Advertisement

Responsive Advertisement

SURETU FATIHAH

 

SURETU FATIHAH

Dr. Musli Vërbani




Hutbe



Me ndihmën e Zotit po e fillojmë këtë ditë të bekuar me shpjegimin e sures Fatihah. Pa humbur kohë po e lexojmë këtë sure:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

Lavdërimet i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve,

Mëshirbërësit, Mëshiruesit,

Sundimtarit të Ditës së Gjykimit.

Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.

Udhëzona (na përforco) në rrugë të drejtë!

Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi, e jo në të atyre që kanë tërhequr zemërimin Tënd, as në të atyre që kanë të devijuar dhe janë të humbur! (El-Fatiha)

Quhet “Fatihah” sepse është çështja e parë me të cilën fillon dhe hapet libri i Kur’anit fisnik në Mus’haf.

Muslimani qëndron 27 herë para Zotit të tij kur t’i falë pesë kohët e namazit.

27 herë e këndon Fatihan.

Me këtë sure fillon Kur’ani fisnik.

Kjo sure emërohet:

Çelësi i Kur’anit.

Baza e Librit.

Themeli i Kur’anit.

Çelësi i librit në konceptin dhe kuptimin e saj në dy çështje:

Deklarimin e njëshmërisë dhe

Adhurimin e Allahut.

E a ka çështje më të madhe se libri i Allahut!?

Kjo sure e ka emrin edhe “Elhamdi” (Lavdfalënderimi).

Fillon me “Elhamdu” që Ka kuptimin:

“Lavdërimet i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve.” (Fatihah, 2)

Besimtari e lavdëron dhe e falënderon Zotin e tij.

E pranon Zotin e tij.

I pranon të mirat e Tij.

Në të kaluarën, njerëzit e mirë para se të kërkonin diç prej dikujt e kanë praktikuar këtë shprehi, pra në rend të parë lavdërimin, e pastaj kërkesën.

Nëse një njeri të falënderon, ti e nderon.

I mençuri nuk thotë: Dëshiroj këtë, dëshiroj atë, por në rend të parë falënderon dhe pastaj kërkon çka ka nevojë.

Këtë kuptim e ka Fatiha madhështore (Sureja Lavdfalënderuese). Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo vepër e cila nuk fillon me hamd destinohet që të dështon”.

Pra, si hyrje falënderimi, e pastaj kërkesa.

Falënderojmë Zotin për të mirat e Tij të cilat nuk ndalen duke filluar nga:

– Mirësia e besimit

– Mirësia e Kur’anit

– Mirësia e Muhamedt

dhe mirësitë tjera të shumta.

Vëllezër të nderuar!

Vazhdojmë me ajetin e tjetër:

“Mëshirbërësit, Mëshiruesit.” (El-Fatiha: 3)

– Rrahman – mëshirë për çdo gjë.

– Rrahimë – është më i mëshirshëm se nënat dhe baballarët tanë për ne.

Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. një grua kishte qenë e robëruar. Kur e sheh një fëmijë të vogël në mesin e robërve, e përshkoi ngrohtësia dhe dashuria për të, ndjente mallëngjim dhe dashuri për të, edhe pse nuk e njihte. Pejgamberi s.a.v.s. kur e pa këtë ngjarje i pyeti sahabët:

“Çka mendoni, a mundet kjo grua të hedhë fëmijën në zjarr?”

Sahabët i përgjigjen: “Jo!”

Atëherë Pejgamberi a.s. u tha:

“Vërtet Allahu i Madhëruar është më i mëshirshëm ndaj robërve të vet se sa kjo grua ndaj fëmijës.”

I Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:

“Allahu ka caktuar për Veten e Tij 100 pjesë të mëshirës, prej tyre vetëm një pjesë e ka lënë në tokë, e prej asaj pjese mëshirohen të gjitha gjallesat, sa që edhe kafsha e bën vrimën për të voglin e saj, nga frika se mos i ndodhë diçka.”

