Pabesimtarët në Meke i thanë Muhamedit a.s.: “Në qoftë se ti me të vërtetë je Profet, ndaje Hënën në gjysmë dhe në qoftë se e bën këtë ne do të besojmë.
Atë natë Hëna ishte e plotë … Kështu, Muhamedi a.s. luti Allahun qe t’ia plotësonte atij këtë mrekulli, dhe pas kësaj Hëna u ça. Gjysma e Hënës është parë matanë malit Saffa’s dhe gjysma tjetër është parë matanë malit Kaikaan.
Njerëzit thanë se Profeti u beri magji, sipas tyre, nëse kjo ishte magji, ai nuk mund t’u bënte magji gjithë njerëzve të botes! Ebu Xhehli pas kësaj kishte thënë: “ Prisni derisa të vijnë njerëzit e Albadiah-it, dhe nëse ata e kanë parë çarjen e Hënës, atëherë është e vërtetë, nëse jo, atëherë të gjithë ne e dimë që kjo është magji.
Kur erdhën njerëzit e Albadiah-it , pohuan të njëjtën gjë, edhe ata e kishin parë ndarjen e hënës, në anën tjetër njerëzit pabesimtar thane: “ Oh, sa e fuqishme është magjia e Muhamedit!“
Pas kësaj Allahu shpalli Suren El- Kamer (Hëna) – 54
“Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e Hëna është çarë (në dysh).
Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zmbrapsen e thonë: “Kjo është magji e vazhdueshme!” Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta… “
Kjo gjë zuri vend në ditët e Profetit Muhamed a.s. në Meke.
Në njërin nga seminaret e Dr.Zaghlool Al- Najaarit, në njërin nga Universitet Britanike ai tha: “Mrekullia e ndarjes se Hënës është vërtetuar kohëve të fundit”.
Njeri nga vëllezërit nga Britania i cili është përfshirë në çështjet e Islamit Dawood Musa i cili është drejtues i partisë Britanike të Muslimanëve që planifikon të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme elektorale në emër të Islamit, që është duke u përhapur jashtëzakonisht shpejt në Perëndim rrëfen: “Përgjatë kohës kur ai ishte në kërkim të fesë, një shok i imi më dha një Kur’an në gjuhën angleze, kur e hapa dhe ndalova tek surja El-Kamer (Hëna) lexova: “Momenti (i katastrofës së përgjithshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh)”. Duke lexuar këtë thashë: “Hëna është çare në dysh?!“ Pas kësaj ndalova së lexuari dhe nuk e hapa më serish.
Një ditë isha duke shikuar një program në BBC World, prezantuesi i emisionit ishte duke biseduar me tre shkencëtar amerikan, dhe se ai po fajësonte Amerikën dhe popullin amerikan që shpenzonin biliona dollarë në projektet e hapësirës, në kohen kur njerëzit po vuajnë nga varfëria. Shkencëtarët e NASA-s u munduan t’ia shpjegojnë prezantuesit perse është kaq e rëndësishme të shkojnë në hapësirë për të eksploruar. Pas kësaj shkencëtarët arritën tek diskutimi se sa i shtrenjte ishte udhëtimi i tyre për në Hënë, udhëtim ky i cili u kushtoi rreth 100 bilion dollarë, ndërkohë që prezantuesi i pyeti: “Për të ngritur flamurin Amerikan në Hënë ju harxhuat kaq shumë para?!
Shkencëtarët deklaruan se kjo sasi e madhe e parave është harxhuar për shkak se ata mundoheshin të studionin strukturën e brendshme të Hënës, të shohin se çfarë ka të përbashkët me Tokën, se si ata ishin befasuar kur kishin gjetur një “Rrip me Gurë“ (Belt of Rocks) që fillon nga sipërfaqja e Hënës dhe përfundon deri në brendësinë e saj. Të çuditur jashtëzakonisht shumë, këtë informacion ia dhanë gjeologëve, të cilët gjithashtu u çuditen, kur erdhën në konkludim se kjo gjë ishte e pamundur dhe se një gjë e tillë do të ishte e mundur vetëm nëse Hëna ishte e çare njëherë e pas kësaj të ishte bashkuar serish. “Rripi i gurëve “ është rezultat i përplasjes së dy pjesëve të hënës gjatë ngjitjes me njëra-tjetrën.
Duke shikuar këtë emision në BBC, Dawood Musa, kërceu nga karriga duke bërtitur: “Kjo është Mrekullia e Muhamedit a.s. që është shfaqur më shumë se 1400 vite më parë, dhe tani Amerikanët shpenzojnë biliona dollarë për t’ia vërtetuar këtë muslimaneve”.
Pas kësaj ai tha: “Islami padyshim është Feja e Vërtetë“. Në kohën kur Kaptina e Hënës për të ishte shkaktare për të mos besuar fenë Islame, tani m’u kjo kaptinë është bërë shkaktare që ai të përqafojë fenë Islame.
Përktheu dhe Përshtati:
Agim Hoxha
0 Comments