Nje mbret e pyeti ministrin e tij: “Pse sherbetori im eshte me i lumtur se une, une jam i pasur, me pushtet, ndersa ai eshte i varfer. Perkunder kesaj, fytyra e tij gjithmone eshte e zbukuruar me buzeqeshje, ndersa une jam i brengosur?”
Ministri i tha: “Zbatojeni rregullin 99!”
Mbreti e pyeti: “Çfare eshte ky rregull?”
Ministri i tha: “Dergojeni dike qe para deres se tij t’i vendose 99 monedha ari me nje mesazh se i jane derguar 100 monedha ari dhurate!”
Kur sherbetori i gjeti monedhat me mesazhin, te gjithe familjaret i nxori jashte shtepise dhe gjate gjithe nates e kerkoi nje monedhe e cila po mungonte. Te nesermen ne pallat erdhi sherbetori i lodhur dhe i merzitur. Ne fytyren e tij me nuk kishte buzeqeshje. E kishte nje brenge shume te madhe; si ta gjente monedhen e humbur!
Ai i harroi 99 monedhat e arit dhe krejt preokupimin e kishte si ta gjente monedhën e 100-te. I ketille eshte njeriu. Allahu i ka dhene aq shume begati saqe nuk mund t’i numeroje, ndersa ai (njeriu) shikon vetem begatite qe nuk i ka.
Allahu xh.sh. thote: “… Dhe ne qofte se perpiqeni t’i numeroni te mirat e Allahut, nuk do te mund te arrini t’i perkufizoni (ne numer).Vertet njeriu eshte i padrejte dhe shume perbuzes.” (Ibrahimi, 34)
Pergatiti
Gezim KOPANI
0 Comments