Haxherja pasi bëri këtë rrugë disa herë mes Safasë dhe Merves, gjatë kthimit për te vendi ku e kishte lënë Ismailin, pa se aty kishte filluar të dalë ujë. Në atë çast, Haxherja menjëherë vrapon për te vendi ku po dilte uji dhe e rrethon me dhe, në mënyrë që të mos ik uji. Pas kësaj merr një enë dhe e mbush për t'i dhënë të birit të pinte. Ky ujë shuan etjen e Ismailit a.s. dhe prej atëherë e deri më sot buron ende si ujë të cilin Allahu xh.sh. ia ka dhuruar besimtarëve të Tij si shërim për çdo gjë.
Uji Zemzem është uji më i mirë, më i pastër, më i dobishëm, më i dashur dhe më i çmuar që gjendet mbi tokë. Pusi i Zemzemit u hap nga vetë Xhibrili a.s., dhe nga uji i tij piu profeti Ismail a.s., ashtu siç e përmendëm më lartë.
Në dy sahihët tregohet se Pejgamberi a.s. i tha Ebu Dherrit, që ndenji në Qabe dyzet ditë rresht pa bukë, duke pirë vetëm ujë Zemzemi: ”Ai është ushqim i mirë." Ndërsa Muslimi i shton këtij hadithi pjesën: “ ... dhe ilaç për sëmundje".
Ibën Maxhe shënon se Xhabir ibën Abdullahu përcjell që Pejgamberi a.s. ka thënë: "Uji Zemzem është për çdo gjë që synohet me pirjen e tij."
Gjithashtu përcillet, se Abdullah ibën Mubareku njëherë tha: "O Allah! Ibën Muamili na ka treguar se Muhamed ibën Munkediri ka përcjellë nga Xhabiri se Pejgamberi yt a.s. ka thënë: "Uji Zemzem është për çdo gjë që synohet me pirjen e tij, dhe unë po e pi atë që të mos kem etje Ditën e Ringjalljes!" Ky hadith është i vërtetë.
Uji Zemzem është një ujë i bekuar që myslimanët e përdorin për qëllime fetare dhe mjekësore. Miliona haxhilerë e pinë atë dhe e sjellin si dhuratë për të afërmit dhe miqtë e tyre kur kthehen në shtëpi. Uji Zemzem, i furnizuar nga pusi i Zemzemit është i disponueshëm përmes çezmave dhe kontejnerëve që shpërndahen në Mesxhid al Haram në Mekë. Uji Zemzem është gjithashtu i disponueshëm në formë shishe për të lehtësuar transportin ajror për haxhilerët që dëshirojnë, pasi qeveria saudite ka ndaluar eksportin komercial të ujit Zemzem.
Përbërja kimike e ujit zemzem - studim krahasues me standardet ndërkombëtare të ujit të pijshëm
Vlerësimi i burimeve ekzistuese të ujit të pijshëm është një temë interesante për shkak të efekteve të tyre të mundshme shëndetësore.
Studimi që është bërë kohëve të fundit i përbërjes së ujit Zemzem, të marrë nga rubineti dhe në shishe, duke krahasuar cilësinë e tij sipas udhëzimeve ndërkombëtare të ujit të pijshëm ka rezultuar me një përmbajtje të pasur kimike të elementeve biogjene.
Studimi arriti në përfundimin se uji Zemzem ka përbërje kimike të pranueshme duke përfshirë arsenikun - As në nivelin e lejuar, me përjashtim të TDS (Totali i lëndëve të ngurta të tretura) që tejkalon kufirin e lartë të pranueshëm të pazbatueshëm sipas EPA.
Pusi i Zemzemit është rreth 30,5m i thellë me diametër nga 1,08 deri në 2,66m. Pusi ndodhet tani në katin e parë të rrethuar me pllaka xhami që lejojnë një pamje të qartë të brendshme. Uji tërhiqet nga pompat elektrike për t'u bërë i disponueshëm në çezmat e shpërndara në zona të veçanta në xhami.
