Advertisement

Responsive Advertisement

Çështja e Ref'ul-Jedejn - 42 Argumente në favor të medhhebit hanefij

 

Çështja e Ref'ul-Jedejn - 42 Argumente në favor të medhhebit hanefij

Hyrje


Në këtë artikull do t’u sjellim katërdhjetë e dy (42) argumente sahih për çështjen e mosngritjes së duarve në medh’hebin hanefi. Ky artikull është një riprodhim i një broshure të mrekullueshme e shkruar nga Mexhlis'ul-Ulema` i Afrikës Jugore.

Argumentet e transmetuara

Edhe pse Medhhebi Hanefi posedon edhe dëshmi racionale për qëndrimin e tij në lidhje me Refa’ Jedein, kjo broshurë diskuton vetëm dëshmitë e transmetuara (naql) në të cilat është i bazuar praktika e Hanefijve për mos-zbatimin e Refa’ Jedein-it. Baza primare e të gjitha veprimeve të ibadeteve janë dëshmitë e transmetuara, e jo dëshmitë racionale. Dëshmitë racionale sillen vetëm si provë shtesë për të forcuar një argument.

HADITHET E SEJJIDINA RESULULLAHUT Salallahu alejhi ve alihi ve Selem



Dëshmia 1

Uthman ibn Ebi Shejbeh - Weki’ - Sufjan - Asim (Ibn Kuleib) - Abdurrahman ibn Esved - Alkameh, thotë: Abdullah ibn Mes’udi (radijallahu anhu) tha:

‘A dëshironi t’ua fali namazin e Pejgamberit të Zotit (Salallahu alejhi we Selem)?”

Alkameh tha: ‘Dhe pastaj ai (Ibn Mes’udi) e fali namazin dhe nuk i ngriti duart përpos një herë.’ (Ebu Davudi)


Dëshmia 2

Hasan ibn Ali - Muaviju - Halid ibn Amr ibn Seid - Ebu Huzejfeh. Ata thanë se Sufjani na ka transmetuar me të njëjtin sened (siç është përmendur në Dëshminë nr. 1 sipër). Ai thotë:

‘Ai (Ibn Mes’udi) i ngrinte duart në fillim vetëm një herë.” Disa transmetues thonë: 'një herë’. (Ebu Davudi)


Dëshmia 3

Hamadi - Wekiu - Sufjan - Asim ibn Kulaib - Abdurrahman ibn El Eswed - Alkameh i cili thotë: ‘Abdullah Ibn Mes’udi (radijallahu anhu) ka thënë:

“A dëshironi t’ua fali juve namazin e Pejgamberit të Zotit (Salallahu alejhi we Selem)?’

Ai (Ibn Mes’udi) pastaj fali namazin dhe nuk i ngriti duart përpos në fillim një herë.’

Tirmidhiu po ashtu shton në lidhje me këtë se po ashtu është edhe transmetimi i Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu): Tirmidhiu thotë:

“Hadithi i Ibn Mes’udit është Hasen.

Ky (qëndrimi i Ibn Mes’udit) është po ashtu qëndrimi i shumë Ulemave nga Sahabët e Resulullahut (Salallahu alejhi we Selem) dhe Tabi’inëve. Ky është po ashtu qëndrimi i Sufjanit dhe Ehli-Kufes (d.m.th. Ulemasë së Kufës).”


Dëshmia 4

Mahmud ibn Geilan el-Mervezi - Wekiu - Sufjani - Asim ibn Kulaib - Abdurrahman ibn el-Eswed - Alkameh - Abdullah (Ibn Mes’udi): “Vërtetë ai tha:

‘A dëshironi t’ua fali juve namazin e Pejgamberit të Zotit (Salallahu alejhi we Selem)?’

Ai pastaj e fali namazin dhe nuk i ngriti duart e tij pos njëherë.” (Nesaiu)


Dëshmia 5

Wekiu - Sufjani - Asim ibn Kulaib - Abdurrahman ibn el-Eswed - Alkameh said: “Ibn Mes’udi (radijallahu anhu) tha:

'A dëshironi t’ua fali juve namazin e Pejgamberit të Zotit (Salallahu alejhi we Selem)?’

