Advertisement

Responsive Advertisement

Shpirti është prej çështjeve të Zotit tim

 

Shpirti është prej çështjeve të Zotit tim

Shkencëtarët të cilët kanë folur për Zotin pa kurrfarë njohurie, kanë rezultuar të jenë të paaftë në perceptimin e shpirtit dhe qenien e saj, sepse ata elementin bazë në besim (iman) e kanë materien.

Edhe pse ata mundohen të thërrasin në pabesim dhe ateizëm, duke fshehur besimin në ekzistencën e Zotit, ata nuk po mundin të fshehin ekzistencën e shpirtit i cili është në trupin e tyre dhe i cili është pjesë e pandashme deri në fund të rrugëtimit tyre në këtë botë.

Nëse u parashtrojmë këtë pyetje: A ekziston shpirti apo nuk ekziston?

Përgjigjja e tyre është e prerë: – Natyrisht se Shpirti ekziston, se ajo i jep trupit jetë.

Ne u themi atyre: Pasi që ju e pranoni ekzistimin e shpirtit, e cila është krijesë e Allahut të Lartmadhëruar, e cila me siguri po ekzistuaka në trupin tuaj dhe këtë nuk po mund ta mohojë askush prej juve, me siguri se ekzistenca e tij është edhe në çdo qenie të gjallë, Përderisa edhe pse ajo ekziston, ju prapë nuk po keni mundësi ta shihni dhe të njihni qenien e saj, edhe pse ju po i shihni gjurmët (ndikimet) e saj në trupin tuaj. Nëse jeni të paaftë të shihni shpirtin, atëherë si po dëshironi që ta shihni Zotin e Lartmadhëruar, atëherë pse po deklaroni se fakti se Zoti nuk shihet, është argument se ai nuk ekziston.

A nuk po ju mjafton ky fakt në trupin tuaj, pra fakti se shpirti jeton me ju gjatë gjithë jetën, që t’ju vërtetoj juve se ju jeni duke trilluar dhe jeni duke shpifur për Allahun, sepse po të kishit logjikuar, do t’i kishit rënë në sexhde fuqisë së Allahut të Lartmadhëruar, fuqi e cila e ka vendosur në ju këtë mrekulli që tu tërheq vëmendjen për fuqinë e Allahut dhe diturinë e Tij të pakufishme.

Parashtrohet një pyetje: Pse Zoti i Lartmadhëruar ia ka fshehur njeriut diturinë për shpirtin dhe nuk e ka pajisur me këtë dituri, por sa i përket shpirtit i ka dhënë vetëm një njohuri të paktë?

Përgjigjja na sjell disa arsye, e ato janë:

E para: Që të kuptojmë madhështinë e fuqisë së Allahut. Që të bindemi se kjo forcë (shpirti) e cila është e vendosur në trupin e njerëzve dhe e cila jep jetë, pa ditur ndonjë njeri diçka për të, është prej fuqisë së Allahut, dhe me këtë të ndiejmë madhështinë e Krijuesit të Lartmadhëruar i cili e ka vendos këtë sekret në ne, pa pasur mundësi ta zbulojmë.

E dyta: Është argument se ekzistojnë çështje edhe pse ne nuk i shohim. Ne jemi të sigurt se shpirtrat janë në trupat tanë. Këta shpirtra i japin jetë trupave tanë, dhe kur të dalin, ndërpritet jeta. Kjo na bën të bindemi se e padukshmja ekziston edhe pse nuk mund ta kuptojmë, pra edhe pse ne nuk e shohim shpirtin dhe çështja e saj është sekret për ne, nuk do të thotë se nuk ekziston. E pra, dëshmitari më i mirë i asaj se duhet besuar edhe ajo çka nuk shihet është shpirti, i cili është i fshehtë në trupat tanë. Për këtë arsye Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Dhe (keni dëshmi) në veten tuaj, a nuk po e shihni?.” (Edh-Dharijat : 31)

Njeriut, për të besuar i është dashur t’i mjaftoj si argument vetëm vetja e tij, se si ajo e cila është e fshehtë (shpirti) manifeston me gjurmët dhe ndikimin e saj. Nëse ky argument nuk i mjafton, a nuk mjafton i tërë kozmosi me gjithë çka ka në të, e cila është e mbushur me mrekulli dhe fuqi më të mëdha se e gjithë forca e njerëzimit, vetëm e vetëm që të na tregoj se ekzistenca dhe madhështia e Allahut të Lartmadhëruar është e padiskuteshme.

