Advertisement

Responsive Advertisement

Rijadu Salihin pjesa e dytë

 

Rijadu Salihin pjesa e dytë

RIJADU SALIHIN - II
Nga Imam Neveviu

351. Aisheja r.a. përsëri thotë: "Kurejshitët ishin tepër të shqetësuar për shkak të rastit të gruas nga fisi El-Mahzumi, e cila kishte vjedhur, e pastaj kishin thënë: " Kush do t'i flasë për këtë Pej­gam­be­rit s.a.v.s.?" Pastaj thanë: " Kush do të ketë guxim ta bëjë këtë përveç Usame ibnu Zejdit, i cili ishte i dashuri i Pej­gam­be­rit s.a.v.s". Usame shkoi te i Dërguari i All-llahut dhe i tregoi se ka ardhur të ndërmjetësojë për rastin e asaj gruaje. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "Ti po ndërmjetëson që të mos zbatohet një dënim prej dënimeve të All-llahut?" Pastaj Pej­gam­be­ri s.a.v.s. u ngrit në këmbë dhe filloi të flasë, ku përveç tjerash tha: "Ata të cilët ishin para jush pësuan për arsye se kur në mesin e tyre vidhte ndonjë fisnik (i pasur) e linin, nuk e dënonin, ndërsa kur vidhte ndonjë i dobët (i varfër) e zbatonin mbi të dënimin! Betohem me All-llahun që sikur të vidhte Fatimeja, e bija e Muhammedit, unë sigur­isht do t'ia preja dorën". (Mutte­fekun alejhi)
352. Enesi r.a. tregon se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka parë një pështymë (në tokë) në drejtim të Kibles dhe kjo gjë e nevrikosi aq shumë saqë kjo u vërejt në fytyrën e tij, u ngrit dhe e fshiu me dorën e vet, e pastaj tha: "Vërtet çdonjëri prej jush kur çohet për të falur namazin, atëherë është duke folur me Krijuesin e vet dhe Zoti i tij është në mes tij dhe Kibles, për atë nuk lejohet që askush prej jush të pështyjë në drejtim të Kibles, por mund të pështyjë në të majtë, apo nën këm­bët e tij". Pastaj mori një skaj të mbulesës së tij dhe pështyu në të, e paloi njërën anë me tjetrën dhe tha: " Apo le të veprojë në këtë mënyrë". (Muttefekun alejhi)
Sa i përket të pështymurit në të majtë apo nën këmbë, kjo ka të bëjë vetëm jashtë xhamisë. Ndërsa kur jemi në xhami, atëherë pështymja le­johet vetëm në faculetë, apo në ndonjë leckë tjetër.
All-llahu xh.sh. në Kur'an thotë:
"Dhe bëhu më i afërt ndaj besimtarëve që të pasojnë!" (esh-Shuara:215)
All-llahu xh.sh. thotë:
"All-llahu urdhëron dre­jtësi dhe mirësi, ndihmë dhe respekt ndaj të afërmve dhe ndalon amoralitetin, never­inë dhe gjithçka që është krim dhe urrejtje. Ai ju këshillon të pranoni mësimin". (en-Nahl:90)
353. Ibni Umeri r.a. thotë: "Kam dëgjuar Pej­gam­be­rin s.a.v.s. duke thënë: "Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij. Imami (udhëheqësi - sunduesi) është bari (i popullit të vet) dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Burri është bari në familjen e vet dhe është përgjegjës për tufën e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjë­se për tufën e saj. Shërbëtori është bari (rojtar) i pasurisë së zotëriut të vet dhe është përgjegjës për tufën e tij. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij". (Muttefekun alejhi)
354. Ebu Ja'la Ma'kil bin Jesar thotë: E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: "Atë rob që All-llahu e cakton për ruajtjen e një kopeje, dhe ai vdes duke tradhtuar kopenë e tij, All-llahu xh. sh. ia ndalon atij hyrjen në xhennet". (Muttefekun alejhi)
Në një rivajet: "Duke mos u kujesur për te sipas këshillave të Tij, ai nuk do ta shijojë erën e Xhen­netit".
Në një rivajet të Muslimit thuhet: "Asnjë prijës, që është përgjegjës për çështjet e mus­limanëve, dhe nuk mundohet për ta, dhe nuk i këshillon ata, ai nuk do të hyjë me ta në Xhennet".
355. Aisheja r.a. thotë: "E kam dëgjuar Pej­gam­be­rin s.a.v.s. në shtëpinë time duke thënë: "O All-llahu im, ai që udhëheq në ndonjë çështje ummetin tim dhe i mundon ata Ti mundoje atë, kurse ai që udhëheq në ndonjë çështje ummetin tim dhe sillet butë me ta Ti sillu butë me të". (Muslimi)
356. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Beni Israilët udhëhiqeshin nga pej­gam­berët, posa vdiste një pej­gam­ber, menjëherë vi­nte në vend të tij tjetri. Pas meje nuk ka pej­gam­ber tjetër. Por, do të ketë hulefa (pasardhës) të shumtë". Shokët i thanë: "O i Dërguar i All-llahut çka na urdhëron? Pej­gam­be­ri s.a.v.s. u përgjigj: "Përmbusheni urdhrin e njërit pas tjetrit pastaj zbatoni të drejtat e tyre. Luteni All-llahun për halifen tuaj. Vërtet All-llahu do t'i pyesë për të gjitha ato gjëra për të cilat kanë qenë mbikëqyrës". (Muttefekun alejhi)
357. Nga Aidh ibni Amr trego­het se ka shkuar te Ubejdullah ibni Zijadi, dhe i ka thënë: "O biri im, unë e kam dëgjuar Pej­gam­be­rin s.a.v.s. duke thënë: "Vërtet bariu më i keq është 'hutameja' (që sillet vrazhdë e pa mëshirë me kopenë e vet), prandaj ruaju të mos bëhesh i tillë!" (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"All-llahu urdhëron dre­jtësi dhe mirësi, ndihmë dhe respekt ndaj të afërmve." (en-Nahl:90)
All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:
"Dhe punoni me drejtësi, All-llahu njëmend i do të drejtët". (el-Huxhurat:9)
358. Nga Abdull-llah ibni Amr ibni El-Asi r.anhuma tregohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Njerëzit e drejtë te All-llahu do të jenë në minbera prej nurit (dritës): ata që ushtronin drejtësi në pushtetin e tyre, familjet e tyre dhe në detyrën që e morën në përgjegjësi". (Muslimi)
359. Nga Avf ibni Malik r.a. thuhet: "E kam dëgjuar Pej­gam­be­rin s.a.v.s. duke thënë: "Udhëhe­qësit tuaj më të mirë janë ata që ju duan dhe i doni, dhe ata për të cilët ju luteni dhe ata luten për ju. Ndërsa udhëheqësit tuaj më të këqij janë ata të cilët ju i urreni dhe ata ju urrejnë si dhe ata të cilët ju i mallkoni dhe ata ju ma­llkojnë!" Avfi r.a. tha: "Atëherë ne i thamë: "O Pej­gam­ber i All-llahut, a mos t'ju kundërvihemi?" Tha: "Jo, derisa të falin së bashku me ju namazin. Jo, derisa të falin së bashku me ju namazin". (Muslimi)
360. Ijad ibni Himar r.a. thotë: "E kam dëgjuar Pej­gam­be­rin s.a.v.s. duke thënë: "Banorë të Xhennetit janë tre persona: udhë­heqësi i drejtë që u përmbahet këshillave, njeriu i mëshirshëm zemra e të cilit është e butë për çdo të afërm dhe për çdo musli­man, si dhe njeriu i pastër e i ndershëm, i cili ka shumë fëmijë". (Muslimi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"O besimtarë, përuljuni All-llahut dhe përuljuni Pej­gam­be­rit, por edhe për­faqësuesve tuaj". (en-Nisa: 59)
361. Ibnu Umeri r.anhuma thotë: "E kam dëgjuar Pej­gam­be­rin s.a.v.s. duke thënë: "Kush e heq dorën e vet nga dëgjueshmëria, do ta takojë All-llahun Ditën e Gjyki­mit, por nuk do të ketë argument mbrojtës. Kush vdes dhe në qafën e vet nuk ka besë të dhënë, vdes me vdekje xhahilijjeti". (Muslimi)
Në një rivajet tjetër të Mus­limit ky hadith thuhet kështu: "Kush vdes i ndarë nga xhe­mati, vdes me vdekje xhahilijjeti".
