Advertisement

Responsive Advertisement

Hadithet që flasin rreth Kur’anit

 

Hadithet që flasin rreth Kur’anit

Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga: "Besimi në librat e Zotit"


Hadithet që flasin rreth Kur’anit


Muhamedi a.s. ka thënë:


“Lexoni Kur’anin se vërtet ai do t’i bëjë shefaat në ditë e kijametit lexuesit të tij”. (MUSLIMI)


Ai i cili e lexon Kur’anin ka shpërblim të shumëfishtë, ai është më i miri, pse gjuha e tij e pastër e lexon fjalën e Zotit. Për këtë thotë Muhamedi a.s.:


“Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve”. (BUHARIU)


Ai i cili e këndon Kur’anin me përkujdesje, me precizitet, ka shkallë të lartë, mirëpo edhe ai i cili mundohet të lexojë me precizitet shpërblehet.


Në një hadith thotë Muhamedi a.s.:

“Ai i cili e këndon Kur’anin me shkathtësi dhe precizitet, ai do të jetë me melaqet e dalluara fisnike, ndërsa ai i cili e këndon Kur’anin dhe angazhohet ta këndojë mirë dhe gjen vështirësi do të shpërblehet”. (MUTEFIKUN ALEJHI)

Post a Comment

0 Comments