Krahasimi me orën
Le ta shikojmë orën që qëndron i përforcuar në mur.
Ai përbëhet nga shumë pjesë të vogla të ndërlidhura mes veti.
Kur ju e kurdisni orën, të gjitha pjesët fillojnë të punojnë dhe, ndërsa këto pjesë lëvizin, rezultati i tyre shfaqet në anën e kundërt të orës të cilën ne e shohim.
Fillojnë të lëvizin treguesit e orës që e tregojnë çdo sekondë dhe minutë.
Qëllimi i orës është ta tregojë kohën e saktë.
Të gjitha pjesët që nevojiten për lëvizjen e orës janë bashkangjitur dhe sistemi i ingranazheve është i rregulluar në atë mënyrë që secila prej tyre të lëviz ashtu siç kërkohet.
Vetëm atëherë kur të gjitha pjesët janë bashkangjitur siç duhet dhe të jetë kurdisur në mënyrën e duhur, ora do të fillojë ta përmbushë qëllimin për të cilin është bërë.Në qoftë se nuk e kurdisni; ai nuk do ta tregojë kohën.
Në qoftë se nuk e kurdisni sipas udhëzimeve; ai do të ndalet;
Ose, edhe nëse funksionon, nuk do ta tregojë kohën e saktë.
Nëse hiqni disa pjesë dhe mandej e kurdisni, nuk do të ndodhë asgjë .
Nëse i zëvendësoni disa pjesë me pjesë nga makina për qepje dhe pastaj e kurdisni, ai as nuk do ta tregojë kohën dhe as do të qep rroba.
Nëse brenda i lini të gjitha pjesët, por i ndani ato nga njëra-tjetra, asnjë pjesë nuk do të lëviz edhe nëse e kurdisni orën.
Ekzistimi i të gjitha pjesëve nuk do t’i shërbejë qëllimit për të cilin është bërë ora, sepse ju e keni prishur radhitjen dhe lidhshmërinë e tyre.
Në të gjitha këto situata, ekzistenca e vetë orës si dhe kurdisja e tij, bëhet e padobishme, megjithëse vëzhguesi nga anash nuk mund të thotë se nuk është orë, apo nuk e keni kurdisur.
Si konkluzion, vëzhguesi pret nga ajo orë që të funksionojë.
Gjithashtu, ndërsa vëzhguesi ju shikon se jeni duke e kurdisur orën me një përpjekje e mirëfilltë, ai konsideron se e kryeni punën e duhur, duke shpresuar në rezultatin e funksionimit të orës mbasi që është kurdisur.
Por, si të përmbushet kjo pritshmëri ndërsa ajo që nga larg duket si orë, e ka humbur funksionin e tij primar?
Qëllimi i ummetit
Imagjinoni që Islami të jetë sikur kjo orë. Ashtu siç paraqet qëllimi i orës, ta tregojë kohën e saktë, qëllimi i Islamit është që ne në këtë botë të jetojmë si mëkëmbës të Allahut, si dëshmitarë të Allahut dhe si bartës të së vërtetës për njerëzimin.
Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun… [Ali ‘Imran, 110]
Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit… [El-Bekara, 143]
“Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë…” [En Nur, 55]
Luftoni kundër tyre, derisa të zhduket idhujtaria dhe derisa të mbetet vetëm feja e Allahut… [El-Enfal, 39]
Tërësia e mësimeve islame
Për t’u përmbushur ky qëllim, nevojitet që pjesët e ndryshme, mu si ato të orës, të lidhen me Islamin:Besimi dhe parimet e moralit;
Parimet e sjelljes në përditshmërinë tonë;
Të drejtat e Allahut, robit të Tij, të drejtat personale, të drejtat e gjithçkasë me të cilën vijmë në kontakt;
Të drejtat e fitimit dhe harxhimit të mjeteve materiale;
Parimet e luftës dhe paqes;
Parimet e qeverisjes dhe kufijtë e bindjes ndaj asaj qeverisje;
…të gjitha këto janë pjesë të Islamit.
Sikur edhe me orën, të gjitha këto pjesë janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin në atë mënyrë ashtu që kur të kryhet kurdisja, fillon lëvizja e të gjithë pjesëve dhe arrihet rezultati i dëshiruar. Mbretërimi i ligjeve të Allahut në botë, fillon të manifestohet mbizotërimi i Islamit, ashtu siç lëvizja e pjesëve të orës që e tregon kohën e saktë. Me qëllim të vendosjes së lidhjes së fortë në mes pjesëve individuale, u përdorën vida dhe pjesë të vogla metalike.
