Advertisement

Responsive Advertisement

Historia e tre pleqve

 

Historia e tre pleqve

Fehd b. Muhammed el Hamdan

Me të dale në oborr e zonja e shtëpisë pa tre pleq tek prisnin ulur. Nuk i njohu fare...
Edhe pse nuk po ju njoh, mendja ma thotë se jeni të uritur, andaj, urdhëroni hyni brenda që të hani diç!-iu tha ajo.
Moj zonjë, a e ke burrin këtu?- e pyeten.
Jo, është jashtë- u përgjigj.
Atëherë nuk mund të hyjmë- thanë, dhe vazhduan qëndrimin në oborr.
Në mbrëmje kur burri u kthye, gruaja e informoi për rastin.
Shko dhe thirri që të hyjnë brenda- i tha burri.
Gruaja doli t’i thërras por pa se ata prapë refuzuan ani pse me një arsyetim tjetër.
Ne nuk hyjmë së bashku, patjetër se duhet të zgjidhni vetëm njërin prej nesh- thanë ata.
Pë perse?!- pyeti me habi.
Po, foli njëri prej tyre, ngase ky e ka emrin “pasuri” duke aluduar në njërin prej shokëve të tij, ky e ka emrin “sukses’ duke aluduar të dytin kurse unë e kam emrin “dashuri.” Tash – vazhdoi plaku- shko dhe konsultohu me burrin se kë doni për konak sonte!
Gruaja me vrap hyri brenda dhe i tregoi burrit, të cilin e kaploi gëzimi. Ah çfarë mirësie! Meqenëse qenka puna kështu, atëherë ta thërrasim “pasurinë”! Thirre le të hyjë brenda që ta mbush shtëpinë tonë me pasuri.
Gruaja nuk pajtoi.
Zotëria im, sikur ta thërrisnim “suksesin”- propozoi ajo!
Reja, e cila gjendej në një qoshe të dhomës dhe që po vështronte me shumë vëmendje këtë bisedë dhe propozimet e bëra, nxitoi e tha: A nuk është më mirë te thërrasim dashurinë që shtëpia të jetë e mbushur plot me dashuri?
Atëherë do ta marrim propozimin e resë sonë – tha burri dhe urdhëroi gruan: Dil e thirre dashurinë! Le të jete ai mysafiri ynë!
Gruaja doli dhe pyeti: Cili prej jush ishte “dashuria”? Të lutem, eja brenda që të jesh mysafiri ynë! U ngrit “dashuria” në këmbë kur ja pas tij u ngritën edhe “pasuria” dhe “suksesi”.
Gruaja mbeti e shtangur në vend nga habia.
Më falni – iu drejtua gruaja “pasurisë” dhe “suksesit”-, por unë thirra vetëm “dashurinë”, përse vini dhe ju?!
Po ta thirrje – filluan të sqarojnë dy pleqtë- ndonjërin prej ne të dyve, atëherë sigurisht se dy të tjerë do të privoheshin nga konaku juaj, por meqë ftove “dashurinë”, atëherë ne nuk i ndahemi atij kurrë. Kudo që të ndodhet “dashuria”, sigurisht, ndodhemi edhe ne aty. Kudo që ka dashuri ka edhe pasuri dhe sukses...

Sa begati e madhe që është dashuria!
Mjerisht, domethënia e saj është tkurrur aq shumë saqë si fjalë aludon një turp, që ne nuk është dashur ta lejojmë të përkufizohet në të.
Begatia e dashurisë për hire të Allahut vërtetë është madhështore! Dashuria, e cila po “pushtoi” zemrën ndërron analet e jetës dhe, rrjedhimisht, çdo gjëje i jep kuptim...
Zemra e besimtarit bart dashurinë për tërë njerëzimin, madje edhe për botën shtazore dhe inorganike, ja, Muhammedi, alejhi’s selam, sjell para nesh shembullin më ideal të mundshëm të një zemre të mbushur dashuri.


