Advertisement

Responsive Advertisement

Islami në Haiti

 

Islami në Haiti

Shumica e popullsisë në Haiti i përkasin besimit ‘vudu’. Haitianët janë ende një popull pagan. Ato besojnë në disa hyjni, të cilat sipas tyre janë të udhëhequr nga një Zot, i cili nuk ndërhyn në punët e njerëzve.

‘Vudu’ është një fe e përafërt me judaizmin dhe krishterimin, por me një komponentë të lartë dhe të frikshme pagane. Vërtet, Zoti i tyre është i ngjashëm me Zotin e Ibrahimit, d.m.th ai ka krijuar gjithçka, është suprem dhe i plotfuqishëm. Por, ai gjithashtu është edhe i paarritshëm. Besimtarët nuk mund ti drejtohen atij me lutje, por për to ndërmjetësojnë hyjnitë, të cilët janë një lloj si shenjtorët. Sipas besimit ‘vudu’, njerëzit u luten hyjnive, të cilët ndërmjetësojnë tek Zoti për udhëzim, falje gjynahesh, etj.

Komuniteti muslimanë në Haiti është një komunitet i vogël, por që sa vjen e rritet. Ky komunitet përbëhet nga muslimanë të konvertuar. Numri i tyre përbëhet nga 4 mijë deri në 5 mijë muslimanë, në një popullsi prej 8 milion banorë.

Sipas të dhënave të regjistruara në Departamentin e Shtetit, Haiti përbëhet nga 80% katolikë (praktikantë të ‘vudu-së’) dhe pjesa tjetër janë protestantë e muslimanë.

Nawoon Marcellus është deputeti i parë muslimanë i zgjedhur si pjesëtar i grupit të deputetëve. “Unë u konvertova në muslimanë kur isha në Kanada dhe kam ardhur në Haiti vetëm për të përhapur Islamin. Në vitin 1993 bleva një vend ku dhe sot është ndërtuar një xhami. Haiti duhet t’i hapë sytë dhe të përqafojë Islamin, fenë e vërtetë. Nëse ne besojmë Allahun dhe ndjekim Profetin, atëherë gjërat do të ndryshojnë", thotë Marcellus.

Yacine Khelladi, një ekonomist algjerian i cili është marrë me disa kërkime rreth besimeve fetare në Haiti, ka përpiluar një platformë se si e mendon ai këtë çështje.

Sipas pikëpamjeve të tij, Islami mund t’i japë Haitit atë për ç‘ka ka nevojë, duke përfshirë këtu drejtësinë sociale, zhvillimin e arsimit dhe vetëdijen për ndarjen në komunitete. Sistemi i legjislacionit Islam mund të japë një zgjidhje për biznesin, mosmarrëveshjet për tokën, sistemin bankar, etj.

Muslimanët në Haiti e ndiejnë veten disi të shqetësuar, duke qenë se janë një pakicë krahas përqindjeve të larta të feve të tjera mbizotëruese. Një shqetësim tjetër për to është se duhet t’i tregojnë Haitit se ata nuk kanë të bëjnë me sulmet e 11 Shtatorit në Amerikë.

Vështirësia e përhapjes të Islamit qëndron tek fakti se ky vend ka kaluar dekada të tëra nën regjime diktatoriale si dhe nën represione të dhunshme ushtarake.

Xhamia dhe komuniteti muslimanë nuk marrin asnjë ndihmë nga qeveria apo nga shoqata bamirëse ndërkombëtare, por mbështeten mbi të ardhura personale. Kjo gjë përbën një pengesë të vështirë për vazhdimësinë e përhapjes të fesë në këtë vend.

Post a Comment

0 Comments