Advertisement

Responsive Advertisement

EBU BEKRI (radjiallahu anhu)

 

EBU BEKRI (radjiallahu anhu)

Dr. Musli Vërbani



– Për burra të cilët e kanë shkruar historinë me gjakun e tyre.

Nëse shfletojmë historinë Islame lexojmë:

– Për burra të cilët e kanë shkruar historinë me pasurinë e tyre.

– Për burra të cilët e kanë shkruar historinë mes sakrificën e tyre.

– Për burra të cilët e kanë shkruar historinë me durimin e tyre.

Vështirë është të njeh historia njeri të sinqertë sikurse Ebu Bekri.

Sot do të flasim për një temë me vlerë.

Cili është tregimi ynë?

Cili është heroi i tregimit tonë?

Si filloi dhe si përfundoi?

Vëllezër të nderuar!

Ebu Bekri është njeriu i cili e ka ndihmuar islamin me Islamin e tij.

Allahu e ka ngritë islamin me besimin e tij.

Ebu Bekri është njeri me vlera të mëdha dhe me pozitë të rëndësishme.

E ka rrezikuar veten e tij me fjalë dhe me vepra.

Kur ka fol, e ka fol të vërtetën, kur ka vepruar e ka vepruar të drejtën.

Ebu Bekri e ka ndihmuar pejgamberin a.s. në kohët më të vështira.

E ka besuar pejgamberin a.s. kur të tjerët nuk e kanë besuar.

E ka konfirmuar të vërtetën e pejgamberit a.s. kur të tjerët e kanë përgënjeshtruar.

Pas pejgamberëve dhe të dërguarve nuk ka pa dielli më të mirë se Ebu Bekri r.a.

Vëllezër të nderuar!

Ebu Bekri është lindur dy vjet e gjashtë muaj pas vitit të elefantit. Kur e kemi parasysh se pejgamberi a.s. ka lindë në vitin e elefantit, do të thotë se dy vjet e gjashtë muaj ka qenë më i ri se pejgamberi a.s.

Poashtu,

Ebu Bekri ka vdekur dy vjet e gjashtë muaj pas vdekjes së pejgamberit a.s.

Ebu Bekri ishte tregtar eminent, me moral të veçantë dhe bamirës. Edhe para islamit të tij nuk ka pi alkool, nuk ka adhuruar idhuj dhe nuk ka gënjyer.

Ebu Bekri është aso njeriu që po të vendosej imani i besimtarëve në njërën anë dhe besimi i tij në anën tjetër, do të peshonte imani i Ebu Bekri Siddikut.

Ebu Bekri ka qenë personazh pozitiv, nuk ka qenë negativ, as frikacak.

Ebu Bekri nuk ju ka thënë të tjerëve thirrni në islam, e ai të qëndronte ulur, por ka qenë bajraktar në thirrje në islam.

Pesë sehabe nga të përgëzuarit me xhenet e kanë pranuar Islamin nga Ebu Bekri Sidiku.

Në Ditën e gjykimit të gjitha dyert e xhennetit do të jenë të hapura për të.

Vëllezër të nderuar!

Në fillim, Islami u ofrohej njerëzve të besueshëm.

Tri vite kanë qenë vite në të cilat është thirr në fenë Islame fshehtazi.

Brenda tri viteve numri i muslimanëve kishte arrit në 30 persona.

Atëherë kur numri i muslimanëve ishte i vogël, pra 30 persona, Pejgamberi a.s. ia shfaq kërkesën për të dalë haptazi për të thirr në islam, siç tregon Aishja r.a. se kur i ka treguar Muhamed a.s. se kishte ardhur koha që të fillonte faza për të thirr në islam haptazi, Ebu bekri ka qenë i pari i cili e ka miratuar fillimin e përhapjes së Islamit haptazi.

Ebu Bekri përpos që ka qenë prej burrave të parë që e ka pranuar islamin, ka qenë i pari i cili ka ligjëruar për të thirr në rrugë të Allahut dhe për të pasuar pejgamberin e Allahut.

Ebu Bekri ishte bashkudhëtari i pejgamberit a.s. në ditët e hixhretit, për të cilën tregon edhe Zoti i madhërishëm në Kur’an:

“kur e përzunë ata që nuk besuan të dytin prej dyve. Kur ishin në shpellë, ai (Muhammedi a.s.) i tha shokut të vet (Ebu Bekrit r. a.): “Mos u brengos, vërtet Allahu është me ne!” (Tevbe, 40)

Vëllezër të nderuar!

