Advertisement

Responsive Advertisement

Kam lexuar se me fjalët: “El-Bakijatu es-salihatu” është për qëllim: “subhanell-llahi, el-hamdul-lahi...?!

 

Kam lexuar se me fjalët: “El-Bakijatu es-salihatu” është për qëllim: “subhanell-llahi, el-hamdul-lahi...?!

Pyetja:

A mundeni që të më jepni sqarim të mjaftueshëm dhe të gjërë për “El-Bakijatu es-salihatu” (veprat e mira, fryti i të cilave është i përjetshëm). 

الْمَالُ وَالْبَنُونَ زِينَةُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۖ وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ خَيْرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ أَمَلًا (El Kehf 46)

Kam lexuar se me fjalët: “El-Bakijatu es-salihatu” është për qëllim: “subhanell-llahi, el-hamdul-lahi, All-llahu ekber”, pra, a është kjo e vërtetë? Unë nuk jam i bindur në këtë!



Përgjigjja:

Shumica e dijetarëve janë të mendimit se me: “El-Bakijatu es-salihatu” është për qëllim shpeshtimi i fjalës: “Subhanell-llahi velhamdu lil-lahi ve la ilahe il-lall-llahu v’All-llahu ekber”. Kështu është transmetuar nga Pejgamberi, bekimet e All-llahut qofshin për të, në rrugë të ndryshme të gradës “mevkuf” dhe të gradës “merfu’”. Pra, domethënia është se vazhdimësia e dhikrit ndaj All-llahut i sjellë personit lumturi të përjetshme që nuk ka të shterrur.


Seid Ramadan El-Buti

Post a Comment

0 Comments