Pyetja:
Çfar dispozite ka Islami për atë që quhet Xhihadi detar, të cilin e organizonin disa ish-shtete Islame ku qëllimi i tyre ka qenë prita e anijeve evropiane dhe grabitja e pasurive të tyre. Dikush thotë se paraqitja e fatalizmit dhe voluntarizmit ka qenë politike. Si p.sh.: Halifja Abdu’l-Melik i ka dërguar policët te njerëzit për t’I torturuar e shajtur duke ju thënë se kjo është Kader (i Zotit).
Përgjigja:
Pronarët e këtyre anijeve nuk janë palë ndërluftuese, andaj, nuk lejohet prita kundër tyre me asnjë të keqe e të mos flasim për grabitjen e pasurive të tyre. Ndërmarrja e një hapi të tillë është plan i armiqëve dhe i atyre që vazhdimisht i rrinë në pritë Islamit (këtë e dëshmojnë edhe vetë dokumentet ekzistuese). Kjo bëhet me shpresë se këto veprime armiqësore e amorale të pengojnë interesimin që shtohet dita-ditës te popujt evropianë për të njohur Islamin si dhe për të humbur besimin që shtohet dita-ditës se Islami është rruga e vetme që tregon për të vërtetën univerzale dhe obligimet njerëzore.
Seid Ramadan El-Buti
0 Comments