Në vitin 1976, Shoqata Amerikane e Burimeve Ujore, botoi artikullin e parë ndërkombëtar rreth përbërjes kimike të ujit Zemzem. Për këtë temë u kryen edhe studime të tjera dhe rezultatet ishin kontradiktore, veçanërisht në lidhje me arsenikun. Shkencëtari Basem Shomar, në analizën që i bëri ujit Zemzem, gjeti nivele të larta të arsenikut (As), nitrateve (N03-), kalciumit (Ca) dhe kaliumit (K) në mostrat e ujit Zemzem të mbledhura nga haxhilerët pas kthimit të tyre nga Meka.
Në vitin 2011, lajmet e BBC njoftuan në mënyrë interesante shitjen e paligjshme të ujit të pijshëm Zemzem të kontaminuar me arsenik në dyqanet e Mbretërisë së Bashkuar Arabe.
Anasjelltas, anketa gjeografike saudite thotë se ka një qendër të dedikuar (Qendra e Studimeve dhe Kërkimeve të Zemzemit), e cila analizon dhe monitoron mirë pronat e Zemzemit. Alfadul dhe Khan konfirmuan se përqendrimi i arsenikut ishte brenda kufijve të pranueshëm të miratuar nga komitete të ndryshme.
Megjithatë, studimet shkencore mbi ujin Zemzem janë të pakta dhe ky studim i fundit ka të bëjë me eksplorimin e përbërjes kimike të ujit Zemzem.
Të gjitha matjet u kryen sipas protokoll eve APHA.
PH u mat duke përdorur pH metër dixhital, totali i lëndëve të ngurta të tretura (TDS) u përcaktua me metodën gravimetrike. Kationet kryesore (Natriumi-Na, Kaliumi-K, Mangnezi-Mg dhe Kalciumi-Ca) dhe elementët gjurmë (Hekuri-Fe, Bakri-Cu, Zinku-Zn, Kadmiumi-Cd, Plumbi-Pb, Mangani-Mn, Alumini-Al dhe Arseniku-As) u përcaktuan sipas metodës standarde (APHA 3120) me emetim plazmatik-optik të çiftuar në mënyrë induktive.
Kromatografi jonik lCS-2000 (Thermo Scientific, Waltham, MA, USA) i pajisur me kolonën Dionex lon Pac AS 14 është përdorur për përcaktimin e klorureve-Cl dhe sulfateve-
Bikarbonati- , u përcaktua me procedurën e titrimit sipas metodës standarde APHA 2320. Për përcaktimin e fosfateve- u përdor metoda e acidit askorbik (APHA 4500 P-E). Analiza e tretësirave standarde dhe mostrave u krye në tre kopje. Të dhënat u shprehën si Mesatarja ± devijimi standard (SD).
Përqendrimet e të gjithë analitëve së bashku me standardet e ujit të pijshëm të OBSH dhe EPA janë paraqitur në tabelën 1. Të gjithë parametrat ishin brenda kufijve të pranuar të institucioneve ndërkombëtare, përveç TDS që ndikojnë vetëm në shijen e ujit dhe nuk kanë ndikime të rëndësishme shëndetësore. Vlerat mesatare të TDS ishin 814 dhe 812 mg L-1 në mostrat e mbledhura dhe të ambalazhuara.
Nga ana tjetër, përqendrimet e As dhe Cd në të gjitha mostrat ishin (3.3 dhe 0.2 ug L-1 për As dhe Cd, që janë më të ulëta se standardet e OBSH dhe EPA. Kjo tregon se përqendrimet e As dhe Cd në të gjitha mostrat e analizuara janë gjithashtu nën kufijtë e maksimal të lejuar të OBSH dhe EPA.
Tabela 1. Përqendrimet e të gjithë analitëve së bashku me standardet e ujit të pijshëm të OBSH dhe EPA në ujin Zemzem.
Studimi u krijua për të ardhur deri te një përfundim në lidhje me mendimet e ndryshme rreth sigurisë së ujit Zemzem dhe për t'u dhënë siguri miliona myslimanëve që pinë pak nga ai ujë i bekuar. Rezultatet e këtij studimi treguan se përbërja kimike e ujit Zemzem është e pranueshme sipas udhëzimeve të OBSH dhe EPA për ujin e pijshëm.