362. Ibni Abbasi r.anhuma tre­gon se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: "Kush urren diçka nga prijësit e vet, le të du­rojë, sepse ai i cili largohet nga prijësi i vet vetëm për një pëllëmbë, do të vdes me vdekje xhahilijjeti". (Muttefekun alejhi)
363. Ebu Bekerete tregon se e ka dëgjuar Pej­gam­be­rin s.a.v.s. duke thënë: "Kush e nënçmon sulltanin, All-llahu do ta nënçmoj atë". (Tirmidhiu thotë se është hadith hasen)
Rreth kësaj teme ekzistojnë shumë hadithe, të cilat janë përmendur në kaptinat tjera.
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Atë, botën tjetër, do t'ua japim atyre që nuk lakmojnë madhështinë në këtë botë, as s'duan çrregullime, se ardh­mëria është e atyre që i frikësohen All-llahut". (el-Kasas: 83)
364. Nga Ebu Seid Abdurrah­man bin Semura r.a. thuhet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "O Ab­durrahman, i biri i Semures mos kërko udhëheqjen (pushtetin). Nëse të jepet pa e kërkuar do të ndihmohesh në të, e nëse të jepet duke e kërkuar ngarkohesh me të (dhe vetë përgjigjesh). Nëse betohesh në diçka, por e sheh se tjetra është më e mirë se ajo për të cilën je betuar, atëherë bëre atë që është më e mirë, e për betimin tënd të dhënë më parë jep keffaret (i paraparë për betim)". (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Atë ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve". (ez-Zuhruf:67)
365. Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejre, r.anhuma, trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "All-llahu nuk e ka dërguar asnjë pej­gam­ber si dhe nuk e ka vendosur asnjë halife e që nuk ia ka dhënë dy shoqëri: Njëra shoqëri e udhë­zon në punë të mira dhe e nxit në të mbara, ndërsa tjetra e udhëzon në punë të këqija dhe e nxit në të mbrapshta. I mbrojtur do të jetë ai që e ka mbrojturAll-llahun (duke i mbrojtur urdhërat e Tij)". (Buhariu)
366. Nga Ebu Musa El-Esh'ariu r.a. thuhet: "Hyra te Pej­gam­be­ri s.a.v.s. unë dhe dy kushërinjtë e mi, njëri prej tyre i tha: "O i Dër­guari i All-llahut, më emëro udhë­heqës në diç që të ka dhënë pushtet All-llahu në të". Tjetri tha të njëjtën gjë si i pari. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. pastaj u tha: "Betohem në All-llahun se ne nuk vendosim në pozitat udhëheqëse (vali) asnjë person që e kërkon atë, ose atë që e lakmon pozitën". (Muttefekun alejhi)
367. Nga Imran bin Husejn r.anhuma tregohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Turpi sjell vetëm mirësi". (Muttefekun alejhi)
Dhe në një rivajet tjetër të Muslimit thuhet: "Turpi në tërësi është mirësi (hajr)", ose ka thënë: "Turpi është krejt mirësi (hajr)".
368. Nga Ebu Hurejre r.a. trego­het se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Besimi (imani) është shtatëdhjetë e ca ose gjashtëdhjetë e ca degë. Më e larta është fjala "La ilahe il-lall-llah" (nuk ka zot tjetër përveç All-llahut), ndërsa më e ulta është mënjanimi i ndonjë sendi nga rruga, që i pen­gon kalimtarët. Edhe turpi është degë e imanit". (Muttefekun alejhi)
369. Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. thuhet: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ishte edhe më i turpërueshëm se sa virgjëresha në gjerdekun e saj (dhomën e nusërisë). Kur shihte diçka që nuk i pëlqente, ne e hetonim këtë në fytyrën e tij". (Muttefekun alejhi)
Thelbi i turpit, sipas mendimit të dijetarëve emi­nentë, është karakteri që e nxit njeriun që t'i braktisë të këqi­jat dhe që e shtyen t'ia japë të drejtën që i takon se­cilit person. Ndërsa Ebul Ka­sim El-Xhunejdi r.a. duke e përshkruar turpin thotë: "Turpi është të pamurit e shenjave të All-llahut dmth. shenjat e begative të Tij dhe të pamurit e mungesave të veta. Produkt i këtyre të dyjave është turpi".
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Dhe përmbushni obligi­met, sepse obligimet me siguri kanë përgjegjësi". (el-Isra:34)
370. Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Vërtet njeriu më i keq te All-llahu në Ditën e Gjykimit është ai që i zbulon fshehtësitë e gruas së vet, e edhe ajo të tijat, dhe pastaj përhapen fshehtësitë". (Muslimi)
371. Nga Aisheja r.a. thuhet: "Një ditë ishim ne, gratë e Pej­gam­be­rit s.a.v.s. te ai, kur u duk Fatimeja r.a., që ecte plotësisht ashtu si ecte Pej­gam­be­ri s.a.v.s. Kur e pa Pej­gam­be­ri s.a.v.s. i dëshiroi mirëseardhje dhe tha: "Mirë se erdhe bija ime!" e pastaj ia bëri një vend dhe e uli pranë vetes në anën e djathtë apo të ma­jtë, e pastaj i tregoi diçka fshehtas dhe ajo qau shumë. Kur Muhammedi s.a.v.s. e pa dësh­përimin e saj të madh, për të dytën herë përsëri fshehtas i tha diçka e pastaj ajo u gëzua dhe qeshi. Unë pastaj i thashë: "Ty të zgjodhi Pej­gam­be­ri s.a.v.s. në mesin tonë dhe të tregoi ndonjë fshehtësi!", dhe e pyeta: "Ç'të tha Pej­gam­be­ri s.a.v.s.?" Ajo m'u përgjigj: "Nuk mund t'i zbuloj fshehtësitë e të Dërguarit të All-llahut". Dhe pasi që Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kishte ndë­rruar jetë, i thashë Fatimesë: "Të betohem në hakun tim te ti, që të më thuash tash se ç'të ka thënë i Dërguari i All-llahut, atëherë kur nuk dëshirove të më tregosh, pra më thuaj tash". H. Fatimeja më tha: "Po. Tash mund të të tregoj. Sa i përket herës së parë, kur më tregoi fshehtazi, më tha: "Për çdo vit Xhibrili një herë ose dy herë së bashku me të e lexon Kur'anin dhe në këtë moment dy herë më ka propozuar, unë mendoj se vdekja ime më është afruar, por ti kij frikë All-llahun dhe kij durim. Vërtet unë për ty jam paraardhës i mrekullueshëm". Për këtë unë kam qarë, ashtu si më ke vërejtur. Por, kur Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e pa dësh­përimin tim të madh, atëherë për të dytën herë më pëshpëriti (më foli në vesh) dhe më tha: "O Fatime, a nuk je e kënaqur të jeshë prijëse (zonjë) e të gjitha grave besimtare, apo prijëse e grave të këtij um­meti?" Atëherë kam qeshur dhe jam gëzuar ashtu si më ke vërejtur vetë". (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Dhe realizoni obligimet, sepse obligimet kanë me siguri përgjegjësi". (el-Isra:34)
All-llahu xh.sh. thotë:
"Dhe zbatoni obligimet e All-llahut për të cilat jeni ngarkuar". (en-Nahl:91)
All-llahu xh.sh. thotë:
"O besimtarë, zbatoni marrëveshjet!" (el-Maide:1)
All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:
"O besimtarë, përse flisni atë që nuk e bëni. Tek All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e pu­noni". (es-Saff:2-3)
372. Nga Ebu Hurejre r.a. trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Shenjat e hipokritit janë tri: kur flet gënjen, kur premton ndryshon dhe kur i besohet diçka tradhton". (Mutte­fekun alejhi)
Në rivajetet e Muslimit shtohet: "Edhe nëse agjëron, falet dhe mendon se është musliman".