Ai pastaj e fali namazin dhe nuk i ngriti duart përpos një herë.” (Ahmedi në Musnedin e tij)


Dëshmia 6

Suweid ibn Nasr - Abdullah ibn el-Mubarek - Sufjan - Asim ibn Kuleib - Abdurrahman ibn el-Eswed - Alkameh - Abdullah (Ibn Mes’udi radijallahu anhu) ka thënë:

“A dëshironi t’iu informoj (tregoj) për namazin e të Dërguarit të Allahut (Salallahu alejhi we Selem)?”

Alkameh tha: “Ai (Ibn Mes’udi) pastaj u ngrit dhe së pari i ngriti duart e tij. Pas kësaj nuk e përsëriti asnjëherë.” (Nesaiu)


Dëshmia 7

Wekiu - Sufjani - Asim ibn Kuleib - Abdurrahman ibn el-Eswed - Alkameh - Abdullah Ibn Mes’udi (radijallahu anhu) ka thënë:

"A t’iu tregoj për namazin e të Dërguarit (Salallahu alejhi we Selem)?"

"Ai pastaj (fali namazin) dhe nuk u ngriti duart përpos një herë." (Ebu Bekr ibn Ebi Shejbeh në Musenefin e tij)


Dëshmia 8

Ebu Uthman Seid ibn Muhamed ibn Ahmed el-Henat dhe Abdul Wehab ibn Isa ibn Ebi Hejjeh - (të dytë nga) – Is’hak ibn Ebi Israil Muhamed ibn Xhebir - Hamad - Ibrahim - Alkameh - Abdullah (Ibn Mes’udi - radijallahu anhu) tha:

“Unë kam falur namaz me Pejgamberin (Salallahu alejhi we Selem), me Ebu Bekrin dhe me Omerin (radijallahu anhuma). Ata nuk i kanë ngritur duart përpos në tekbirit e parë në fillim të namazit.” (Darekutni)

Ibn Adi po ashtu e transmeton hadithin e mësipërm me senedin e tij.


Dëshmia 9

Ibn Ebi Davud - Nu’aim ibn Hamad - Wekiu - Sufjan - Asim ibn Kulaib - Abdurrahman ibn el-Eswed - Alkameh - Abdullah (Ibn Mes’udi - radijallahu anhu) transmeton që Pejgamberi (Salallahu alejhi we Selem) i ngrinte duart e tij në tekbirit e tij të parë. Ai pastaj nuk e përsëriste më atë. (Tahaviu - Sherhi Me’anil Athar)


Dëshmia 10

Muhamed ibn Nu’man - Jahja ibn Jahja - Wekiu – Sufjan transmeton tekstin e njëjtë (në numrin 9) me të njëjtin zinxhir. (Tahaviu - Sherhi Me-anil Athar)


Dëshmia 11

Ebu Bekrah - Muamel - Sufjan transmeton nga Mugireh që thotë:

“I kam transmetuar Ibrahimit hadithin e Veilit, që ai (Veili) e ka parë Pejgamberin (s.a.v.s.) t’i ngrinte duart kur ai fillonte namazin, kur bënte ruku dhe kur u ngrinte kokën nga rukuja’.

Ibrahimi tha: “Nëse është ashtu që Veili e ka parë atë njëherë t’i ngrejë, atëherë (mbaje në mend që) Abdullahu (Ibn Mes’udi) e ka parë atë (Pejgamberin - Salallahu alejhi we Selem) pesëdhjetë herë që s’e ka bërë këtë.” (Tahaviu - Sherhi Me’anil Athar)


Dëshmia 12

Ahmed ibn Ebi Davud - Museddidi - Halid ibn Abdullah - Husein Amr ibn Murreh i cili thotë:

“Unë hyra në Mesxhidin e Hadhre Meut dhe e pashë Atkameh ibn Veil-in duke transmetuar nga babai i tij që Pejgamberi (Salallahu alejhi we Selem) i ngrinte duart para rukusë dhe pas rukusë’. Unë ia transmetova Ibrahimit, i cili u inatos dhe tha: ‘Veili (radijallahu anhu) e ka parë atë. (Ndërsa) Ibn Mes’udi (radijallahu anhu) dhe shokët e tij nuk e kanë parë?? (Pejgamberin dukë mos bërë një gjë të tillë)?” (Tahaviu – Me’anil Athar)


