Muhamedi a.s. ishte në Mekke në shtëpinë e Umi Hanit.
Po flinte në dhomë.
I shkon Xhibrili a.s.
E preku Muhamedin a.s. në këmbë.
Muhamedi a.s. zgjohet nga gjumi, por nuk sheh gjë andaj vazhdon të flejë.
E preku përsëri dhe zgjohet.
E kap për krahu dhe dolën tek dera e xhamisë së Qabes.
Aty sheh një kafshë të bardhë me dy krahë.
Emri i tij ishte Burak.
Buraku është kafshë e cila ecte me shpejtësi të dritës.
Pak para se të fillonin udhëtimin,
Xhibrili ia hapi gjoksin dhe ia pastroi zemrën.
Ia fërkoi sytë Muhamedit a.s. me ujin e zemzemit.
E hipi Muhamedin a.s. mbi Burakun dhe u nisën së bashku.
Shpejtësia e Burakut ishte asisoj që, aq sa i shihnin sytë e tij në horizont, aq e hidhte hapin.
Kështu e bartën Muhamedin a.s. prej Mekës në Mesxhidi Aksa në Palestinë.
Ky udhëtim prej Qabes deri në Mesxhidi Aksa të Jerusalemit quhet “Isra”.
Aty Muhamedi a.s. bëhet imam i të gjithë pejgamberëve dhe i falë dy rekate namaz.
Me këtë vërtetohet se Muhamedi a.s. është vula e pejgamberëve.
Allahu xh.sh. thotë:
“Pa të meta është Lartmadhëria e Atij që robin e vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidul Haramit gjer në Mesxhidi Aksa, rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi dhe pamës.”
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”
0 Comments