Nëna po përgatiste darkën në kuzhinë, kur papritmas erdhi djali i saj me një letër në dorë. Djali në këtë letër kishte shkruar kështu:
Për prerjen e barit: 5.00 $
Për pastrimin e dhomës në këtë javë: 1.00 $
Për shkuarjen në dyqan për ty: 0.50 $
Kujdesja për vëllaun tim të vogël derisa ishit jashtë shtëpisë 0.25 $
Hudhja e mbeturinave: 1.00 $
Marrja e informacioneve: 5.00 $
Mbledhja dhe pastrimi i oborrit me grabujë: 2.00 $
Gjithësej: 14.75 $
Hmm…
Nëna e tij e dëgjonte djalin e saj me vëmendje. Me shumë vëmendje besa!!
Në atë çast, djali e pa nënën e tij duke menduar!? Pastaj, ajo (nëna) mori një laps, e ktheu fletën në anën e kundërt dhe shkroi:
Për nëntë muaj unë të mbajta ty derisa rriteshe brenda meje: Asnjë dollar!!!
Për të gjitha netët që qëndrova me ty, të mjekova dhe u luta për ty. Asnjë dollar!!!
Për të gjitha mundimet dhe lotët që ke shkaktuar gjatë viteve. Asnjë dollar!!!
Për të gjitha netët që ishin plot frikë dhe brengat për të cilat e dija se do të kalonin. Asnjë dollar!
Për lodrat, ushqimin, rrobat e madje edhe fshirja e hundës tënde: Asnjë dollar!!!
Biri im! Kur t’i mbledhësh, çmimi i dashurisë sime është: Asnjë dollar!!!
Me të përfunduar leximin, në sytë e djalit shpërtheu një vullkan lotësh dhe iu drejtua nënës së tij:
“Nënë, unë të dua ty”.
Përktheu: Safet Pllana
0 Comments