Në fetva thuhet se muslimanët e kanë haram (të ndaluar) pirjen e nargjilesë. Kryetari i këtij Komiteti prof. Emeritus. dr. Abdul Shukur Husin tha se muslimanëve në të njëjtën kohë u ndalohet edhe shërbimi i pirjes së nargjilesë si dhe të gjithë aktivitetet që kanë të bëjnë me të.
Pas konsultimit me ekspertët e mjekësisë nga Ministria e shëndetësisë dhe studimin e argumenteve mjekësore dhe shkencore nga vendi dhe jashtë mbi dëmin e nargjilesë, Këshilli vendosi t’ua ndaloj muslimanëve pirjen e nargjilesë”, qëndron në njoftimin zyrtarë. Abdul Shukur sqaroi se nargjiletë kanë një efekt shumë të dëmshëm në shëndetin e individëve si dhe në zhvillimin ekonomik nacional, po në të njëjtën kohë është i dëmshëm edhe për formimin e gjeneratave të reja.
“Padyshim që nargjile është e dëmshme për shëndetin, një aktivitet shpenzues dhe i përbuzur të cilën të gjithë muslimanët duhet t’i shmangen”, thotë Abdul Shukur.
-zeriislam,2013.
0 Comments