TI VETËM MËSO, SE DO TË VIJË KOHA KUR DO TË TË KËRKOJNË ME FENER
Kjo rini, është domethënëse, do të thosha periudha më domethënëse e jetës sonë, sepse nga pranvera, nga mbjellja në pranverë varet vjeshta. Nëse shfrytëzohet pranvera dhe farat hidhen në tokë, mund të shpresojmë për fryte në vjeshtë dhe për dimër të qetë e paqësor. Nëse rinia humbet, nëse ajo kohë kalon në asgjë, çfarë mund të shpresojmë në jetë dhe në çfarë lloj ardhmërie mund të shkojmë?
Për të qenë gati për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje, është rasti që t'i kujtojmë udhëzimet dhe këshillat e fesë sonë, të cilat na inkurajojnë që të jemi aktivë, të studiojmë dhe të punojmë, në mënyrë që t'i sjellim lumturi dhe përparim vetes, shoqërisë dhe umetit. . Allahu i Plotfuqishëm me fjalët e para drejtuar Pejgamberit, kurse nëpërmjet tij edhe njerëzimit, ka urdhëruar që të mësojmë, dhe atë në emër të Zotit që krijon. Na ka urdhëruar që të fitojmë dituri, jo vetëm për një pagë më të mirë dhe një jetë më të rehatshme, por për të qenë besimtarë më të mirë dhe më të qëndrueshëm në rrugën e Allahut. Allahu i Plotfuqishëm këtë e shpjegon në këtë ajet: “... Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dietarët...” (Fatir 28), pastaj në pyetjen: “... A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë...” (ez-Zumer, 9) dhe në premtimin: “... Allahu do t’i ngrejë në shkallë të lartë ata midis jush që besojnë dhe që u është dhënë dija...” (Muxhadele 11)
Pejgamberi personalisht, si me shembull praktik ashtu edhe me fjalë, vazhdimisht i inkurajonte njerëzit që të përparonin, që të mësonin dhe që të garonin për të mirë. Në Mekë, në shtëpinë e Erkamit, që në fillim të Shpalljes, ai ua mësoi sahabëve fenë dhe rregullat e saj. Mësimi i fesë dhe njohja e rregullave të saj është e rëndësishme, është shumë e rëndësishme, sepse feja është aty për hir të të dy botëve. Ajo na e rregullon jetën tonë këtu me rregulla dhe na çon drejt shpëtimit. Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Kujt ia dëshiron Allahu i Plotfuqishëm të mirën, ia mundëson ta kuptojë fenë.” (Muttefekun alejhi). Në Medine, Pejgamberi (a.s.) hapi një shkollë në divanin e xhamisë, ku pasuesit e tij e mësuan jo vetëm fenë, por të gjitha shkencat. Ajo ishte një shkollë në të cilën edhe të zënët robër (të burgosurit) në Bedër ishin mësues të saj. Muslimani është i obliguar, siç e dimë nga hadithi, të mësojë nga të gjithë dhe kudo. Ja, ai hadithi është ky: "Mençuria, dituria, është gjëja e humbur e muslimanit dhe kudo që e gjen, ai e merr atë.“ (Muslimi) „Diturinë duhet shkuar për ta kërkuar edhe në Kinë!", ka thënë Pejgamberi (a.s.) dhe e ka urdhëruar çdo musliman dhe muslimane që ta kërkojë diturinë." Ai na mësoi se shkollimi është urdhër i Allahut.
Shkenca, dija, na mundëson t'i shfrytëzojmë në mënyrë të drejt burimet e kësaj bote; ajo na forcon dhe nuk na lejon t'i robërohemi askujt përveç Krijuesit. Kaq shumë këmbëngulje për shkollim dhe kaq shumë lavdërime për diturinë dhe dijetarët në burimet e fesë sonë, janë në mënyrë që umeti të jetë ai që duhet të jetë, bashkësia më e mirë e njerëzve që promovon të mirën, kurse largon nga e keqja.
Tani që viti i ri shkollor ka filluar, ky është një rast, një rast i shkëlqyeshëm, që të shikojmë përreth nesh dhe të shohim se të tjerët ende po na menaxhojnë, po i menaxhojnë burimet tona, kurse pasuesit e Pejgamberit shpesh derdhin gjak për llogari të atyre të tjerëve. Ju, djem dhe vajza, ju, të rinj dhe të reja, nuk mund të shkoni t'i zgjidhni krizat e refugjatëve, nuk mund ta ndaloni gjenocidin në Gaza, nuk mund të kujdeseni për mijëra emigrantë, nuk mund t'i zgjidhni konfliktet botërore, nuk mund të ndikoni në çmimin e ushqimit dhe të energjisë në botë, por duhet ta dini se obligim i juaji ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, është që ta merrni librin, t'i përvisheni punës dhe të jeni të mirë në çdo gjë, nëse është e mundur, të jeni më të mirët.
