Advertisement

Responsive Advertisement

Falja a namazit gjatë udhëtimit me autobus

 

Falja a namazit gjatë udhëtimit me autobus

Pyetje:

Esselamu alejkum! Një mik i imi më kërkoi që t’ua parashtroj dy pyetje në lidhje me rregullat fetare gjersa haxhiu udhëton për në haxh me autobus.A lejohet të merret tejemmum, duke e pasur parasysh se në autobus ka rreth 80 litra ujë?
A lejohet falja e namazit brenda në autobus, edhe pse gjatë udhëtimit kalohet përskaj vendeve ku mund të falet namazi?

Përgjigjja:Nuk lejohet marrja e tejemmumit përderisa ka ujë të mjaftueshëm, si dhe nëse është i përdorshëm.
Kjo varet nga rrethanat dhe gjendja konkrete. Udhëheqësit gjatë rrugës duhet të kujdesen për kohët e namazeve dhe të ndalojnë autobusin në ato vende ku mund të falet namazi në kohë dhe sipas rregullave. Mirëpo, nëse, për shkak të arsyeve objektive, nuk është e mundur një gjë e tillë, atëherë namazi mund të falet edhe brenda në autobus, ashtu siç është e mundur.

_________________

Muftiu i Sarajevës, Dr. Enes Ljevakoviç

Fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

Përktheu: Mehas Alija

Post a Comment

0 Comments