Pasi që mjeku e ka cilësuar birën si barë për veshkët, a është kjo e ndaluar (haram)?
Përgjigja:
Bira është pije dehëse edhepse pakica e saj nuk të deh, pija e saj është Haram. Në gjithë botën nuk mund të gjesh mjek I cili posedon argument se për sëmundjen tënde nuk ka tjetër shërim pos pirjes së birës… Ne sa jemi të njohur e dimë se mjekët i ikin asaj që të shkruajnë reçeta barnash prej bimëve mjekuese ose barna të njohura popullore në mënyrë që të ruajnë autoritetin e tyre mjekësor. Por, si duket ka disa mjekë që kur është bari popullor prej ndalesave në Sheriatin e All-llahut Fuqiplotë si bira apo vera, atëherë ata janë të gatshëm të flijojnë e të humbin edhe autoritetin dhe titullin e tyre medicinal.
Seid Ramadan El-Buti
0 Comments