Advertisement

Responsive Advertisement

Gjarpri i Musait alejhi selam

 

Gjarpri i Musait alejhi selam


Dr. Musli Vërbani



Ishte ditë feste.

Njerëzit ishin mbledhur dhe prisnin me padurim.

Erdhën magjistarët nën duartrokitjet e turmës.

Erdhi Faraoni, brohoritjet e mbuluan sheshin.

Kur erdhi Musai me të vëllanë, Harunin, ra një heshtje e thellë.

Musai ndenji në cep të sheshit dhe lutej në heshtje.

Magjistarët të gjithë së bashku lëshuan shkopinjtë e litarët që mbanin në dorë.

Sheshi u mbush me gjarpërinj, të mëdhenj e të vegjël.

Që të gjithë lëviznin, të gjithë përdridheshin.

Fillimisht njerëzit i zuri frika, por pastaj shpërthyen duartrokitjet.

Musai ishte i qetë.

Lëshoi shkopin që mbante në dorë mu në mes të sheshit.

Me të prekur në tokë, shkopi u shndërrua në një gjarpër të vërtetë.

Nuk ishte iluzion, nuk ishte si të tjerët.

Magjistarët shtangën, Faraoni u tremb.

Gjarpri iu drejtua shkopinjve e litarëve që kishin hedhur magjistarët e që dukeshin si gjarpërinj dhe i gëlltiti një nga një.

Pastaj iu afrua Musait, i cili e preku me dorë dhe gjarpri u kthye menjëherë në shkopin e mëparshëm.

Magjistarët e kuptuan.

Ishte mrekulli mbinatyrore e cila u dhurohet vetëm pejgamberëve dhe menjëherë u përkulën dhe thirrën: “Ne e besojmë Zotin e Musait e të Harunit, Zotin e vërtetë të gjithësisë!”

Faraoni u kthye nga magjistarët dhe u tha: – Si guxoni t’i besoni Musait pa më marrë leje mua? Unë do t’jua pres duart e këmbët, pastaj do t’ju var nëpër pemë. Pastaj do e shohim kush guxon të kundërshtojë këtu.

Ata thanë: – Bëj ç’të duash!, ne nuk heqim dorë nga Musai. Ne besuam Zotin.

Shpresa jonë e vetme është që Ai të na i falë mëkatet e derisotshme.

Dëshira jonë e vetme është të shkojmë në xhenet, pranë Zotit!

Post a Comment

0 Comments