Aishja, nëna e besimtarëve tregon se:

“Gjatë kohës sa pejgamberi a.s. ishte në sëmundjen e vdekjes, kishte thënë:

“I thoni Ebu Bekrit t’u prijë njerëzve në namaz.”

– Nëse Ebu Bekri të zëvendëson ty, nuk arrin t’ua falë njerëzve namazin nga të qarët. Andaj, thuaji Omerit le t’ua falë, – i thashë.

“I thoni Ebu Bekrit t’u prijë njerëzve në namaz!” – tha sërish Pejgamberi

andaj iu drejtova Hafsës:

– Thuaji edhe ti që Ebu Bekri është i ndjeshëm. Nëse të zëvendëson, nuk arrin t’ua falë njerëzve namazin nga të qarët, andaj thuaji Omerit le t’ua falë.

Vëllezër të nderuar!

Pejgamberi a.s. ka ndërruar jetë në shtëpinë e gruas së tij Ajshes, vajzës së Ebu Bekrit.

Ebu Bekri, nuk ishte prezent në momentin kur pejgamberi a.s. ka ndërruar jetë. Kur ka dëgjuar për vdekjen e pejgamberit a.s. ka shkuar në dhomë të pejgamberit a.s., ia ka zbuluar fytyrën, e ka puthur në ballë, më pastaj ka thënë: “Sa e bekuar ishte jeta jote dhe sa hyjnore është vdekja jote”.

Pastaj Ebu Bekri e ka bë publike lajmin për vdekjen e pejgamberit a.s. Atëherë i ka kapluar tronditja besimtarët në Medine duke menduar se: Si është e mundshme që pejgamberi a.s. të vdes?

Njeri prej tyre ishte Omeri, i cili thoshte se, si është e mundur që pejgamberi a.s. të vdes, ai përmbahej dhe e ka nxjerrë shpatën e tij duke kanosur se do ta mbyste çdo njeri i cili pohon se Pejgamberi a.s. ka vdekur.

Ebu Bekri me butësi e ka larguar anash Omerin r.a. Pastaj është ngjitë shkallëve të xhamisë dhe iu është drejtua masës së njerëzve me fjalët: “O njerëz, me të vërtetë ata të cilët adhuruan Muhamedn, ta dini, Muhamed me të vërtetë ka vdekur! Por, ata të cilët adhurojnë Allahun, ta dini, Allahu është Gjallë dhe nuk vdes kurrë.”

Dhe pastaj ka lexuar ajetin kur´anor:

“Muhamed nuk është tjetër veçse i Dërguar. Tashmë vërtetë shumë të Dërguar kanë kaluar para tij. Në qoftë se ai vdes apo vritet, atëherë a do të ktheheshit menjëherë prapa (si mosbesimtarë)?” (Ali Imranë, 44).

Pas dëgjimit të këtyre fjalëve, njerëzit janë qetësuar dhe janë pajtuar me vdekjen e pejgamberit a.s.

Më pastaj Omeri ka deklaruar se edhe pse e kishin mësuar këtë ajet, i është dukur sikur e dëgjonte për herë të parë atë.

Përfundim

Ebu Bekri është halifja i parë i muslimanëve.

Deri sa ishte halife është sëmurë.

Sëmundja i ka zgjatë 15 ditë.

Deri sa ishte i sëmurë e vizitonin sahabët vazhdimisht në shtëpinë e tij.

Pas 15 ditëve të sëmundjes së tij, vdiq .

“Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.” (Kaf, 19).

Ka vdekur në të njëjtën moshë që ka vdekur edhe pejgamberi a.s.

Halifati i tij ka zgjatë 2 vjet 3 muaj e 10 ditë.

Ebu Bekri është varros në krah të Pejgamberit a.s., duke qenë kështu shoku i pandarë i Pejgamberit a.s., si në jetë ashtu dhe në vdekje.

Zoti ynë:

– Na forco në fe;

– Na begato në jetë;

– Na jep shëndet në trup;

– Na zgjero furnizimin;

– Na e mundëso ta fitojmë xhennetin dhe

– Na e mundëso ta shohim Madhërinë Tënde në Xhennet.

Post a Comment

0 Comments