373. Nga Abdull-llah bin Amr ibn El-Asi r.anhuma trans­me­tohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Personi tek i cili gjenden këto katër (cilësi) është hipokrit i vërtetë, kurse ai, tek i cili gjendet një prej tyre, ai posedon cilësi të hipokrizisë, derisa nuk e flak atë:
-kur i besohet diçka, tradhton;
-kur flet, gënjen;
-kur zotohet, mashtron
-kur grindet, tërbohet".
(Muttefekun alejhi)
374. Nga Xhabiri r.a.: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. më ka thënë: "Sikur të kishte ardhur pasuria e Bahre­jnit, unë do ta kisha dhënë këtë, këtë dhe këtë". Mirëpo pasuria nga Bahrejni nuk erdhi, derisa Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ndërroi jetë. Kur erdhi pasuria e Bahrejnit, Ebu Bekri ur­dhëroi që të kumtohet lajmi: "Kujt i ka premtuar Pej­gam­be­ri s.a.v.s. diçka, ose kujt i ka mbetur borxh, le të vijë te ne". Unë shkova te Ebu Bekri dhe i thashë: "Mua ma ka thënë i Dërguari i All-llahut këtë dhe këtë". Ebu Bekri i mori dy grushta plot nga ai thesar (pasuri), kur i numërova, ato ishin pesëqind. Ai më tha: "Merr dy herë aq!" (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Vërtet All-llahu nuk do ta ndryshojë gjendjen e një populli, derisa ai të mos e ndryshojë vetveten". (er-Ra'd:11)
All-llahu xh.sh. thotë:
"Dhe mos u bëni si ajo, e cila e prishi tjerrin e saj pasi ta ketë dredhur fort". (en-Nahl:92)
All-llahu xh.sh. prapë thotë:
"Dhe të mos jeni sikur ata të cilëve qysh më herët u është dhënë Libri. Atyre u është zgjatur koha, andaj zemrat e tyre janë bërë të ashpra". (el-Hadid:16)
All-llahu xh.sh. po ashtu thotë:
"Mirëpo, ata nuk kujdesen për këtë si duhet". (el-Hadid:27)
375. Abdull-llah ibn Amr ibn As r.anhuma thotë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. më ka thënë: "O Abdull-llah, mos u bëj si filani, i cili natën e shndërroi në namaz e pastaj e la edhe namazin e natës". (Mutte­fekun alejhi)
All-llahu xh.sh. thotë:
"Bëhu i butë ndaj besim­tarëve". (el-Hixhr:88)
All-llahu i Madhëruar gjithashtu thotë:
"Por, sikur të jeshë i ashpër dhe hijerëndë do të iknin prej rrethit tënd". (Ali Im­ran:159)
376. Ebu Dherri r.a. thotë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Asnjë punë të mirë mos e nënçmo, pra edhe atë që ta takosh mikun tënd me fytyrë të qeshur". (Muslimi)
377. Enesi r.a. tregon se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kur e thoshte një fjali, ai e përsëriste nga tri herë derisa të kuptohej prej tij. Ndërsa kur vinte në mesin e njerëzve, përshëndette me selam deri në tri herë. (Buhariu)
378. Aisheja r.a. thotë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. në fjalimin e vet ishte i qartë dhe çdokush që e dëgjonte e kuptonte". (Ebu Davudi)
379. Xherir ibni Abdil-lahi r.a. thotë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. në haxh-xhetul veda më ka thënë: "Kërko prej njerëzve që të të dëgjojnë". Pastaj tha: "Mos u kthe­ni pas meje në pabesimtarë (ku­ffarë), që njëri-tjetrit t'i më­sho­ni në qafë". (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillime të mira". (en-Nahl:125)
380. Muavije ibn El-Hakem Es-Sulemi r.a. thotë: "Derisa unë isha duke u falur me Pej­gam­be­rin s.a.v.s. një njeri prej të pranish­mëve teshëtiu dhe unë thashë: "Jerhamukell-llah" (All-llahu të mëshiroftë)! Njerëzit e pranishëm më shpuan me shikimet e tyre! Unë thashë me vete: "Medet për mua, nëna ime! Ç'keni, pse më shikoni?" Ata filluan t'i rrahin gjunjtë. Pasi i pashë se heshtën, unë më nuk bëra zë. Pasi që Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. u fal, - Betohem në prindët e mi se nuk kam parë këshillues më të mirë para dhe pas tij. Betohem në All-llahun se ai nuk më ka për­qeshur, nuk më ka fyer e as nuk më ka qortuar - ai tha: "Në këtë lutje (namazi), nuk lejohet kurrfarë të folurit prej fjalëve të njerëzve. Në këtë lutje ushtrohet vetëm tes­bihu, tekbiri si dhe leximi i Kur'anit, apo ashtu si ka thënë Pej­gam­be­ri" Unë pastaj thashë: "O i Dërguari i All-llahut, unë frik jam (ndarë) me xhahilijjetin, e All-llahu na e solli Is­lamin. Te ne ka njerëz të cilët shkojnë te fallxhorët!" Pej­gam­be­ri tha: "Po ti mos shko!" Unë pastaj i thashë: "Te ne ka njerëz të cilët qesin fall me shpezë!" Ai më tha: "Kjo është diç që ata e besojnë por ajo nuk do t'ua pret (të këqijat)". (Mus­limi)
381. Irbad ibni Sarije r.a. thotë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. na mbajti një këshillë prej së cilës u dridhën zemrat dhe lotuan sytë".