Studimi tregoi se përqendrimet e arsenikut-As ishin nën kufirin instrumental të zbulimit në të gjitha mostrat e ujit Zemzem (mostrat e ambalazhuara dhe të mbledhura nga rubineti). Përqendrimi i arsenikut në ujin Zemzem pati rezultate kontradiktore në literaturë. Në studimin e tij të mirë-projektuar, Basem Shomar, raportoi nivele të larta arseniku (përqendrimi mesatar = 27 ug L-1) në mostrat e ujit Zemzem që u sollën ose u shitën në Gjermani. Nga ana tjetër, Al- Barakah, raportuan për nivelet e arsenikut që janë brenda kufijve të lejueshëm [0,006-7,728] në ujin Zemzem të mbledhur dhe analizuar në Arabinë Saudite. Dallimet midis studimeve mund të shpjegohen nga shumë faktorë duke përfshirë dallimet në metodat laboratorike të përdorura për analizën e ujit si dhe në materialin e përdorur për shkak të mostrave të ndryshueshme të ujit dhe mënyrave të grumbullimit. Përveç kësaj, është e mundur që përqendrimi i arsenikut në ujin Zemzem është dinamik duke u ndikuar nga aktivitetet civile në afërsi të pusit.
Studimi tregon se uji Zemzem ka një profil të pranueshëm kimik. Megjithatë, nevojiten studime më të mëdha për përbërjen e tij. Përveç paragjykimeve që do të ndikonin në studimin e një lënde të tillë fetare dhe shpirtërore, edhe faktorë të tjerë mund të ndikojnë në rezultatet e studimeve të ujit Zemzem. Këto përfshijnë shumë destinacione të ujit Zemzem, metoda të ndryshme të analizës dhe aktivitete të mëdha civilizuese rreth pusit. Prandaj, shpallja periodike e rezultateve të analizës së ujit Zemzem nga autoritetet lokale pritet të jetë mënyra më e saktë për të eksploruar natyrën e ujit Zemzem.
Referencat:
1. Shahzad G., Rehan R., Fahim M. Rapid performance evaluation of water supply services for strategic planning. Civil Engin. J. 2019;5(5): 1197-1204. [Google Scholar];
2. Mjeksia e Pejgamberit (s.a.u.s.) - Ibn Kajim El-Xhezuije;
3. Hussain T.S., Al-Fatlawi A.H. Remove chemical contaminants from potable water by household water treatrnent system. Civil Engin. J. 2020:6(8): 1534-1546. [Google Scholar];
4. Zamzam Studies and Research Centre Saudi geological survey. hUp:// www.sgs.org.sa/A rabic/zamzam/Pages/ default.aspx;
5. The ministry ofhajj and urnrah (pilgrimage) https.z/www.haj.gov.sa/ar/ IntemaIPageCategories!Details/49;
6. Holy Bible NIV . 1978. NIVJI Copyrightt"1973. 1984, 2011 by Biblica. [Google Scholar];
7. Khalid N., Ahmad A., Khalid S., Ahmed A., Irfan M. Mineral composition and health functionality ofzamzam water: a review. lnl. J. Food Prop. 2014;17(3):661-677. [Google Scholar];
8. Al-Ansi S.A., Othman A.A., AI-Tufail M.A. Bromate pollutant in ozonated bottled Zamzam water from Saudi Arabia determined by LC/ lCP-MS. J. Environ. Sci. Heall. Part A. 20 II :46( 13): 1529- 1532. [PubMed] [Google Scholar];
9. Shomar B. Zarnzarn water: concentration of trace elemcnts and other c h a r a c t e r i st i c s . Ch e m o sp he re . 2012;86(6):600- 605. [PubMed] [Google Scholar];
10. Alfadul S.M., Khan M.A. Water quality of bottled water in the kingdom of Saudi Arabia: a cornparative study with Riyadh municipal and Zamzam water, J. Environ. Sci. Healt. Part A. 20 II ;46( 13): 1519- 1528. [PubMed] [Google Scholar]:
11. AI-Barakah F.N., AI-jassas A.M., Aly A.A. Water quality assessment and hydrochemical characterization of Zamzam groundwater, Saudi Arabia. Appli. Waler Sci. 2017;7(7):3985--3996. [Google Scholar];
12. Lynn G. Contaminated 'zam zam' holy water from Mecca sold in UK.
BBC news. https://Vww.bbc.com/news/uk-england-london-13267205;
13. Google map. https://www.google.com.eg/maps/p
Msc. Njomza Sadriu
0 Comments