Butësia e Muhamedt a.s. është nga mëshira e Zotit. Zoti i madhërishëm thotë:

“Ti (Muhamed) ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje.” (Ali Imranë, 159).

Vëllezër të nderuar!

Sa i përket ajetit:

“Sundimtarit të Ditës së Gjykimit.” (El Fatiha: 4)

Zoti i Madhërishëm nuk e ka quajt Veten sundimtar të kësaj bote, nga shkaku se kjo botë për Të është sa fleta e mushkonjës, por e ka quajt Veten Sundimtar të botës tjetër.

Në botën tjetër Zoti i Madhërishëm thotë:

“I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I Allahut, i Atij që është Një, i Fuqiplotit (është përgjigjja)!”(Gafir, 16).

Sa i përket ajetit:

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.” (El Fatiha: 5)

Ne jemi robërit e tu. Nuk adhurojmë tjetërkënd.

Vëllezër të nderuar!

Brenda suretu Fatiha bëjmë lutjen:

“Udhëzona në rrugë të drejtë!” (El Fatiha: 6)

E ka quajtur “rrugë të drejtë” nga shkaku seështë rrugë pa devijim.

Rrugë pa devijim nga shkaku se, çdo rrugë përpos rrugës së Zotit devijon.

Rruga e Zotit është e drejtë fillim e mbarim.

Rruga e Zotit prej pikës së parë deri te e fundit është e drejtë dhe pa devijim.

Muslimani e lutë Zotin që të udhëzohet në të mirë.

Muslimani e lutë Zotin që të forcohet në të mira.

Muslimani e lutë Zotin të jetë i vendosur në rrugë të drejtë.

Shohim se në ditët e sotme devijimet në moral i quajnë jo me emra të tyre, por me mashtrime. Devijim këtu, e devijim atje.

Të devijuarat janë të shumta.

Të jemi shoqëri e besimtarëve.

Namazi ynë është namaz me xhematë.

Agjërimi ynë është adhurim me të gjithë muslimanët, pra të gjithë muslimanët abstenojnë nga ushqimi në të njëjtën kohë dhe të gjithë e fillojnë ushqimin në të njëjtën kohë.

Haxhi është ansamble ndërkombëtare.

Zoti i Madhërishëm thotë:

“Kjo fe është e juaja dhe është e vetmja fe, kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua.”(Enbija, 92).

Kur njeriun e godet ndonjë e keqe, ai na lutet Neve, e kur nga ana Jonë ia shndërrojmë atë në ndonjë të mirë, ai thotë:

“Kjo më është dhënë në bazë të dijes sime!” Jo, por ajo është një sprovë, por shumica e tyre nuk e dinë. Ashtu patën thënë edhe ata që ishin para tyre, por atyre nuk u bëri dobi ajo çka kishin fituar.”(Zumer, 49, 51)

Përfundim

Për vlerën e Fatihasë i dërguari i Allahut a.s. ka thënë:

“Nëse një njeri shtrihet në shtrat për të fjetur dhe e lexon “Fatihanë”, pastaj “Kul huvallahun”, ai është siguruar nga çdo gjë, përpos prej vdekjes.”

O Allah!

Na bëj prej atyre që i ke udhëzuar në rrugën e drejtë!

Na bëj prej atyre që i shpëton nga të këqijat!

Na bëj prej atyre që kujdesesh për ta!

Na e bëj të begatshme gjithçka që na ke dhënë!

Na ruaj nga sherri i asaj që Ti ke caktuar për mua!

Vërtet Ti vendos, e askush nuk mund ta kthejë mbrapsht vendimin Tënd!

Nuk mund të jetë i poshtëruar ai që Ti e ke miqësuar dhe

Nuk mund të bëhet krenar ai që Ti e ke armiqësuar!

O Zoti ynë! Ti je i Bekuar dhe i Lartësuar!

Post a Comment

0 Comments