Ky hadith në tërësi është për­mendur në kaptinën për ruajtjen e sunnetit (me numër rendor 161). (Tirmidhiu thotë se është hadith hasen sahih)
Vërejtje e krahasuesit: Hadithi 161 i cekur më sipër është sipas radhitjes së origjinalit, përndryshe këtu do të duhej të ishte midis hadithit 112 dhe 113. Meqenëse teksti i hadithit mungon ne po e sjellim me sa vijon:
Nga Ebu Nexhih, Irbad ibni Sarije r.a. i cili thotë: I Dërguari i All-llahut na e mbajti një këshillë të prekshme prej së cilës u dridhën zemrat dhe lotuan sytë. Thamë: O i Dërguar i All-llahut sikur të ishte kjo këshillë lamtumirëse, andaj na lë porosi? -Tha: "Ju porosis t'i druani All-llahut, ta dëgjoni dhe t'i nënshroheni edhe nëse përpiqet t'u mashtrojë njeri. Ai që prej jush do të jetojë (më gjatë) do të shohë kundërshtime të shumta. Andaj ju përmbajuni sunnetit tim dhe sunnetit të hulefai rashidinëve të cilët u udhëzojnë ngase janë të udhëzuar. Shtrëngone atë (sunnetin) me dhëmballat tuaja e (mos e lëshoni). Ruanu nga shpikja e gjërave (në fe) ngase çdo shpikje është lajthim." (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe ky i fundit tha: Hadithi është hasen sahih)
Fjala në hadith me dhëmballat tuaja është shprehje artistike-simbolike e Pejgamberit alejhisselam e cila aspiron në fuqinë të cilën duhet përdorur për ta ruajtur sunnetin dhe në kujdesin që duhet patur ndaj tij. (Shënim i krahasuesit)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Kurse robtë e të Mëshirshmit janë ata, të cilët nëpër tokë ecin qetë, ndërsa kur u drejtohen injorantët, thonë: Paqe e qetësi!" (el-Furkan:63)
382. Aisheja r.a. thotë: "Unë asnjëherë nuk e kam parë të Dër­guarin e All-llahut të kapluar në të qeshur që t'i duket nofulla. Ai vetëm ka buzëqeshur". (Mutte­fekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Dhe kush madhëron tra­ditat e All-llahut, ajo është shenjë e zemrës fisnike". (el-Haxhxh:32)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"A të ka arritur rrëfimi për musafirët e nderuar të Ibra­himit. Kur hynë dhe thanë: 'Paqe!' Dhe ai tha: 'Paqe, o njerëz të panjohur!' Dhe ai shkoi pa u hetuar, ke familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur. Ua ofroi dhe u tha: 'A nuk e hani?'" (edh-Dharrijat:24-27)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Dhe populli i tij u vërsul tek ai - të cilët edhe më parë bënin vepra të turpshme. O populli im, tha ai, ja vajzat e mia, këto janë më të pastra për ju! Frikësojuni All-lla­hut dhe mos më turpëroni me musafirët e mi! Vallë a nuk paska prej jush asnjë njeri i mençur?" (Hud:78)
383. Ebu Hurejre r.a. thotë se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Kush beson në All-llahun dhe Ditën e fundit, le ta nderojë musafirin, dhe kush beson në All-llahun dhe Ditën e fundit, le t'i vizitojë të afërmit, dhe kush be­son në All-llahun dhe Ditën e fun­dit, le të flasë mirë ose le të hesht". (Muttefekun alejhi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Përgëzoi robërit e Mi, që dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të bukurën prej tyre". (ez-Zumer:17-18)
All-llahu xh.sh. prapë thotë:
"Zoti i tyre i përgëzon se do të jetë i mëshirshëm dhe mirëbërës dhe se do t'i dër­gojë në Xhennet ku do të kenë kënaqësi të vazhdueshme". (et-Tewbe: 21)
All-llahu xh.sh. thotë:
"Dhe ne e gëzuam me një djalosh të mirë". (es-Saf­fat:101)
All-llahu xh.sh. thotë:
"Edhe Ibrahimit i patën ardhur të deleguarit tanë me lajme të mira". (Hud:69)
All-llahu xh.sh. gjithashtu thotë:
"Kurse gruaja e tij rrinte në këmbë dhe ne e për­gëzuam me Is-hakun e pas Is-hakut dhe Jakupin". (Hud:71)
All-llahu xh.sh. prapë thotë:
"Dhe derisa ai lutej në tempull, në këmbë, engjëjt e thirrën: All-llahu ty të për­gëzoi me Jahjaun". (Ali Im­ran: 39)
All-llahu xh.sh. thotë:
"Dhe kur engjëjt i thanë: Oj Merjeme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet se emrin do ta ketë Mesih". (Ali Imran:45)
Ka edhe shumë ajete të tjera të njohura në këtë temë, ndërsa sa u përket haditheve:
384. Ebu Ibrahimi, i cili quhet edhe Ebu Muhammed dhe Ebu Muavije Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.a. thotë se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ka përgëzuar Hatixhen r.anha me një shtëpi në Xhennet prej marga­ritarëve, në të cilën nuk ka zhurmë, as monotoni e as lodhje. (Mutte­fekun alejhi)
385. Nga Ebu Musa El-Eshariu r.a., i cili mori abdest në shtëpinë e vet, pastaj doli nga shtëpia dhe tha: "Gjithsesi do ta shoqëroj Pej­gam­be­rin s.a.v.s. dhe do ta kaloj me të këtë ditë". Shkoi në xhami dhe pyeti për Pej­gam­be­rin s.a.v.s. Të pranishmit i thanë: "Shkoi atje!" Esh'ariu tha: "Unë dola prej xhamisë dhe shkova pas tij, duke pyetur për të, derisa arrita te pusi i Erisit. Aty qëndrova te dera, derisa Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kreu nevojën dhe mori abdest. Pastaj u ngrita afër tij, ndërsa ai ishte ulur te pusi i Erisit, qëndronte në me­sin e lartësisë së pusit, i kishte për­vjelur këmbët dhe i kishte lëshuar në pus. Unë e përshëndeta me selam, pastaj u ktheva dhe u ula te dera dhe thashë: "Vërtet sot do të jem portieri i Pej­gam­be­rit s.a.v.s". Pastaj arriti Ebu Bekri r.a. e shtyu derën dhe unë i thashë: "Kush është?" Tha: "Unë jam Ebu Bekri". Unë pastaj ia ktheva: "Prit pak!" Pastaj shkova te Pej­gam­be­ri s.a.v.s. dhe i thashë: "Ebu Bekri kërkon leje të hyjë!" Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "Lëre të hyjë dhe për­gëzoje se do të shkojë në Xhen­net!" Unë pastaj u ktheva te Ebu Bekri dhe i thashë: "Urdhëro, hyr! Pej­gam­be­ri s.a.v.s. të përgëzon me Xhennet. Ebu Bekri hyri dhe u ul në anën e djathtë të Pej­gam­be­rit s.a.v.s. në pjesën e sipërme të arkës së pusit dhe të dy këmbët i shtiu në pus, ashtu siç kishte vepruar i Dër­guari i All-llahut, dhe i përvoli teshat. Unë prapë u ktheva dhe u ula, dhe e lashë në shtëpi vëllain tim të marrë abdest dhe të vijë pas meje.