Prekjet e dashurisë

Shkrimtari i njohur Xhemal Madi thotë: Dobitë e shumta të prekjes së dashurisë na janë sqaruar, e ndoshta në mësimin profetik, në vijim, nxitet për realizimin e një prekjeje të tille. Kur qe pyetur për mënyrën e sjelljes së besimtarit kur të takohet me besimtarin, me ç’rast pati refuzuar opsionin e përqafimit, ai, duke aluduar në këtë, pati ofruar alternativën e përshëndetjes dorë për dore, me çka pason shkundja e mëkateve.
Atëherë përse të largohen njerëzit kur ata kanë nevojë shumë për njëri tjetrin. Përse kur adresë përafrimi dhe bashkimi e kësaj prekjeje reciproke është motoja: unë jam ti dhe ti je unë! Me këtë gjest, kjo dashuri mbetet e ruajtur!
Meditoje thënien e Ibni Omerit: Më mori -kapi- i dërguari i Allahut për krahësh...
Pejgamberi, alejhi’s selam prekjen e kishte si një mjet për të tërhequr vëmendjen, ndjenjat dhe tërë qenien e njeriut. Seid b. Mual-la rrëfen se ai kishte qenë duke falur namaz në xhami ndërsa Pejgamberi, alejhi’s selam e kishte thirrur. Seidi nuk iu përgjigj. Posa e kreu namazin, shkoi tek Pejgamberi, alejhi’s selam dhe i tregoi se kur e thirri kishte qenë në namaz. Pejgamberi, alejhi’s selam i tregoi se kur ta thërret ai, duhet t’i përgjigjet, pa marrë parasysh se ku është. A nuk ka thënë Allahu:
“اسْتَجِيبُوا لِلَّهِ وَلِلرَّسُولِ إِذَا دَعَاكُمْ لِمَا يُحْيِيكُمْ
... përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë...”el-Enfalë, 24.
Pastaj i tha: Para se të dalësh prej xhamisë, do ta mësoj një kaptinë që është më e madhja ne Kur’an!
Pastaj -vazhdon Seidi rrëfimin- më mori për dore dhe kur bëmë të dalim nga xhamia, i thashë: A nuk më premtove se do të ma mësosh kaptinën më të madhe në Kur’an?
Po, ajo është: Elhamdulilahi Rabbi’l alemine (kaptina e el-Fatihasë). Ajo është shtatëshja e përsëritur dhe Kur’ani që më është dhënë mua.
Meditoje thënien e Seidit: “...më mori për dore..”dhe lëvizjen e gjuhës së tij për sqarime për pyetjen e parashtruar...


Dashuria e Pejgamberit, alejhi’s selam për gratë e tij

Pejgamberi, alejhi’s selam shkëmbente me gratë e tij dashuri dhe sinqeritet, dhe raportet me to i kishte të ndërtuara pikërisht mbi këtë bazë. Kur Amr b. Asi e pyeti se kë e donte më së shumti, Pejgamberi, alejhi’s selam nuk u turpërua ta dëgjonin njerëzit por tha: Aisheja.
Jo vetëm kaq, dashurinë për gra e ruante për kohë të gjatë, qoftë edhe pas vdekjes së tyre. Kur Aisheja u përpoq të zbulonte pozitën që kishte Hatixheja, gruaja e tij që kishte ndërruar jetë në të gjallë të tij, madje herët, për shkak se zakonisht e përmendte për të mirë, ai tha: Më besoi kur të tjerët më mohuan, më vërtetoi kur të tjerët më përgënjeshtruan, më ndihmoi me pasuri kur njerëzit më privuan, dhe prej saj Allahu më dhuroi një fëmijë! (Ahmedi)
Ky është një mësim i madh për burrat të cilët harrojnë sakrificat e grave të tyre apo injorojnë ato.


Dashuria e tij për fëmijë

Kur Akre’ b. Habis et Temimijj pa Pejgamberin, alejhi’s selam duke puthur dhe përqafuar Hasanin dhe Husejnin, u çudit dhe tha: Unë kam dhjetë djem por kurrë asnjërin prej tyre nuk e kam puthur! Pejgamberi, alejhi’s selam ia ktheu: “”Ai qe nuk mëshiron, nuk mëshirohet!” (Buhariu)



Burimi: www.islamlight.net
Përshtati në shqip: Sedat Islami
12/9/2010

Post a Comment

0 Comments