Dëshmia 13

Shokët e Ebu Hanifes kanë thënë:

“Ebu Hanife ka thënë që Hamadi transmeton nga Ibrahimi i cili transmeton nga Alkameh dhe eI-Eswedi nga Abdullah Ibn Mes’udi (radijallahu anhu) ‘Vërtetë Pejgamberi (Salallahu alejhi we Selem) nuk i ngrinte duart e tij përpos në fillim të Namazit, dhe pastaj nuk e përsëriste më. (Shokët e Mesanidit të Imam Ebu Hanifes)

Shumë muhadith të tjerë kanë transmetuar ngjashëm në trajtesat, përmbledhjet dhe librat e tyre.

Disa prej senedeve (zinxhirëve të transmetimit) të hadithit të lbn Mes’udit (radijallahu anhu) janë xhejjid (të shkëlqyeshëm) sipas kushteve të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit.

Disa prej këtyre sendeve janë Hasen. Është e vlefshme të përdoret si argument një Hadith Hasen. Sipas disa senedeve të hadithit të lbn Mes’udit (radijallahu anhu), Hafiz Ibn Hazm, Darekutni, Ibnul Katani dhe të tjerët e kanë deklaruar Hadithin (e Ibn Mes’udit) sahih (autentik). Hafiz Ibn Haxheri vjen në këtë përfundim në veprën e tij Telhis në Tahrixhin e Zeilasë në Hidajeh.”

Në një sened Sahih të këtij Hadithi në Musnedin e Ebu Bekr ibn Ebi Sheibes janë pesë transmetues përveç Abdullah Ibn Mes’udit (radijallahu anhu), që dmth, Wekiu, Sufjani, Asim ibn Kuleib, Abdurrahman ibn el-Eswed dhe Alkameh. Fjalët në vijim janë komentet e autoriteteve të Hadithit në lidhje me statusin e këtyre pesë transmetuesve:

- Wekiu

Hafiz Ibn Haxheri thotë në Tehzibut Tehzib: “Weki ibn el-Xherrah ibn Melih, është transmetues Kufi. Ai është i njohur si Ebu Sufjan. Ai transmeton nga babai i tij dhe nga Ismail ibn Halid, Eimen bin Wail, Ibn Hetn dhe prej shumë të tjerëve. Djemtë e tij, Sufjani, Meli’ dhe Ujeineh transmetuan nga ai. Mësuesi i tij është Sufjan Theuriu, dy djemtë e Ebi Sheibes, Ebu Hethemeh dhe Humeidi.

Abdullah ibn Ahmed ibn Hambel transmeton nga babai i tij që ka thënë: ‘Unë nuk kam parë njeri më të ditur se dhe njeri me memorie më të fortë se sa Wekiu.’”

Ahmed ibn Sehl ibn Behr transmeton nga Imam Ahmed që ka thënë:

“Wekiu ka qenë Imami i muslimanëve në kohën e tij.”

Ibn Ma’ini ka thënë: “Unë nuk kam parë person më të mirë sesa Wekiu.”

Sipas Mulla Ali el-Kariut, Wekiu ishte prej transmetuesve të rangut më të lartë të Buhariut. Ai ishte prej Tabi-Tabi’inëve. Imam Ahmedi ka thënë që ai preferon Wekiun mbi to Jahja ibn Seid. Ai klasifikoi Wekiun si muhadith të madh dhe të drejtë. Të gjithë transmetuesit e Siha’ Sittah transmetojnë nga Wekiu.


Sufjan ibn Seid ibn Mesruk Theuri Kufi

Sipas Mulla Ali el-Kariut në veprën e tij Tezkireh, Sufjani ishte Imami i Muslimanëve dhe Dëshmia e Allahut. Cilësitë e tij të shkëlqyera janë të panumërta. Në kohën e tij ai ishte ekspert në Fikh, Ixhtihad në Fikh, Hadith dhe degë tjera të diturisë. Devotshmëria dhe kompetenca e tij është pranuar nga të gjithë autoritet (kompetent) në Islam. Ai po ashtu ishte prej Tabi Tabi’inëve.

