Njeriu është qenia më e përsosur e krijuar nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i zgjedhur si zëvendës, kalif në tokë.
Kjo përkryerje e krijimit të Allahut në shembullin e njeriut është konfirmuar në Kur’an: “Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” (41:53).
Në këtë mënyrë, Mëshiruesi na drejton që të mendojmë për argumentet që ekzistojnë rreth nesh dhe brenda nesh që të bindemi për ekzistencën e Allahut të Madhërishëm dhe për urtësinë e krijimit të Tij.
Këtu do të përmendim disa fakte interesante për zemrën e njeriut.
Zemra e njeriut është një mrekulli e përsosmërisë së krijimit të Zotit që është vërtetuar nga mjekësia moderne.
Ja sa punon zemra e njeriut, pa ndonjë ndikim të vullnetshëm nga personi të cilit i përket kjo zemër:
70 rrahje / minutë
4200 rrahje / orë
100 800 rrahje / ditë
705 600 / javë
36 792 000 / vit
500 000 000 / 13,5 vjet
1 000 000 000 / 27 vjet
2 649 024 000 / 72 vjet
Zemra pompon gjak përmes enëve të gjakut, gjatësia e të cilave arrin gati 100 000 kilometra! Kujtojmë se perimetri i Tokës është 40 000 kilometra.
Sasia e gjakut që zemra pompon në minutë është rreth 5,7 litra, 342 litra në orë, 8 208 litra në ditë. Nga kjo mund të shohim se zemra dhe puna e saj është një bekim i madh nga Zoti i botërave, prandaj le të themi "falënderimet i takojnë Allahut për të gjitha begatitë".
0 Comments