Xhemati
Në mënyrë të ngjashme, për t’i lidhur të gjitha pjesët e Islamit, është e nevojshme të formoni xhemat apo organizatë.
Muslimanët duhet të organizohen dhe të zgjedhin udhëheqës që i posedojnë njohuritë e duhura dhe të kenë frikë nga Allahu; truri i tyre duhet t’i ndihmojë ndërsa gjymtyrët e tyre duhet t’u binden ndërsa kërkojnë të jetojnë ashtu siç e ka caktuar Allahu.
Vetëm atëherë kur të gjitha pjesët të jenë mbledhur dhe të lidhura siç duhet, ata kanë nevojë për kurdisje që ta nis dhe mirëmbajë lëvizjen e tyre:Kryerja e pesë kohëve të namazit paraqet kurdisje, duke gjeneruar energji që ta nis jetesën islame;
Pastrimi i orës është gjithashtu thelbësor: Agjërimi i muajit të Ramazanit e pastron zemrën dhe moralin tonë;
Lubrifikimi është gjithashtu i nevojshëm: Zekati është sikur vaji që i lubrifikon të gjitha pjesët një herë në vit.
Mandej nevojitet mirëmbajtja periodike: Haxhxhi është një riparim që duhet të bëhet të paktën një herë në jetë.
Dhe sa më shpesh të bëhen, aq më mirë është.
Keqpërdorimi i orës
Proceset i kurdisjes së orës, pastrimi, lubrifikimi dhe riparimi përdoren vetëm nëse brenda orës gjenden të gjitha pjesët, kur të jenë ndërlidhura në mënyrën e përcaktuar nga prodhuesi i orës, dhe kur të gjithë janë të trajnuar që pas kurdisjes së orës të fillojë t’i tregojë rezultatet e lëvizjes.
Fatkeqësisht, situata e sotme është shumë më ndryshe.
Për shembull, xhemati, njësia organizative, e cila supozohet t’i lidhë pjesë e orës në tërësi, ka pushuar së ekzistuari.
Pasoja është se të gjithë elementët janë të ndara, secili shkon rrugës së vete. Të gjithë bëjnë atë që duan. Askush nuk është përgjegjës për asgjë. Të gjithë janë të pavarur. Nëse dikush dëshiron t’i ndjekë rregullat islamike, vepron ashtu; nëse nuk dëshiron, atëherë nuk është i detyruar.
Kjo rezulton në prishjen e sistemit organizativ dhe heqjen e pjesëve nga rrugë të ndryshme. Të gjithë bëjnë atë që iu pëlqen. Asgjë nuk vihet në dyshim. Të gjithë janë të pavarur. Nëse dikush dëshiron ta ndjekë islamin, nëse dikush dëshiron t’i ndjekë parimet islamike, mund, nëse dikush nuk dëshiron, atëherë ai nuk është i detyruar.
Meqenëse e ashtuquajtura liri nuk ju kënaqi, ju nxorët një numër të madh të pjesëve nga ora dhe në vend të tyre vendosët pjesë rezervë të makinës për qepjes, apo ndoshta pjesë të një motori makine.
E quani veten musliman ndërsa iu shërbeni jobesimtarëve, merrni kamatë, e siguroni jetën tuaj, gjykoni rrejshëm, vajzat, motrat dhe gratë tuaja e kanë lënë sjelljen islame dhe fëmijët tuaj kanë edukim laik materialist. Disa u bënë nxënës të Gandit, të tjerë pasuan Leninin.
Cilën pjesë tjetër jo-islamike nuk e keni futur në makinën e orës islame?!
Përkundër gjithë kësaj, ju prisni që ora e juaj të funksionojë kur ta kurdisni! Ju gjithashtu mendoni se pastrimi, lubrifikimi dhe riparimi do të jetë i dobishëm. Sidoqoftë, me pak mendim, do ta kuptoni se ora në një gjendje të tillë, mund të kurdiset, lubrifikohet dhe mirëmbahet, por pa asnjë efekt.