Ebu Asim ka thënë: ‘Sufjani ishte Emirul Mu’minin në Hadith.’ Dijetarë dhe muhadithë të shumtë të shquar kanë lavdëruar cilësitë e çmuara të Sufjanit.

Të gjithë transmetuesit e Siha’ Sittah transmetojnë nga Sufjani.


Asim ibn Kuleib

Mulla Ali el-Kariu thotë në lidhje me Asimin:

“Ai është Suduk (jashtëzakonisht i sinqertë), Thikah (transmetues i besueshëm dhe autoritativ).”

Jahja ibn Main dhe Nesaiu kanë dëshmuar vërtetësinë dhe kompetencën tij në hadith. Ibn Katan el-Magribi dhe Ibn Ham janë të njohur në fushën e hadithit. Ata janë tejmase të kujdesshëm në vlerësimin e transmetuesve. Të dy kanë dëshmuar vërtetësinë e Asim Bin Kuleib. Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Tirmidhiu transmetojnë hadithet e tij.


Abdurrahman ibn el-Eswed

Mullah Ali El-Kariu thotë në veprën e tij Tezkireh që Abdurrahmani është në mesin e tabiinëve të ndershëm. Praktika e tij e përditshme ishte 700 rekate namaz nafile. Salaat. Ai falte namazin e jacisë dhe sabahut me një abdest. Ai ishte personifikim për ibadetin.

Në Tehzibut Tehzib, Hafiz thotë:

“Abdurrahman ibn el-Eswed ka marrë hadithe nga xhaxhai i tij, Alkameh ibn Kais. Asim ibn Kuleib dhe të tjerë transmetojnë nga Abdurrahman el-Eswed. Ibn Ma’in, Nesaiu, Axheli, Ibn Harash dhe Ibn Hibani e kanë deklaruar atë Thikah (transmetues të besueshëm dhe autentik). Transmetuesit e Sihah Sittah transmetojnë nga ai.


Alkameh ibn Kais

Sipas Mulla Ali el-Kariut në veprën Tezkireh, Alkameh ishte tabi i vjetër. Ai transmeton hadithe nga Abdullah Ibn Mes’udi dhe Sahabij të tjerë (radijallahu anhum). Ekziston konsensus i ulemasë për madhështinë e tij. Ibrahim Nekha’i thotë:

“Alkameh i ngjante Abdullah Ibn Mes’udit (radijallahu anhu).”

Përpos Ibn Maxhes të gjithë muhadithët e tjerët transmetojnë hadithet e tij. Ai është prej gjeneratës së dytë të Muhadithëve.

Integriteti dhe autoriteti i këtyre pesë transmetuesve të famshëm është i paprekshëm. Prandaj, senedi i Hadithit në Musnedin e Ebu Bekr ibn Ebi Sheibes është sahih sipas kritereve të Buhariut dhe Muslimit. Ngjashëm, Senedi i Ebu Davudit është Sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Në senedin e Ebu Davudit është një transmetues shtesë, Uthman ibn Ebi Sheibeh, prej të cilit transmetojnë të gjithë përpiluesit e Sihah Sitta, përveç Tirmidhiut.

Senedi i hadithit të Tirmidhiut është Sahih sipas kushteve të Muslimit.

Senedi i Nesaiut është po ashtu sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit sepse në këtë sened vetëm Mahmud ibn Geilan është shtuar tek Ibn Ebi Sheibeh. Përpos Ebu Davudit përpiluesit e tjerë të Sihah Sittah transmetojnë hadithe nga ai (Mahmud ibn Geilani).

Ngjashëm senedi i Imam Ebu Hanifes në lidhje me Hadithin e Ibn Mes’udit (radijallahu anhu) është Sahih sepse të gjithë transmetuesit përpos Hamad ibn Ebi Sulejman janë të besueshëm (thiqah) sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit. Përpos Buhariut, Muslimi dhe muhadith të tjerë transmetojnë nga Hamad ibn Ebi Suleiman. Prandaj, senedi i tij është sahih sipas kushteve të Muslimit.

Hadithi i Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu) po ashtu konfirmon që Resulullahu (Salallahu alejhi we Selem) i ka ngritur duart vetëm një herë gjatë kohës së tekbirit fillestar. Hadithi i tij është transmetuar nga Abdurrezakut, Ahmedi, Ebu Davudi, Ibn Ebi Sheibeh, Tahaviu, Dare Kutni dhe të tjerë.