E treta: Gjithësia me gjitha të vërtetat shkencore dhe ligjet e fizikës, e kanë kryer detyrën e tyre edhe para se t’i zbulonim (mësojmë) ne. Pse ne i kemi zbuluar së vonmi, nuk do të thotë se ne i kemi krijuar (vendosur), por kjo ndodhë sepse Zoti i Lartmadhëruar ka dashur që të na mësoj neve ato ligje dhe mrekulli, por ata i kanë kryer detyrat e tyre edhe pse nuk kemi pasur njohuri për ta.

Dikush mund të pyes: Nëse kjo është dëshmi e mjaftueshme për besimin, atëherë pse Zoti na e ka fshehur shpirtin nga ne?

Ne përgjigjemi: Njerëzit kanë nevojë që të mësojnë dhe të studiojnë derisa të arrijnë tek zbulimet shkencore. Mirëpo a do të thotë kjo që analfabetin i cili nuk di të shkruaj dhe të lexoj dhe i cili nuk ka kapacitet të arrij dituri, ta lëmë pa ia argumentuar?

Zoti i Lartmadhëruar të gjithë njerëzit i ka barazuar. Ekzistenca e shpirtit në trup është diçka e cila nuk ka nevojë të dihet, sepse çdonjëri e di se shpirti jeton me të dhe ai jeton me shpirtin. Nëse në cilindo njeri hyn dyshimi për diçka, mjafton t’ia ilustrosh shembullin e shpirtit që të kuptoj edhe injoranti, edhe profesori i cili lexon dhe studion, por edhe ai i cili nuk e ka lexuar asnjë shkronjë në jetën e tij.

Pa marrë parasysh e dimë apo nuk e dimë të vërtetën e çështjes së shpirtit, as nuk bën më shumë dobi edhe as nuk shkakton më pak dëm.

Nuk është e domosdoshme që të dish të vërtetën e shpirtit për të pasur dobi prej tij. Shpirti të jep jetë dhe fuqi edhe nëse nuk di asgjë për të. Duhet që të analizojmë me vemendje thënien e Zotit të Lartmadhëruar:

“Thuaj: – Shpirti është prej çështjeve të Zotit tim (emri Rabbij).” (El Isra : 85)

Çka nënkupton fjalia “…prej çështjeve të Zotit tim (emri Rabbij).” apo me fjalë tjera si realizohet kjo çështje?

Këtë e përkufizon thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“Nuk ka dyshim se çështja e Tij (emruhu) është se, kur të dëshiroj Ai diçka, vetëm i thotë asaj çështje bëhu dhe menjëherë bëhet.” (Jasinë : 82)

Pra, çështja (emruhu) e Zotit është: Dëshira e Zotit të Lartmadhëruar që diçka të transmetohet prej diturisë së tij të përhershme pa fillim në jetën e njeriut, me fjalën “bëhu”. Për këtë arsye, patjetër se duhet t’ia bëjmë një vështrim thënies së Zotit të Lartmadhëruar “…i thotë asaj…” dhe përderisa Zoti i Lartmadhëruar i thotë asaj, kjo do të thotë se ajo ekziston në diturinë e tij e cila përfshinë çdo gjë, qoftë në gjithësi, qoftë prej ngjarjeve, dhe kjo Dije përfshinë gjithçka prej fillimit dhe deri në ditën e gjykimit dhe çka ekziston pas ditës së gjykimit.

Te Zoti i Lartmadhëruar ekziston lindja e çdo gjëje, për këtë arsye kur është pyetur një dijetar:

Çka ndodh prej ngjarjeve të jetës së njeriut?

Ai është përgjigjur: Ato janë çështje që ndodhin edhe pse ne nuk i bëjmë të ndodhin.

