Advertisement

Responsive Advertisement

Për dikend thuhet se ndjek “tarikat”; se ka virde (zikre) të veçanta; se është duke ndjekur ndonjë rrugë për të luftuar nefsin, etj.

 

Për dikend thuhet se ndjek “tarikat”; se ka virde (zikre) të veçanta; se është duke ndjekur ndonjë rrugë për të luftuar nefsin, etj.

Pyetja:

Për dikend thuhet se ndjek “tarikat”; se ka virde (zikre) të veçanta; se është duke ndjekur ndonjë rrugë për të luftuar nefsin, etj.

Pra, ç’është tarikati? Sa është i ligjshëm ai? Dhe a është metodë e mirë për ta pastruar nefsin dhe për të ecur nëpër shkallët e atyre që janë “ārifîn” (ata që janë njohës të mirë ndaj All-llahut)? Gjithashtu, kjo a ka qenë e njohur te selefët e Ummetit tonë? Ndërkaq, nëse nuk e kanë pasur të njohur, atëherë a pajtohet me rrugën e tyre?

Përgjigja:

Fjala “tarikat” për çështjen që ti po pyet është e barabartë me fjalën “El-Menhexh” (rrugë, program, metodë). Pra, qëllimi i kësaj dhe i asaj fjale do të thotë rruga apo metoda në të cilën edukatori i udhëzon vëllezërit dhe nxënësit e vet për të dëlirë dhe për të pastruar nefsin nga ato gjëra që All-llahu Fuqiplotë i emërtoi: “Batinu el-ithm” (gabimet e brendshme). Kjo rrugë a metodë në të shumtën përfshin virde dhe dhikre që ndjekësi gjithmonë i praktikon. Barometri i ligjshmërisë apo joligjshmërisë të kësaj rruge është kriteri i Sheriatit Islam. Ndërkaq, nëse kjo metodë apo rrugë është e rregulluar sipas dispozitave të Sheriatit Islam dhe e marrur nga Kur’ani dhe Suneti, atëherë ajo është metodë e ligjshme dhe valide. Ndërsa, nëse është jashta disiplinave të Sheriatit, atëherë ajo nuk është e ligjshme e as valide.

Muslimani që t’i përmbahet ndonjë metode edukative për pastrimin e nefsit s’ka dyshim se kjo gjë është ndjekje e rrugës së selefëve që ishin prej shokëve të Pejgamberit dhe pasuesve të shokëve të tij. S’ka dyshim se ata në këtë gjë ishin shembull për këtë Ummet.

Seid Ramadan El-Buti

Post a Comment

0 Comments