, këtë e argumentojmë me atë se dijetarët e shkencave eksperimentale nuk vërtetojnë diçka të tillë përderisa ajo gjë nuk i nënshtrohet eksperimentit. Pra, si është e mundur që ne të analizojmë realitetin e Mu’xhizes e cila ka kaluar e të njihemi me sistemin- ligjin (nëse më lejohet kështu të shprehem) mbi të cilin është ngritur ajo mu’xhize dhe me mënyrën se si është thyer ligji i rëndomtë. Ndërkaq, Mu’xhizja është thyerje e ligjit për ndonjë çështje që vazhdimisht ndodh e që ne më pastaj i themi sistem-ligj. Si mund të njohim një gjë të tillë kur ne shpesh gjatë ditëve tona shohim gjëra të jashtëzakonshme që shkenca nuk ka mundur tua dijë shkaqet, si për shembull: rasti që ka ndodhur në Jordani ku prej një peme binte borë dhe atë në stinën e verës si dhe shpërthimi i ujit të detit gjatë një kohe në drejtim të qiellit. Pra, shkenca është e pamundshme të dijë për shkakun dhe vërtetësinë e këtyre gjërave e lere më të dijë për ato gjëra që kanë ndodhur para 14 shekujve. Gjithashtu, mendimin tonë e mbështesim edhe në argumente tjera.
Përgjigja:
Nuk ekziston ndonjë pengesë që All-llahu të inspirojë dikë prej robërve të vet e të kuptojë mënyrën se si është zhvilluar ndonjë mu’xhize. Pra, një gjë e tillë është prej të mundshmëve për nga aspekti i besimit. Por, kjo gjë e mundshme nuk do të thotë se shkencëtarët kanë arritur të bëjnë analizën shkencore të mënyrës se si është zhvilluar mu’xhizja e Israsë dhe Miraxhit si dhe mu’xhizet tjera.
Seid Ramadan El-Buti
1 Comments
👍
ReplyDelete