Përgjigjja: Disa analiza i ka paraqitur Kur’ani në paraqitjen e tregimit në suretu Jusuf: “Jusufi dhe vëllai i tij po janë më të dashur te baba i ynë se sa te ne, ndërsa ne jemi grup i fuqishëm”. Pra, dashuria në një person ndikon që te të tjerët të rezultojë nyja e të metës. Kjo nyje ndikon pastaj që ai njeri të paraqitet i palogjikshëm, joparimor e jonjerëzor. Për këtë arsye, kur e kanë dëgjuar vëllezërit e Jusufit se Jusufi dhe vëllai i tij janë më të dashurit te baba i tyre, kanë filluar të mendojnë që të çlirohen nga ajo dashuri, sipas mënyrës së tyre, duke thënë “ne jemi grup i fuqishëm”. Ata sikur të kishin kuptuar pak, do të kishin ditur të bënin një dallim në mes të dashurisë dhe fuqisë së tyre, sepse ai (Jusufi) ka qenë i vogël, e ju mos vendosni dhe mos krahasoni simpatinë dhe dashurinë ndaj tij me simpatinë dhe dashurinë ndaj jush, sepse ju e keni kaluar fazën, në të cilën bën dobi dhembshuria dhe dashuria. Çdo njëri prej nesh i do më të vegjëlit. Pse? Sepse ai me moshën e tij, në krahasim me vëllezërit tjerë, është më i vogli, e ai, për shkak të paaftësisë së tij, ka nevojë për më shumë dashuri. Sikur ta kuptonin vëllezërit e mëdhenj këtë raport, nuk do ta kishin akuzuar babain e tyre dhe nuk do ta kishin marrë si shkak për ta urrejtur vëllain e tyre të vogël. Jusufi dhe vëllai i tij po janë më të dashur te vëllai ynë, ndërsa ne jemi grup i fuqishëm. Pra, ju kemi thënë “ju jeni grup” që do të thotë shoqëri e fortë dhe fuqishme, e pra nuk paskemi nevojë për ledhatim e dhembshuri dhe për atë dashuri. Pas kësaj çka ka ndodhur? Ndodhi ajo çka ka ndodhur. Kanë thënë “Vriteni Jusufin”. Mirëpo, pos kësaj është paraqitur ndjenja shpirtërore, na paraqitet elementi i të mirës, kur të mendohet e keqja, dhe elementi i të keqes, kur të mendohet për të mirë. Ata djem të pejgamberit, është e vërtetë se janë të reflektuar prej ndjenjave njerëzore, kanë filluar ta dëmtojnë Jusufin. Mirëpo, shikoni, planifikimi i dëmtimit ka arritur në shkallën e maksimumit apo të minimumit, pasi që është reflektuar dukuria e dashurisë së prindit te Jusufi më e madhe se te ata. Ka filluar propozimi i parë, i cili ka qenë: “Hidheni në fund të ndonjë pusi, e pastaj do ta marrë atë ndonjë karvan udhëtarësh”. Pra, të menduarit menjëherë ka reflektuar, kur kanë thënë “ose të hidhet në ndonjë vend (qytet) tjetër. Pra, ata kanë lëshuar pe prej idesë së mbytjes “që dashuria e babait të kthehet te ju”. Pas kësaj dhe pas arsyetimeve ka ardhur faza e ekzekutimit: “Hidheni në fund të ndonjë pusi, e pastaj do ta marrë ndonjë karvan udhëtarësh”.
Kjo tregon që nëse mendohet e mira, kur kihet për qëllim e keqja, e keqja nuk ngritet shumë, por zbret poshtë. Pasi që kanë menduar për ta mbytur, kanë menduar për ta dërguar në një vend të largët, e pastaj kanë menduar që ta hedhin në një pus që ta marrë ndonjë karvan njerëzish. Pra, është zbutur çështja. Për këtë arsye, kur dikush thotë: Vëllezërit e Jusufit kanë qenë kështu e ashtu, kanë menduar për të keqen kriminale. Ne u kundërpërgjigjemi: Kanë menduar keq, sepse i ka përfshirë pluhuri i të keqes, por pastaj te ta ka reflektuar arsyeja. Shikoni se a ka arritur ajo shkallë e të keqes në vepër kriminale, të mbytjes, apo kanë zbritur në minimumin e dëmtimit. Kjo natyrshmëri tregon se kanë pasur mirësi në zemrat e tyre. Ajo çka tregon këtë është se nyja, e cila lidhet te njeriu, çfarëdo qoftë ajo nyje, ka reflektim të veçantë në ndjenja, përqëndrohet në zemër, e mbizotëron dhe e kontrollon atë, e pastaj sjelljet nuk mund të kontrollohen, pasi që mendja e tij është e mpirë (dehur). Shikoni, pasi që Jusufi është bërë ministër i ekonomisë, bujqësisë dhe i financave, kanë shkuar vëllezërit te ai. E, Jusufi, për ta ndalur për vete vëllain e tij, i vë në grackë; çka kanë thënë ata? “Nëse ka vjedhur, edhe më parë, poashtu, vëllai i tij ka vjedhur”. Ende ka vazhduar esenca, pra reflektimi i brendshëm. Për këtë arsye kur islami parashtron rrugën e edukimit në mes të fëmijëve, e paraqet barazimin në mes tyre, ose në mes të nxënësve, ose në mes të edukimit të një grupi njerëzish. Po, mund të jetë që disa të duhen, e disa të tjerë mos të duhen, mirëpo në çështjen e edukimit duhet të jenë të barabartë. Mirëpo, këtë lloj të edukimit e quajmë që dikush ka dhunti të veçantë nga Lart dhe ne i marrim të paaftit e i ngritim në nivelin e atyre, të cilëve u është dhënë dhunti e veçantë. Për këtë arsye nxënësit dallohen nga njëri- tjetri. ALLAHU E DI MË SË MIRI.
–Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi
Përktheu: Dr. Musli Vërbani
Shkëputur nga “Fetva”
0 Comments