Dëshmia 14

Abdurrazaku - Ibn Ujeineh – Jezidi - Abdurrahman ibn Ebi Leila - Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu) ka thënë:

“Kur Pejgamberi (Salallahu alejhi we Selem) recitonte tekbirin , ai i ngrinte duart deri kur i shihnim gishtërinjtë e tij afër veshëve të tij. Pas kësaj, ai nuk e përsëriste më këtë gjatë Namazit.” (Xhamii Abdurrezak)


Dëshmia 15

Imam Ahmed -Husheim - Jezid ibn Ebi Zijad - Abdurrahman ibn Ebi Leila - Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu) ka thënë:

“Kur Pejgamberi (Salallahu alejhi we Selem) thoshte tekbirit, ai i ngrite duart deri sa ne mund t’i shihnim gishtërinjtë e tij afër veshëve të tij. Pastaj ai nuk e përsëriste (ngritjen e duarve) në atë namaz.” (Musnedi i Ahmed ibn Hambelit)


Dëshmia 16

Ebu Davudi - Muhamed ibn Sebah el-Bezar - Sherik- Jezid ibn Ebi Zijad - Abdurrahman ibn Ebi Leila - Bera’ (radijallahu anhu) ka thënë:

"Vërtetë, Pejgamberi (Salallahu alejhi we Selem) i ngrinte duart e tij afër veshëve të tij kur e fillonte (niste) namazin, dhe pastaj nuk e përsëriste më (atë – ngritjen e duarve).” (Ebu Davudi)


Dëshmia 17

Ebu Davudi - Husein ibn Abdurrahman - Wekiu - Ibn Ebi Leila – vëllau i tij Isa - Hekemi - Abdurrahman ibn Ebi Leila - Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu) ka thënë:

“Unë e kam parë Resulullahun (Salallahu alejhi we Selem) t’i ngrinte duart e tij kur e fillonte namazin. Dhe pastaj ai nuk i ngrinte më derisa e përfundonte (namazin).” (Ebu Davudi)


Dëshmia 18

Ebu Bekr ibn Ebi Sheibeh - Wekiu - Ibn Ebi Leila – Hekemi dhe Isa - Abdurrahman ibn Ebi Leila - Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu) ka thënë:

“Vërtetë, kur Pejgamberi (Salallahu alejhi we Selem) filloi namazin, ai i ngrinte duart, dhe pastaj nuk e përsëriste më (përsëri) derisa e përfundonte (Namazin).” (Ebu Bekr ibn Ebi Sheibeh)


Dëshmia 19

Tahaviu - Ebu Bekreh - Muamel - Sufjan - Jezid ibn Ebi Zijad Ibn Ebi Leila - Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu) ka thënë:

“Kur Pejgamberi (Salallahu alejhi we Selem) recitonte tekbirit për fillimin e Namazit, ai i ngrinte duart deri sa gishtat e tij të ishin afër të butëve të veshëve. Ai pastaj NUK e përsëriste (ngritjen e duarve).” (Sherh Sunenul Athar)


Dëshmia 20

Tahaviu - Ibn Ebi Davud - Amr ibn Aun - Halid - Ibn Ebi Leila - Isa ibn Abdurrahman – prej babait të tij - Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu) transmeton nga Nebiu (Salallahu alejhi we Selem) të ngjashëm me hadithin e sipërm (nr. 19) (Sherh Sunenul Athar)


Dëshmia 21

Tahaviu - Muhamed ibn Nu’man - Jahja ibn Jahja- transmeton nga të dy:

Wekiu - Ibn Ebi Leila – (nga) vëllau i tij


Hekemi - Ibn Ebi Leila

(që të dy nga) - Bera ibn Azib (radijallahu anhu), i cili transmeton nga Nebiu (Pejgamberi) (Salallahu alejhi we Selem) një hadith të ngjashëm. (Sherhu Sunenul Athar)


Dëshmia 22

Dare Kutni - Ahmed ibn Ali ibn Elela’ - Ebul Esh’ath - Muhamed ibn Bekr - Shu’be - Jezid ibn Ebi Zijad ka thënë:

