Advertisement

Responsive Advertisement

Marrja e Tejemumit nëse je i paralizuar

 

Marrja e Tejemumit nëse je i paralizuar

Marrja e Tejemumit nëse je i paralizuar

Pyetje: Nëna ime kohët e fundit pësoi një goditje dhe është e shtrirë në shtrat. Ana e saj e majtë është e paralizuar. Ajo nuk është në gjendje të kryejë abdes dhe mendoj se i lejohet të kryejë tejemum në vend të tij (abdesit).

A do të ishte një person i përjashtuar nga marrja e abdesit (dhe kështu të jetë në gjendje për të marrë tejemum) nëse fizikisht nuk është në gjendje të kryejë abdes vetë?

Përgjigje: Esselamu alejkum ue rahmetullah,

Lutem që kjo t'ju gjejë në shëndetin dhe gjendjen më të mirë. Zoti i Lartë i dhëntë nënës suaj një shërim të shpejtë dhe e bëftë sëmundjen e saj një mjet për të afruar më shumë me Zotin.

Po, ajo padyshim mund të marrë tejemum në vend të abdesit.

Gjithashtu, vlen të përmendet se në shkollën Hanefite, është e vlefshme të përdoret një gur, edhe nëse është i vogël, për t'i rënë me dorë sipër kur mirret tejemum. Përdorimi i pluhurit ose dheut nuk është kusht.

[Shurunbulali, Meraki Felah]

Allahu e di më së miri.

Përgjigje nga: Shejh Faraz A. Khan

Kontrolluar dhe aprovuar nga Faraz Rabbani

Burimi: https://seekersguidance.org/answers/hanafi-fiqh/performing-tayammum-if-paralyzed/

Post a Comment

0 Comments