Atëherë kam thënë: "Nëse All-llahu xh.sh. i jep ndonjë të mirë (duke menduar në vëllain tim, i cili kishte mbetur në shtëpi duke marrë abdest), do t'i vijë".
Kur, dikush trokiti në derë, dhe unë pyeta: "Kush është?" Ai u përgjigj: "Umeri, i biri i Hattabit!" Unë i thashë: "Prit pak!" Pastaj shkova te Pej­gam­be­ri s.a.v.s., e përshëndeta me selam, pastaj i thashë: "Umeri kërkon të hyjë!" Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "Lëre dhe përgëzoje me Xhennet". Unë u ktheva te Umeri r.a. dhe i thashë: "Urdhëro, hyr! Pej­gam­be­ri s.a.v.s. të përgëzon me Xhennet". Ai hyri dhe u ul në anën e majtë të Pe­j­gam­be­rit s.a.v.s. në pjesën e epërme të pusit dhe i shtiu këmbët në të.
Pastaj unë u ktheva, u ula dhe thashë: "Nëse All-llahu ia dëshiron të mirën (mendon në vëllain e vet), do t'i vijë".
Atëherë dikush trokiti në derë. Unë prapë pyeta: "Kush është?" Ai u përgjigj: "Uthmani, i biri i Af­fanit". Unë iu përgjigja: "Prit pak!" Pastaj shkova te Pej­gam­be­ri s.a.v.s. dhe e lajmërova për ardhjen e Uthmanit. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "Lejo të hyjë dhe përgëzoje me Xhennet si dhe belanë e cila do t'i ndodhë". Unë u ktheva te Uth­mani dhe i thashë: "Urdhëro, Pej­gam­be­ri s.a.v.s. të përgëzon me Xhennet dhe belanë e cila do të ndodhë". Uthmani r.a. e gjeti pjesën e epërme të pusit të mbu­luar dhe u ul në anën tjetër të pusit".
Seid ibnu Musej-jeb thotë: "Ul­jen e këtyre e kam shpjeguar me varrezat e tyre". (Muttefekun ale­jhi)
Ebu Musa El-Esh'ariu në një ri­vajet shton: "Kur Uthmani mori vesh për lajmin e gëzuar për Xhennet, e falënderoi All-llahun xh.sh. e pastaj tha: "All-llahul Musteanu (All-llahu është Ai prej të cilit kërkoj ndihmë)".
386. Ibnu Shumaseta thotë: "Shkuam ta vizitojmë Amr ibnul Asin r.a. të shtrirë në shtratin e vdekjes, i cili qau shumë. Pastaj e ktheu fytyrën kah muri. I biri i tij filloi t'i flasë: "O babai im! A nuk të ka përgëzuar Pej­gam­be­ri s.a.v.s. me këtë dhe këtë?" Ai u kthye me fytyrë kah ne dhe tha: "Më e vlefshmja dhe ajo në të cilën llogarisim më së shumti është fjala e dëshmisë (shehadeti) se nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi s.a.v.s. është i Dër­guari i Tij. Unë vërtet kalova nëpër tri periudha: E konsideroja veten se isha armiku më i madh i Pe­j­gam­be­rit s.a.v.s., më dukej se askush nuk e urrente më shumë se unë, dhe në atë kohë nuk do të kishte për mua kënaqësi më të madhe veç ta mbytja Pej­gam­be­rin. Sikur të vdisja në atë gjendje, do të isha me siguri gjithmonë në Xhe­hennem. Mirëpo, kur All-llahu e vendosi Islamin në zemrën time, shkova te Pej­gam­be­ri dhe i thashë: "Shtrije dorën e djathtë që të beto­hem (zotohem)". Ai e shtriu dorën e tij të djathtë, ndërsa unë e tërhoqa dorën time. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "Ç'ke o Amr?" Unë pastaj i thashë: "Dua të të ku­shtëzoj!" Pej­gam­be­ri u përgjigj: "Kushtëzo ç'të duash!" Unë pastaj i thashë: "Dua që të më falen ga­bimet!" Pej­gam­be­ri tha: "A nuk e di se Islami rrënon (shlyen) çdo gjë që ka qenë më parë? A nuk e di ti se hixhreti rrënon çdo gjë që ka qenë më parë? A nuk e di se ha­xhxhi rrënon çdo gjë që ka qenë më parë?" Për mua atëherë nuk kishte njeri më të dashur se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. si dhe më të madh se ai në sytë e mi. Unë nuk munde­sha t'i ngop sytë me të për shkak të re­spektit që kisha ndaj tij. Sikur të më pyet sot dikush që ta përshkruaj, nuk do të mundesha ta bëj, për arsye se unë nuk i kam ngopur sytë e mi me të. Sikur të kisha vdekur në atë gjendje me siguri do të shpresoja që të jem prej xhennetlinjve.
Pastaj ishte periudha (e tretë), isha i ngarkuar në vende udhëhe­qëse me përgjegjësi (veli) dhe nuk e di gjendjen time si jam gjendur gjatë kësaj kohe. Për këtë kur të vdes, të mos më përcjell mua va­jtimi e as zjarri, ndërsa kur të më varrosni, hidheni mbi mua dheun nga pak, pastaj qëndroni rreth va­rrit tim aq sa të mund të prehet kur­bani dhe të copëtohet mishi i tij, që të heq mërzinë me ju derisa të shoh se me çka t'ju drejtohem të dërguarve të Krijuesit tim". (Mus­limi)
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Dhe Ibrahimi ua porositi këtë bijve të vet, si edhe Ja­kubi: 'O bijtë e mi, All-llahu ua ka zgjedhur fenë, assesi mos vdisni ndryshe, vetëm si muslimanë!' A ishit ju dëshmitarë (të pranishëm) kur i erdhi Jakubit momenti i vdekjes dhe u tha djemve të vet: 'Çka do të adhuroni pas meje?' Do të adhurojmë, i thanë ata, Zotin tënd dhe Zotin e të parëve të tu, Ibra­himit dhe Ismailit e Is-hakut, vetëm një Zot, dhe ne atij i jemi dorëzuar". (el-Bekare:132-133)
387. Ebu Sulejman Malik ibni El-Huvejrith r.a. thotë: "Shkuam te i Dërguari i All-llahut dhe të gjithë ne ishim të ri dhe të një mosheje. Te ai qëndruam njëzet net, ndërsa Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ishte i mëshir­shëm dhe i dashur. Ai mendoi se na ka marrë malli për familjet tona, andaj na pyeti kë kemi prej famil­jes e ne i treguam, pastaj ai tha: "Kthehuni te familjet tuaja dhe rrini me ta, mësoni dhe urdhëroni ata (në të mira) dhe faleni këtë namaz në këtë kohë dhe namazin tjetër në kohën tjetër. E kur të vijë koha e namazit, njëri prej jush le ta thërrasë ezanin e më i moshuari nga ju le të dalë imam". (Mutte­fekun alejhi)
Buhariu shton në një rivajet: "Faluni ashtu sikurse më keni parë duke u falur!"
388. Umer ibnu Hattabi r.a. thotë: "Kërkova leje prej Pej­gam­be­rit s.a.v.s. për kryerjen e Umres (vizita e Qabes jashtë kohës së haxhxhit), më lejoi dhe më tha: "Mos na harro o vëlla, nga lutjet e tua!" Ai e tha një fjalë e cila më gëzoi më tepër se sa të bëhej e tërë bota imja".
