Muhammad ishte emri më popullor që iu la fëmijëve në Angli dhe Uells më 2023 – duke ia zënë vendin emrit Noah në krye të listës – kanë treguar të dhënat e fundit të publikuara, më 05.12.2024 – ka raportuar të premten agjencia e lajmeve Reuters.
Muhammad ka qenë në mesin e dhjetë emrave më të preferuar, që nga viti 2016 dhe ishte në vendin e dytë më 2022 – bëhet e ditur në listën e përvitshme të emrave prej Zyrës për Statistika Kombëtare.
Oliveri ia ka zënë vendin emrit George, si i treti më i preferuar.
Për vajzat e porsalindura, nuk kanë ndryshuar emrat më të preferuar të 2022-tës, sikurse edhe në vitin paraprak: Olivia, Amelia dhe Isla.
Të dhënat tregojnë se emrat e yjeve të njohur të botës duket se kanë ndikuar në popullaritetin e disa emrave, duke përmendur emrat si Reign dhe Saint, për shkak të emrave të anëtarëve të familjes Kardashian-Jenner dhe ngritje të atyre që po u lënë fëmijëve emra të këngëtarëve të muzikës pop, si Billie Eilish.
Megjithatë, është thënë se emrat që lidhen me emrat e familjes mbretërore, si Charles, George dhe Harry, po bëhen gjithnjë e më pak popullorë.
0 Comments