Advertisement

Responsive Advertisement

NAMAZI, PËR KOHËN QË "TA MERR", TË DHURON QETËSI SHPIRTËRORE

 

NAMAZI, PËR KOHËN QË "TA MERR", TË DHURON QETËSI SHPIRTËRORE

Shejh Muhamed Mutevel-li esh-Sha'ëravi, thotë:
"Në shiqim të parë, namazi që falet pesë herë në ditë, duket se të merr ca kohë për çdo ditë, por në fakt, të dhuron qetësi shpirtërore. Po ashtu, nëse namazi falet si duhet dhe me nënshtrim të plotë ndaj Allahut të Madhërishëm, të dhuron kënaqësi dhe bindje përtej asaj që mund të imagjinojë njeriu. I Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, thoshte:”O Bilal, na relakso me namaz”
Asnjëherë mos thuaj se nuk kam hapësirë që të falem, ngase Allahu i Madhërishëm, nuk e ngarkon robin e Vet me diçka që s’ka mundësi ta bën. Nëse kthehemi në jetën e përditshme, do të shohim se punëdhënësi ua ndanë punët punëtorëve të tij, duke e llogaritur që të mund t'i kryejn brenda kohës së punës. Nëse njeriu vepron kështu, atëherë çka mendoni për Zotin e Madhërishëm që na ka krijuar? Ky është shembull përafrues, edhe pse Allahut të Madhërishëm i takon shembulli më i lartë." (Meusuatu-l-ehadith el-kudsijje, vëll.I, f.31)

prej arabishtes: Bashkim Aliu

Post a Comment

0 Comments