Në një rivajet tjetër Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Shoqërona neve, vëlla në lutjet tua!" (Këtë hadith e trans­me­tojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thotë se është hadith hasen sahih)
389. Enesi r.a. thotë: "Erdhi një njeri te Pej­gam­be­ri s.a.v.s. dhe tha: "Unë kam vendosur të udhëtoj, më përgatit me diçka". Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "All-llahu të përgatittë me devotshmëri (takvalluk)!" Njeriu prapë tha: "Shto diçka tjetër!". Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "Dhe t'i faltë mëkatet!". "Shto prapë!". I Dërguari i All-llahut tha: "Dhe ta lehtësoftë ty të mirën (ha­jrin), kudo që të jesh!" (Tirmidhiu thotë: hadith hasen)
All-llahu xh.sh. thotë:
"Dhe konsultohu me ta në punë!" (Ali Imran:159)
All-llahu xh.sh. thotë:
"Dhe ata konsultohen mes veti për punët e veta". (esh-Shurâ:35)
390. Xhabiri r.a. thotë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. na mësonte isti­haren (të kërkuarit e asaj që është më e mirë) në të gjitha gjërat, ashtu si­kurse na i mësonte suret e Kur'anit. Ai thotë: "Kur dikush prej jush dëshiron të bëjë diçka, le të falë dy rekate jashta farzit, pastaj le të thotë: "O Zoti im, Ty të drejtohem që të më orientosh me dijen Tënde për atë që është më mirë për mua. Ty të drejtohem që të më japish fuqi për kryerjen e punëve të mira, me fuqinë Tënde, kërkoj dhuntinë Tënde të pa­kufishme, Ti je i Gjithëfuqishëm, ndërsa unë nuk kam fuqi, Ti je Ai që posedon dituri, ndërsa unë nuk di dhe Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zoti im, nëse sipas dijenisë Tënde, kjo punë është e mirë (hajr) për mua, për fenë time, jetën time si dhe për përfundimin tim - ose të thotë: Për këtë jetën time kalimtare dhe për jetën e ardhshme të am­shueshme - atëherë Ti më ndihmo në këtë punën time, lehtësoma mua dhe bëre atë të begatshme. Po, nëse në dijeninë Tënde e di se kjo punë për mua është e dëmshme (sherr), në fenë time, në jetën time dhe në përfundimin tim - ose të thotë: Në këtë jetë timen si dhe jetën e ardhshme të përhershme - atëherë largoje atë prej meje dhe më largo mua nga ajo. Më cakto mua të mirën (hajrin) kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të".
Transmetuesi thotë se lutësi pastaj e emiton dëshirën e vet. (Buhariu)
391. Xhabiri r.a. thotë: "Në ditën e Bajramit, Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ndërronte drejtimin e kthimit të vet". (Buhariu)
Ky hadith do të thotë se i Dërguari i All-llahut shkonte në një rrugë, ndërsa kthehej në shtëpi nga një rrugë tjetër.
392. Nga Ibnu Umeri r.anhuma tregohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. (në Medine) shkonte rrugës "Tarikush-shexhere", ndërsa kthehej rrugës Muarrese "Tarikul-muarres". Kur hynte në Mekke, hynte grykës së sipërme, ndërsa dilte grykës së poshtme. (Muttefekun alejhi)
Është e njohur se është mustehab t'u jepet përparësi organeve të djathta në të gjitha punët e nder­shme si: abdesti, gusli, tejemmumi, veshja e rrobave, mbathja e këpucëve, teshave të brendshme, hyrja në xhami, përdorimi i misva­kut (brushës së dhëmbëve), prerja e thonjve, shkurtimi i mustaqeve, mënjanimi i qimeve nga vendet e mbuluara të trupit, qethja e flokëve, dhënia e selamit në namaz, në ushqim e pije, për­shëndetje, kapjen e Haxheri Esve­dit, daljen nga nevojtorja, për çdo marrje dhe dhënie etj.
Është mustehab t'u jepet për­parësi organeve të majta në punët e kundërta me ato që i përmendëm si: pështyerja në të majtë, hyrja në nevojtore, dalja nga xhamia, zbathja e këpucëve, teshave të brendshme, rrobave, gjatë istin­xhait (pastrimit të organeve të ne­vojës së madhe dhe të vogël), si dhe të gjitha punëve të papastra.
All-llahu i Madhëruar thotë:
"Ai të cilit do t'i jepet libri në dorën e djathtë të tij, do të thotë: 'Ja, lexomani librin tim!'" (el-Hâkka:19)
All-llahu xh.sh. thotë:
"Dhe ata të djathtët, e çka di ti se kush janë të djathtët? Po të majtët, kush janë të majtët" (el-Vakia:8-9)
393. Aisheja r.anha thotë: "Pe­j­gam­be­rit s.a.v.s. i pëlqente për­dorimi i pjesëve të djathta të trupit në të gjitha çështjet e tij: në gjërat e pastra, ecje si dhe në mbathje". (Muttefekun alejhi)
394. Aisheja r.anha thotë: "Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. e përdorte dorën e djathtë për gjërat e pastra dhe ush­qim, ndërsa dorën e majtë e për­dorte për nevojën e tij dhe për gjërat që ishin të papastra". (Muttefekun alejhi)
395. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Kur të mbatheni, filloni me të djathtën tuaj, ndërsa kur të zbatheni, filloni me të majtën, le të jetë e djathta e para që mbathet dhe e mbrama që zbathet". (Muttefekun alejhi)
396. Nga Hafseja r.anha tregohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. përdorte dorën e djathtë për ushqim, pije dhe veshje, ndërsa dorën e majtë për gjërat e tjera. (Ebu Davudi dhe të tjerët)
397. Nga Ebu Hurejre r.a. trego­het se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Kur të visheni dhe kur të merrni abdest, filloni me të djathtat tuaja". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, hadith sahih)
398. Nga Aisheja r.anha tregohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Kur dikush prej jush fillon të hajë, le ta përmendë emrin e All-llahut të Madhëruar, por nëse ha­rron ta përmend në fillim të ngrënies, atëherë le të thotë: "Me emër të All-llahut në fillim dhe në mbarim të ushqimit (Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu)". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen)
399. Xhabiri r.a. thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: "Kur një njeri hyn në shtëpinë e vet dhe e përmend em­rin e All-llahut xh.sh. para se të hyjë, si dhe para se të hajë, atëherë shejtani do t'u thotë shokëve të vet: "Këtu nuk keni as të ndenjur e as ushqim". Ndërsa kur një njeri hyn në shtëpinë e vet, por nuk e përmend emrin e All-lla­hut xh.sh. para se të hyjë, atëherë shejtani thotë: "Keni gjetur vend për të ndenjur dhe ushqim". Ndërsa kur njeriu nuk e përmend emrin e All-llahut xh.sh. para se të hajë, atëherë shejtani u thotë shokëve të vet: "Keni gjetur të ndenjur dhe ush­qim". (Muslimi)
