PYETJE:
Esselamu alejkum!
Unë kam nevojë ta japë zekatin mjaltë për sasinë prej 150 kg, kështu që po më intereson se me çfarë çmimi duhet llogaritur.
Çmimi i grumbullimit sillet rreth 6-7 €, ndërsa unë e shes atë nga 10-13 €. Tash po më intereson se me cilin çmim duhet t’i llogarisë ato 150 kg. mjaltë.
PËRGJIGJE:
Alejkum selam!
Zekakti për mjaltë jepet 10% nga sasia e mjaltit. Shumën prej 150 kg. llogaritnie me çmimin me të cilin mund ta shisni atë mjaltë.
//Fetva-i emin në BIH, Prof. dr. Enes Levakoviq//
Perktheu: Miftar Ajdini
0 Comments