Shihet qartë se Kur’ani Kerimi na tregon se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë si në këtë ashtu edhe në botën tjetër. Rezultatet e kësaj lidhshmërie të ndërsjellë në këtë botë janë të qarta ku All-llahu Fuqiplotë sipas ligjit të Tij këtë botë e trashëgojnë robërit e All-llahut të cilët nuk janë kryelartë, falin namazin dhe… dhe… . Por, nëse në këto dy kushte ka shprazëtirë – në besim dhe vepra të mira - me atë që besimi ngelën dhe vjen Dita e Llogarisë atëherë si do të jetë fati i Ummetit Islam para Fuqiplotit? Si është fati i popullit që është i mesëm (Ummeti i Muhammedit) të cilët janë edhe dëshmitarë për njerëzit nëse ata nuk e përmbushin detyrën me të cilën All-llahu i obligoi?
Përgjigjja:
Mos e lodh mendjen tënde për fatin e besimtarëve të cilët kanë kaluar tek All-llahu pa vepra të mira. Kjo është një çështje për të cilën All-llahu nuk të ka ngarkuar që ta lodhish kokën tënde sepse kjo i takon All-llahut. Më mirë për ty është që të kujdesesh për obligimet tua që All-llahu t’i kërkon, të plotësosh a përmbushish shprazëtirat dhe lëshimet tua, dhe të rregullosh raportin tënd me All-llahun pasiqë ta besosh Atë dhe pastaj mbështeti punët tua në All-llahun.
Seid Ramadan El-Buti
http://www.asr.com.mk
0 Comments