Asgjë nuk do të ndodhë derisa t’i hiqni pjesët nga makinat e tjera, t’i zëvendësoni ato me pjesët origjinale dhe t’ia sillni orës qarkullimin e prioritetit burimor. Vetëm atëherë kurdisja do të ketë rezultat.
Pse ibadetet tona nuk japin rezultate?
Kjo gjendje është arsyeja e vërtetë pse namazi, agjërimi, zekati dhe haxhi juaj nuk kanë ndikim në jetën tuaj.
Së pari, ka shumë pak nga ju që i kryeni ibadetet e caktuara. Për shkak të shkatërrimit të Xhematit Islam, të gjithë u bëtë të pavarur. Pavarësisht nëse i përmbushni obligimet tuaja apo jo, askush nuk brengoset. As ata që i kryejnë detyrat e tyre, nuk i bëjnë në mënyrë siç duhet. Ata nuk janë rregullisht pjesëmarrës në Xhemat.
Situatë e ngjashme është me agjërimin, sadakën dhe haxhin.
Përkundër të gjitha këtyre fakteve, mund të vini në përfundim se ka ende shumë muslimanë që me ndërgjegje i kryejnë detyrat e tyre.
Pse nuk ka efekt?
Ashtu siç e sqarova edhe më parë, kur pjesë të caktuara të orës e humbin veprimin e caktuar, dhe kur shumë pjesë të tjera zëvendësohen me joadekuate, atëherë nuk ka rëndësi nuk ju e kurdisni orën apo jo, pavarësisht nëse ju e pastroni dhe e lubrifikoni. Nga distanca shihet si një orë, vëzhguesi anash mund të thotë: Ky është Islami dhe ju jeni muslimanë. Ndërsa ajo që nuk shihet është se është e prishur brendësia e asaj tërësie.
Situata jonë e keqe
Vëllezër!
Ju e kuptoni pse është kështu, edhe pse e kryeni namazin dhe agjëroni, ju prapëseprapë mbeteni nën këmbët e tiranëve mizorë.
Por, a duhet t’ju them diçka që është edhe më shqetësuese?
Edhe pse shumica prej jush pa dyshim ankohet për situatën në të cilën gjendemi, unë do të thoja që 999 nga 1000 besimtarë nuk janë të gatshëm ta ndryshojnë gjendjen e tyre. Ata nuk kanë asnjë nxitës në zemrat e tyre që ta risjellin orën në gjendjen e duhur dhe ta formojnë orën islame. Ata kanë frikë se ajo nënkupton heqjen e pjesëve të futura të cilat ua ka ëndja, ndërsa për të nuk janë të gatshëm. Ata frikësohen se përforcimi i pjesëve të caktuara nënkupton disiplinë, për të cilën nuk janë të gatshëm.
Përkundrazi, ata e kanë më të lehtë që ora të mbetet një dekoratë në mur dhe të thonë që Islami është i bukur dhe çfarë mrekullish mund ai të kryejë…
Ata që do të duhej ta duan këtë orë më tepër se të tjerët, do të duhej që me zell ta kurdisin orën, ta pastrojnë me kënaqësi; mirëpo ata nuk duan të veprojnë në mënyrë që t’i rivendosin pjesët origjinale në vendin e tyre dhe t’i shtrëngojnë ato. Do të dëshiroja t’i aprovojë qëndrimet dhe sjelljet tuaja, por nuk mundem të aprovojë gjëra që i konsiderojë të gabueshme.
Ju siguroj që, edhe nëse përveç pesë namazeve ditore, ju kryeni namaz nate, ishrak, namaz duha, edhe nëse lexoni Kur’an për çdo ditë, agjëroni edhe jashtë muajit Ramazan, kryeni agjërime vullnetare, edhe atëherë nuk do të mund të arrini asgjë.
Ajo që duhet të bëni, padyshim është kthimi i pjesëve origjinale në orë dhe shtrëngimi i tyre. Vetëm atëherë kurdisja e orës do të bëjë të funksionoj pa problem, dhe në këtë rast do të duhej pastrim dhe lubrifikim minimal.
“Dhe kemi detyrë vetëm që të shpallim qartë.” [Ja Sin, 17]
Ne nuk kemi asnjë përgjegjësi tjetër përveç që ta shpallim të vërtetën.
Ebu’l-A’la Mevdudi
Përktheu: Lutfi Muaremi
[Islampress.ch]
0 Comments