400. Hudhejfeja r.a. thotë: "Ne, kur prezentonim në ushqim së bashku me të Dërguarin e All-lla­hut, nuk e zgjatnim dorën në ush­qim para se t'ia fillonte Pej­gam­be­ri s.a.v.s. Njëherë ishim duke ngrënë së bashku me Pej­gam­be­rin s.a.v.s. dhe erdhi një shërbëtore (xharije), sikur e shtyrë nga di­kush, erdhi dhe deshi ta vërë dorën e saj në ushqim, por Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e kapi për dore. Pastaj erdhi një beduin (malësor), sikur i shtyrë nga dikush, edhe këtë Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e kapi për dore e pastaj tha: "Vërtet, shejtanit i lejohet të hajë në ushqim nëse në të nuk është përmendur emri i All-llahut. She­jtani ka ardhur me këtë shërbëtore që t'i lejohet të hajë përmes saj, andaj e kapa për dore (e pengova), pastaj shejtani erdhi me këtë beduin, që t'i lejohet të hajë përmes tij andaj edhe këtë e kapa për dore. Pasha Atë, në dorën e të cilit është shpirti im, dora e tij (shejtanit) ishte në dorën time nëpërmjet duarve të tyre (shërbëtores dhe beduinit)". Pastaj i Dërguari i All-llahut e përmendi emrin e All-llahut të Madhëruar". (Muslimi)
401. Umejje bin Mahshia Es-Sa­habiu r.a. thotë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ishte ulur dhe një njeri pranë tij hante e i cili nuk e kishte përmendur em­rin e All-llahut saqë nga ushqimi i tij kishte mbetur vetëm një kafshatë. Kur e afroi te goja tha: "Bis­mil-lahi evvelehu ve ahirehu". (Me emër të All-llahut në fillim dhe në përfundim të ushqimit). Pej­gam­be­ri s.a.v.s. qeshi, pastaj tha: "She­jtani hante vazhdimisht me të, por kur e përmendi emrin e All-llahut, e volli gjithë atë që e kishte në barkun e vet". (Ebu Davudi dhe Nesaiu)
402. Nga Aisheja r.anha thuhet: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ishte duke ngrënë ushqim me gjashtë shokët e vet. Erdhi një beduin dhe e hëngri ushqimin me dy kafshata. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. u tha shokëve të vet: "Ja pra ky sikur ta kishte emërtuar (me bismil-lah) do t'u kishte mjaftuar edhe juve (ushqimi i tij)". (Tirmidhiu thotë: hadith hasen sahih)
403. Nga Ebu Umame r.a. bëhet e ditur se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kur e çonte sofrën e vet, thoshte: "Falënderimi i qoftë All-llahut, falënderim i plotë i mirë dhe i bekuar në të (ushqim), i cili nuk na ka bërë të panevojshëm, të braktisur e të pavarur nga Ai. Ai është Zoti ynë!" (Buhariu)
404. Nga Ebu Hurejre r.a. thu­het: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. asnjëherë nuk ka përmendur të meta në asnjë ushqim, nëse i ka ardhur i shijshëm e ka ngrënë, e nëse nuk e ka pëlqyer e ka lënë". (Muttefekun alejhi)
405. Nga Xhabiri r.a. tregohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kërkoi nga fa­milja e vet t'i sjellin për ushqim erëza, por ata i thanë: "Nuk kemi asgjë tjetër përveç uthullës". Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. atëherë kërkoi uthull, pastaj filloi të hajë duke thënë: "Sa erëz e mirë është uthulla, sa erëz e mirë është uthulla!" (Muslimi)
406. Ebu Mes'ud El-Bedriu r.a. thotë: "Një njeri e ftoi Pej­gam­be­rin s.a.v.s. në një ziafet, të cilin e kishte përgatitur për të dhe për katër të tjerë, kështu që Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ishte prej atyre të pestëve i pesti, por i ishte bashkangjitur edhe një njeri gjatë rrugës për në ziafet. Kur arritëm te dera e të zotit të ziafetit, Pej­gam­be­ri s.a.v.s. i tha: "Ky na është bashkangjitur gjatë rrugës, pra nëse e lejon edhe këtë lejoje, e nëse jo, atëherë ky le të kthehet!" Atëherë i zoti i shtëpisë tha: "Gjithsesi unë e lejoj, o i Dër­guari i All-llahut (që të jetë së bashku me ne në ziafet)". (Mutte­fekun alejhi)
407. Umer ibnu Ebi Selem r.anhuma thotë: "Isha fëmijë dhe nën mbikëqyrjen e Pej­gam­be­rit s.a.v.s. në shtëpinë e tij. Njëherë, para se t'ia fillojmë ushqimit, zgjata dorën në një enë të ush­qimit, por Pej­gam­be­ri s.a.v.s. më tha: "Djalosh, thuaj 'Bismil-lah', përmende emrin e All-llahut, ha me dorën e djathtë dhe ha para vetes". (Muttefekun alejhi)
408. Seleme ibni Ekva r.a. tre­gon se një njeri ka ngrënë te Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. me dorën e majtë, e i Dërguari i All-llahut i tha: "Ha me dorën e djathtë!" Ai tha: "Nuk mundem!" Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "Si nuk mundesh! Nuk e pengoi asgjë përveç mendjemadhësisë!" Pas kësaj, njeriu nuk e afroi dorën e majtë te goja". (Muslimi)
409. Xhebelete bin Suhajm thotë: "Një vit të urisë kam ngrënë hurma me Ibnu Zubejrin. Pranë nesh kaloi Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma e ne ishim duke ngrënë hurma, ndërsa ai na tha: "Mos i hani nga dy hurma menjëherë, sepse Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka ndaluar që të hahen nga dy hurma përnjëherë", pastaj thotë: "Përveç nëse njeriu ia lejon vëllait të vet ngrënien e dy hurmave menjëhe­rë". (Muttefekun alejhi)
410. Abdull-llah ibn Busr r.a. thotë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. kishte një enë që quhej "El-garrau", të cilën e çonin katër persona (sini apo sofër). Pasi që as-habët e fal­nin namazin e paradrekës (Salatu-d-Duha) e binin sofrën e madhe (me përshesh me valë) dhe uleshin të pranishmit rreth saj. Kur ishte numri i madh, atëherë Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ulej në gjunj (që të ulen sa më shumë). Një beduin, i cili e kishte vërejtur, pyeti: "Çfarë ulje është kjo?" Pej­gam­be­ri s.a.v.s. u përgjigj: "Vërtet All-llahu mua më ka bërë rob të ndershëm e nuk më ka bërë tiran kokëfortë". Pastaj tha: "Hani prej skajit të enës dhe lene mesin e saj që të keni bereqet në ushqim!" (Ebu Davudi)
411. Enesi r.a. thotë: "E kam parë Pej­gam­be­rin s.a.v.s. të ulur në pjesën e mbrapme të trupit duke ngrënë hurma". (Muslimi)
Preferohet ngrënia me tre gishta dhe lëpirja e gishtërinjve me yn­dyrë, ndërsa është mekruh (nuk preferohet) fërkimi i tyre para ngjyerjes, është mustehab që të fshihet ena, gjithashtu mustehab është marrja dhe ngrënia e kaf­shatës që të bie nga sofra, si dhe lejohet fshirja e tyre me ushqim tjetër.
