Advertisement

Responsive Advertisement

Ai i cili një tokë të papëlleshme e bën të pëlleshme, ajo tokë është e tij

 

Ai i cili një tokë të papëlleshme e bën të pëlleshme, ajo tokë është e tij

Rregulla në fjalë është thënie pejgamberike. Dijetarët këtë hadith e llogaritin si rregull të Fikhut.


Kjo rregull e Fikhut nënkupton fitimin e së drejtës për diçka që e zhvillon. Fitimin e pronësisë për gjallërimin e tokës e papëlleshme, si vlerësim për shkak të angazhimit dhe mundit për të zgjeruar sipërfaqet bujqësore të tokës. Dhe për të kontribuar për sigurimin e jetës sa më të mirë në tokën shoqërore dhe mbulimin e nevojave të domosdoshme të shoqërisë.

Me këtë rregull nxiten njerëzit punëtorë në përgjithësi dhe bujqit në veçanti. Muhamedi a.s. ka thënë:

Biri i Ademit, ushqimin më të mirin të cilin e ka ngrënë është ushqimi prej punës së duarve të tij.

Dihet se bujqësia është bazë për zhvillimin industrial. Kur njeriu e bënë të pëlleshme një parcelë (tokë) të papëlleshme, e cila tokë paraprakisht nuk ka qenë pronë e askujt, dhe e zhvillon atë duke e siguruar ujin, duke e mbjellë, duke e kultivuar, atëherë e fiton të drejtën e pronësimit.

Qytetarët duhet të stimulohen për punimin e tokës, duhet nxitur për shndërrimin i tokës së papëlleshme në tokë të pëlleshme.

Për zhvillimin ekonomik duhet të lejohet shndërrimi i tokave të papëlleshme në toka të pëlleshme. Për shkak se mospunimi i tokave bujqësore dhe mos shfrytëzimi i të mirave natyrore mund të shkakton kriza ekonomike.

Me investime dhe me angazhim mijëra e mijëra hektarë tokë të papëlleshme mund të shndërrohen në të pëlleshme. Në Sahihul Buhari është thënia e Muhammedit a.s.: “Kush e bën të pëlleshme tokën e papëlleshme, e cila nuk është e askujt, ai ka të drejtë (pronësie) në të.”


Kushtëzimi i lejes prej qeverisë (Imamit) për shndërrimin e tokës së papëlleshme në tokë të pëlleshme


Dijetarët janë pajtuar për shndërrimin e tokës së papëlleshme në tokë të pëlleshme. Për shndërrimin e tokës së papëlleshme në tokë të pëlleshme se a është kusht leja e qeverisë (Imamit-shtetit) apo jo dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme:

Mendimi i parë:

Ebu Hanife thotë: Duhet leja e imamit (Qeverisë-shtetit). Edhe Shafiu edhe Ahmedi thonë: Nevojitet leja e Qeverisë (shtetit).


Mendimi i dytë:

Imam Maliku thotë: Nëse është pronë shoqërore (dhe tepër e egër) për të cilën nuk ndodhë konflikt mes njerëzve, nuk ka nevojë për lejen e imamit (qeverisë-shtetit). Kurse nëse është tokë gjysmë e pëlleshme dhe njerëzit hyjnë në konflikt, atëherë nevojitet leja e qeverisë (shtetit).


Si pronësohet toka dhe kur bëhet e pëlleshme?


Për mënyrën se si pronësohet toka dhe kur bëhet e pëlleshme dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme.

Ebu Hanife thotë: “Kur ta kufizon parcelën, edhe pse nuk e ujit.”

Imam Maliku thotë: “Zakonisht konsiderohet se toka është e pëlleshme, kur ta mbjellë dhe kur të hapë bunar apo siguron ujësjellës”.

Imam Shafiu thotë: “Nëse është tokë për ta mbjellë, në momentin kur ta mbjellë dhe ta ujitë.”


Për personin i cili e përvetëson një pjesë të tokës, për ta bërë të pëlleshme, pastaj e mban peng dhe nuk e punon, e kemi mendimin e Umerit r.a. i cili duke ligjëruar në minber ka thënë:: “Kush e bën tokën e papëlleshme të pëlleshme (ajo) është e tij, ndërsa ai, i cili e përvetëson dhe për tri vite nuk e bën të pëlleshme, nuk ka të drejtë pronësie në atë tokë.”

Në një transmetim tjetër:

Kush e mban peng tokën (e papronësuar) tri vite dhe nuk e punon (nuk e bën të pëlleshme) dhe vjen tjetri dhe e punon dhe e bën të pëlleshme, i takon këtij të fundit.

Kjo për arsye se njerëzit vetëm përvetësonin toka për vete dhe nuk i punonin.


Dr. Musli Vërbani

Post a Comment

0 Comments