"Ai atje është fëmiu im," tha kjo zonjë, duke drejtuar gishtin tek djali i saj i veshur me triko të kuqe tek po luante rrëshqitas me dheun pranë parkut.
"Është një djalosh i lezetshëm," tha kjo grua.
"Ai atje është djali im, i veshur me triko të kuqe." Pastaj, duke shikuar në orën e saj, ajo e thirri djalin e saj. "Çka thua Samir, të shkojmë"?
Samiri lutej, "Edhe pesë minuta, nënë. Të lutem? Vetëm edhe pesë minuta." Zonja bëri me kokë dhe Samiri vazhdoi të tundej dhe ndjeu kënaqësi për vazhdimin e kohës.
Minutat vazhduan dhe nëna qëndronte duke biseduar me gruan, dhe prapë ia bëri me zë djalit të saj. "Është koha për të shkuar tani?" Samiri përsëri përgjërohej, "Edhe pesë minuta nënë. Vetëm edhe pesë minuta më shumë." Zonja buzëqeshi dhe tha "O.K."
"O Zot, vërtetë që jeni një nënë shumë e durueshme", iu përgjigj gruaja.
Zonja buzëqeshi dhe pastaj tha, "Djali im më i vjetër Haitami kishte vdekur në një aksident rrugor vitin e kaluar tek sa po i ngiste biçikletës së tij këtu afër. Kurrë nuk kam shpenzuar aq kohë sa kisha në dispozicion për të, dhe tani do të jepja çka do për vetëm edhe pesë minuta të kaloj me të. Dhe nga kjo jam betuar që të mos përsëris të njëjtin gabim me Samirin. Ai mendon se ka pesë minuta më shumë që të rrotullohet dhe të vërtitet. Ndërsa e vërteta është se unë fitoj pesë minuta më shumë duke e shikuar atë se si luan dhe kënaqet."
Përktheu: Visar KORENICA
0 Comments