412. Xhabiri r.a. tregon se Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. ka urdhëruar lëpirjen e gishtërinjve si dhe lëpirjen e enës dhe ka thënë: "Ju nuk e dini se në cilin ushqim gje­n­det bereqeti". (Muslimi)
413. Xhabiri r.a. tregon se Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Nëse dikujt prej jush i bie kafshata e bu­kës, le ta marrë dhe le ta pastrojë nëse në të ka ndonjë send, pastaj le ta hajë, e mos t'ia lejë atë she­jtanit. Kur ta kryejë ushqimin, mos t'i fshijë gishtërinjtë me faculetë derisa të mos i lëpijë, sepse nuk e di se në cilin ushqim është bere­qeti". (Muslimi)
414. Enesi r.a. thotë: "Pej­gam­be­ri s.a.v.s. hante ushqim, i lëpinte gishtërinjtë e vet tri herë dhe thoshte: "Nëse bie ndonjë kafshatë e juaj duhet marrë atë dhe duhet pastruar nëse në të ka diçka, dhe duhet ngrënë e të mos i lihet she­jtanit". Ai na urdhëroi që ta fshi­jmë tepsinë dhe tha: "Ju nuk e dini se në cilin ushqim tuajin është bereqeti". (Muslimi)
415. Nga Seid ibni El-Harith tregohet se e ka pyetur Xhabirin r.a. rreth prishjes së abdestit me prekjen e ushqimit që e ka kapë zjarri, me ç'rast ai u përgjigj: "Jo! Vërtet ne në kohën e Pej­gam­be­rit s.a.v.s. nuk gjenim ushqim të tillë, vetëm në raste të rralla, por edhe sikur të gjenim, ne në atë kohë nuk kishim faculeta, përveç skajeve të teshave të duarve dhe këmbëve tona. Pastaj faleshim dhe nuk me­rrnim abdest". (Buhariu)
Mustehab është që para pijes të mënjanohet çdo send që ka rënë, e sidomos ajo e cila është e dëm­shme apo infektuese, edhe nëse kjo kërkon fryerje në enë, apo nga ana e jashtme e enës. Mustehab është që të mbahet dora e djathtë para pijes.
416. Nga Enesi r.a. tregohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. merrte frymë kur pinte ujë nga tri herë. (Mutte­fekun alejhi)
Merrte frymë jashtë enës së ujit. Transmetuesi nuk e ka përmendur shkakun.
417. Nga Ibni Abbasi r.anhuma tregohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Mos pini përnjëherësht ashtu siç pijnë kafshët, por pini me dy ose me tre (gllënjka) së bashku. Përmendni emrin e All-llahut kur të filloni dhe falënderoni All-lla­hun kur ta përfundoni (pirjen)". (Tirmidhiu, hadith hasen)
418. Nga Ebu Katade tregohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ka ndaluar frymëmarrjen në enë (d.m.th. të lëshuarit e frymës në enë sh.k.). (Muttefekun alejhi)
419. Nga Sehl ibni Sa'd r.a. tre­gohet se Pej­gam­be­rit s.a.v.s. i ki­shin sjellur diçka për të pirë, piu prej saj, por në anën e djathtë kishte një djalosh, ndërsa në anën e majtë ishin disa njerëz të moshuar, e i Dërguari i All-llahut i tha djaloshit: "A më lejon mua që së pari t'u jap këtyre?" Djaloshi u përgjigj: "Jo, për All-llahun, unë askujt nuk i jap përparësi në atë që më takon prej teje". Pej­gam­be­ri s.a.v.s. me dorën e vet i dha të pijë".
Ky djalosh ishte ibni Abbasi (Muttefekun alejhi)
Mekruh është pirja nga ena e mbyllur, sikurse kanë qenë ibrikët, nga gryka e tyre, natyrisht se ky mekruh është mekruh tenzihi e jo tahrimi.
420. Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet: "I Dërguari i All-lla­hut ndaloi kthimin e grykës së enëve për pije". (Fjala është për enë për pije prej lëkure, kur gryka e saj kthehet ashtu që pjesa e brendshme të dalë jasht). (Mutte­fekun alejhi)
421. Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ka ndaluar fryerjen në ujë. Një njeri ka thënë: "Qimen të cilën e shoh në enë?" Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "Derdhe atë!" Njeriu tha: "Unë nuk ngopem me një frymëmarrje". Pej­gam­be­ri s.a.v.s. tha: "Largoje atëherë enën nga goja jote (dhe merr frymë)!" (Tir­midhiu, hadith hasen)
422. Ibni Abbasi r.a. thotë: "I dhash ujë Pej­gam­be­rit s.a.v.s. prej Zemzemit dhe ai piu duke qën­druar në këmbë". (Muttefekun alejhi)
423. Enesi r.a. tregon se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka ndaluar që njeriu të pijë ujë në këmbë. Katade thotë: "E pyetëm Enesin: 'E ngrënia e ushqimit?'" Enesi u përgjigj: "Ajo është edhe më e keqe dhe më e shëmtueshme!" (Muslimi)
Në një rivajet të Muslimit thuhet se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e ka qortuar dhe e ka ndaluar pirjen në këmbë.
424. Ebu Hurejre r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Asnjëri prej jush të mos pijë në këmbë, e nëse harron, le ta kthejë". (Muslimi)
425. Ebu Katade r.a. thotë se Pej­gam­be­ri s.a.v.s. ka thënë: "Ai që i shërben njerëzit në pije, pin i fundit". (Tirmidhiu thotë: hadith hasen sahih)
Lejohet pirja nga të gjitha enët e pastra, përveç enëve të arta dhe të argjendta. Lejohet pirja e ujit nga burimi pa e përdorur enën ose dorën e vet. Ndalohet përdorimi i enës së artë dhe të argjendtë në pije dhe ushqim si dhe në të gjitha përdorimet tjera.
426. Abdull-llah ibni Zejdi r.a. thotë: "Na erdhi Pej­gam­be­ri s.a.v.s. e i qitëm ujë në një enë bakri dhe ai mori abdest". (Mus­limi)
427. Xhabiri r.a. thotë se Pe­j­gam­be­ri s.a.v.s. ka shkuar te një njeri prej Ensarëve dhe me të ishte një shok i tij. Pej­gam­be­ri s.a.v.s. i tha zotit të shtëpisë, ensariut: "Nëse ke ujë prej mbrëmë në kirbe (kirbe është enë prej lëkure për ujë që i ngjan janxhikut), e nëse jo, ne do të pimë ujë nga burimi, ( uji që ka qëndruar në kirbe është më i fto­htë)". (Buhariu)
Mustehab është veshja e rrobave të bardha, por lejohet veshja e ngjyrës së kuqe, të gjelbër, të verdhë, të zezë. Lejohet që rrobat të jenë prej pambukut, lirit, fijeve të leshit si dhe të materieve të tjera, përveç mëndafshit.
All-llahu i Madhëruar thotë:
"O djemtë e Ademit! Ju kemi dhënë rroba që t'i mbuloni vendet tuaja të turpshme dhe veshje për zbukurim, mirëpo rrobat e devotshmërisë janë më të mi­rat. Ato janë disa argumente të All-llahut që ndoshta të mblidhni mend". (el-A'raf:26)
All-llahu i Madhëruar prapë thotë:
"U jap edhe veshje që ju mbron nga të nxehtit, ju jap parzmore që t'ju mbrojnë në luftë". (en-Nahl:81)

Post a Comment

0 Comments