Krahas kënaqësisë së kësaj bote, në fitimin e diturisë ka edhe shpërblim për botën tjetër. Ajo duhet të na motivojë dhe të na drejtojë drejt librit dhe shkollës. Ju djem dhe vajza, ju të rinj dhe të reja, dëgjoni se çfarë premton Pejgamberi (a.s.) nëse libri do të jetë miku juaj dhe, nëse shkolla do të jetë vendi ku shkoni me gëzim. Ai (Alejhisselami) thotë: “Kush merr rrugën për të kërkuar dituri, Allahu ia lehtëson rrugën për në Xhenet, dhe me të vërtet edhe melekët i shtrijnë flatrat e tyre për kërkuesin e dijes nga kënaqësia se çfarë bën ai, dhe se për dijetarin kërkon falje çfarë ka në qiell dhe në Tokë, derisa edhe peshku në ujë, dhe, edhe milingona në strehën e saj, kërkojnë falje për njeriun e ditur. Përparësia e besimtarit të ditur ndaj adhuruesit të paditur është sikurse përparësia ime ndaj ndonjërit prej jush. Dijetarët janë trashëgues të pejgamberëve, ndërsa pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi as dinar e as dërhem, por kanë lënë trashëgim diturinë, andaj kush e merr atë, ai ka marrë më të mirën.” (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Ne besojmë dhe e dimë se Pejgamberi e flet të vërtetën. Ne jemi plotësisht të bindur se do të përgjigjemi për rininë tonë, si e kemi shpenzuar dhe në çfarë e kemi shpenzuar. Për besimtarin nuk ka vend për dëshpërim, padisponim dhe pashpresë.
Ne besojmë dhe e dimë se Pejgamberi e flet të vërtetën. Ne jemi plotësisht të bindur se do të përgjigjemi për rininë tonë, si e kemi shpenzuar dhe në çfarë e kemi shpenzuar. Për besimtarin nuk ka vend për dëshpërim, padisponim dhe pashpresë.
Besimtari nuk guxon të mendojë se ai nuk është i vlefshëm, se nuk mund të bëjë asgjë dhe se nuk mund të ndryshojë asgjë. Askush nuk guxon të lejojë që dikush tjetër të kujdeset për të dhe të presë që dikush t'ia zgjidhë problemet e tij. Edhe në mes nesh, ka të rinj që mendojnë pikërisht kështu, dhe për dështimin e tyre i fajësojnë të tjerët. Rrugëdaljen e shohin te largimi, tek ikja nga vendlindja dhe nga atdheu. Duhet ditur se besimtari e ka për obligim të ikë nga përtacia dhe plogështia, e ka për detyrë që të ikë nga pritja, nga pritjet e pafundme për zgjidhje dhe nga shpresa e vazhdueshme për kohë më të mira. “Mund të vijnë kohë më të mira, por vetëm kjo kohë është e imja”, ka thënë Zhan Poll Sartri. Ne nuk e kemi zgjedhur kohën dhe jemi të detyruar që ta japim maksimumin në këtë kohë, të bëjmë më së shumti që mundemi. Arsimi ofron siguri. Të gjithë e duan njeriun e shkolluar. (...) Arsimi ofron lumturi në të dyja botët, nëse fitohet në emër të Allahut. Të gjithë e duan dhe kanë nevojë për personin e arsimuar dhe të mençur.
Prandaj, në fillim të vitit të ri shkollor, i bëjmë thirrje shtetit që të kujdeset më shumë për arsimin, të kujdeset më shumë dhe më mirë për ata që i edukojnë dhe mësojnë fëmijët tanë, sepse ata janë më të rëndësishmit në shoqërinë tonë. A nuk është thënë në një proverb: “Kush nuk investon në shkolla, do të investojë në burgje.“
Prandaj u bëjmë thirrje prindërve që në fillim të vitit të ri shkollor të kujdesen për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre, sepse atyre nuk mund t'u lihet asgjë më e mirë as më e vlefshme se sa edukimi.
Prandaj u bëjmë thirrje prindërve që në fillim të vitit të ri shkollor të kujdesen për rritjen dhe edukimin e fëmijëve të tyre, sepse atyre nuk mund t'u lihet asgjë më e mirë as më e vlefshme se sa edukimi.
Në fillim të vitit të ri shkollor, u bëjmë thirrje fëmijëve tanë, djemve dhe vajzave tona, që t'i kapin librat, të mësojnë dhe të edukohen. Këtë prej tyre e pret atdheu ynë, populli ynë, dëshmorët tanë, por edhe vetë atyre arsimi do t'u sjellë mirësi. Një fjalë e urtë thotë: „Ti vetëm mëso, se do të vijë koha kur do të të kërkojnë me fener!“
O Allahu i Plotfuqishëm, na ndihmo në çdo të mirë! Amin.
O Allahu i Plotfuqishëm, na ndihmo në çdo të mirë! Amin.
Hatib: Izet-ef. Čamdžić
Përshtati në shqip: Miftar Ajdini
(Islampress)
0 Comments