Pra dije se, jeta e kësaj bote, me të gjitha ngjarjet, është në diturinë e Allahut. Llogaria, dita e gjykimit, xheneti, xhehenemi, të gjitha janë në diturinë e Allahut, dhe kur Ai dëshiron që t’ia mundësoj ndonjërit prej krijesave që të zbulojnë diçka, ai e zbulon atë. Lexoje fjalën e Zotit të Lartmadhëruar:

“Çdo ndodhi që ndodh në tokë apo në veten tuaj, ekziston në libër, para se ta regjistrojmë atë. Kjo për Allahun është e lehtë.” (El Hadidë : 2)

Ndodhitë në këtë botë dhe ndodhitë (që do të ndodhin) e botës tjetër, që të gjitha vijnë prej diturisë së Allahut të Lartmadhëruar tek dituria e njeriut me fjalën “bëhu”. Mirëpo, siç e ka cilësuar Zoti i Lartmadhëruar, njeriu tregohet i padrejtë dhe injorant. I padrejtë nga shkaku se është i mashtruar, beson se ai është ai i cili vet i ka arritur këto zbulime, këtë zhvillim dhe këtë civilizim në të cilin jetojmë, e në realitet nuk ka krijuar asgjë pos që:

– e ka shfrytëzuar mendjen e tij, të krijuar prej Zotit të Lartmadhëruar:

– për të pasqyruar fuqinë e krijuar të tij prej Allahut, në materien e krijuar prej Allahut,

– për t’ia zbuluar Allahu çka dëshiron prej ligjeve të kozmosit dhe që t’i shfrytëzoj për të ngritur kapacitetet e jetës së tij.

Ngritja e kapaciteteve të tij është që me sa më pak angazhim dhe në kohë sa më të shkurtë, të realizoj diçka.

Në të kaluarën, për tu ngjitur në ndërtesa të larta na duhej që të ngjiteshim shkallëve duke ecur. Kjo ngjitje ka qenë e mundimshme, por sot me prodhimin e ashensorit ngjitemi në katin më të lart shumë shpejt dhe me shumë pak angazhim.

Në të kaluarën, kur dëshironim të shkonim në ndonjë vend, shkonim në këmbë, kurse sot shkojmë me automjet ose me aeroplan ose me mjete të tjera transportuese, për kohë shumë më të shkurtë dhe me pak mundim.

Mirëpo çka ndodhi kur njeriu e arriti këtë përparim shkencor?

Ai filloi ta adhuroj këtë botë.

Ai është bërë injorant për shkak të injorancës se tij dhe për shkak se qëndron indiferent në dy çështje:

E para: Ai kalon një periudhë kohore në këtë botë dhe e lë këtë botë, mirëpo Krijuesi nuk e lë krijesën e tij.

E dyta: Ai vepron diçka fshehurazi dhe dëshiron që të fshihet prej njerëzve që të mos e shohin, më këtë mendon se nuk mund ta zbuloj askush, mirëpo ai harron se Allahu e sheh në çdo vend dhe në çdo kohë dhe nuk mund t’i fshihet askush, saqë e di edhe çka fshihet në gjoks (zemër). Për këtë arsye, Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“O robërit e mi!

Nëse mendoni se nuk ju shoh juve, e meta është në besimin (imanin) e juaj.

Nëse e dini se ju shoh juve, pse më keni bërë shikuesin më të dobët tuajin?.”

Këtë realitet e dinë që të gjithë, por ose e harrojnë ose e bëjnë që të harrohet vetëm për ta ngopur epshin. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Ai krijoi vdekjen dhe jetën që të ju sprovoj (testoj) se cili bën vepra më të mira.” (El Mulk : 2)

Kur Zoti i Lartmadhëruar flet për urtësinë e krijesave, kur flet se jeta është çështje e lirisë së zgjedhjes së veprimit, ne duhet ta kuptojmë në funksion të asaj që ne ta përmirësojmë dhe të rrisim kapacitetin e zhvillimit dhe të energjisë, që të bëjmë adhurim sa më të mirë dhe t’i përmbahemi programit të Allahut.

(Në ajet) Vdekja është përmend para jetës, e kjo me qëllim që ne ta përmbysim dhe mos ta lejojme mashtrimin e dunjasë në veten tonë.

Zoti i Lartmadhëruar e ka përmend vdekjen që të dihet se çdo gjë në këtë botë prej pasurisë apo prej begative, e ka përfundimin dhe nuk është e përhershme. Njeriu kur ta kujtoj vdekjen, nuk mund ta mashtroj bota, prej së cilës gjithsesi do të shkëputet. Mirëpo mashtrimi i njerëzve qëndron në atë se ata mendojnë se do të jetojnë vite e vite deri sa ata të arrijnë pleqërinë, kësisoj ata habiten dhe mendojnë se kohën të cilën e kanë para vetes së tyre është periudhë e gjatë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Post a Comment

0 Comments