“Kënaqësia e njerëzve është qëllim që nuk mund të arrihet,
ndërsa kënaqësia e Allahut është qëllim që nuk duhet të lihet!”
Dr. Ali el-Tantavi, ka thënë:
“Ne të gjithë jemi njerëz të zakonshëm, në sytë e atyre që nuk na njohin;
Ne të gjithë jemi njerëz arrogantë dhe mendjemëdhenj, në sytë e atyre që na kanë zili;
Ne të gjithë jemi njerëz të jashtëzakonshëm, në sytë e atyre që na kuptojnë;
Ne të gjithë jemi njerëz të veçantë, në sytë e atyre që na duan;
Ne të gjithë jemi njerëz të këqij, në sytë e atyre që na urrejnë.
Prandaj, mos e lodh veten për ta përmirësuar imazhin tënd te njerëzit e tjerë, të mjafton ajo nëse Allahu është i kënaqur me ty dhe nëse ti je i kënaqur me veten tënde.
Kënaqësia e njerëzve është një qëllim që nuk mund të arrihet, ndërsa kënaqësia e Allahut është qëllim që nuk duhet të lihet.
Lëre atë që nuk mund të arrihet, dhe arrije atë që nuk duhet të lihet.”
0 Comments