“E kam dëgjuar Ibn Leilanë të thotë: ‘E kam dëgjuar Bera (ibn Azib) në këtë mbledhje t’u fliste njerëzve, në mesin e të cilëve ishte Ka’b ibn Uxhreh. Ai (Bera’) ka thënë:

‘E kam parë Pejgamberin (Salallahu alejhi we Selem) t’i ngrinte duart kur e fillonte namazin në tekbirit e parë.’” (Dare Kutni)


Dëshmia 23

Dare Kutni - Jahja ibn Muhamed ibn Said- Muhamed ibn Suleiman Luwein - Ismail ibn Zekerijja - Jezid ibn Ebi Zijad Abdurrahman ibn Ebi Leila – Bera’ (Bin Azib - radijallahu anhum) e ka parë Resulullahun (Salallahu alejhi we Selem) ti ngrinte duart gjatë kohës së fillimit të namazit derisa i pru në një vijë me veshët. Pas kësaj ai nuk e përsëriste më asnjëherë (ngritjen e duarve) derisa e përfundonte namazin.” (Dare Kutni)

Në fjalë të tjera, pas namazit Sejidina Resulullahu (Salallahu alejhi we Selem) i ngrinte duart kur bënte dua.


Dëshmia 24

Dare Kutni - Ibn Said - Luwein - Ismail ibn Zekerija - Jezid ibn Ebi Zijad - Adi ibn Thabit – Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu) transmeton diçka të ngjashme. (Dare Kutni)


Dëshmia 25

Dare Kutni - Ebu Bekr el-Ademi ibn Ismail- Abdullah ibn Muhamed ibn Ejub el-Mehremi - Ali ibn Asim - Muhamed ibn Ebi Leila - Jazid ibn Ebi Zijad - Abdurrahman ibn Ebi Leila – Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu) ka thënë:

“E kam parë Resulullahun (Salallahu alejhi we Selem) kur ai u ngrit për namaz, duke thënë tekbirin dhe ngritur duart derisa i solli në nivel me veshët e tij. Pastaj ai nuk e përsëriti më atë.”

(Dare Kutni)

Përpos autoriteteve të sipërpërmendura, muhadith të tjerë gjithashtu kanë transmetuar hadithin e Bera’ ibn Azibit (radijallahu anhu).

Disa prej senedeve të hadithit të Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu) janë xhejjid (të shkëlqyeshëm) dhe Sahih (autentik) sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit, ose njërit prej tyre.

Në mesin e senedeve Sahih të këtij hadithi është senedi i Abdurrezakut. Në senedin e tij janë tre transmetues, e këta janë Ibn Ujeineh, Jezidi dhe Abdurrahmani.

Në lidhje me Ibn Ujeinen, muhadithinnjët e vlerësojnë lartë atë. Në veprën e tij Tezkireh, Mulla Ali Kariu thotë që Sufjan Ibn Ujeineh ishte njëri prej ekspertëve më të mëdhenj (Hafiz) të hadithit si dhe ekspert i madh i Fikhut. Ai njihet si Imam i madh në Hadith, Fikh dhe Fetva.

Hafiz (ibn Haxher Askalani) në veprën Et-Tekrib ka të njëjtat tituj vlerësimi për të. Përpiluesit e Sihah Sitta transmetojnë nga ai.

Në lidhje me Jezid ibn Ebi Zijad el-Hashimi, muhadithët ndryshojnë. Buhariu aplikoi parimin e Te’likut mbi të. Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu, lbn Maxhe dhe Tirmidhiu kanë transmetuar hadithin e tij.

Në lidhje me Abdurrahman ibn Ebi Leila el-Ensari. Ai është Tabi’in i cili takoi 120 Sahabij. Sipas muhadithëve, ai ishte i pa të meta (dobësi në transmetim). Përpiluesit e Sihah Sitta transmetojnë Hadithet e tij.

Kështu që, senedi i hadithit të Bera’-së siç është transmetuar nga Abdurrezak është Sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit.

Një hadith tjetër për këtë çështje, është transmetimi i Xhabir ibn Semures (radijallahu anhu) i cili është i transmetuar në Sahih Muslim.


Dëshmia 26

Xhabir (radijallahu anhu) thotë:

“Resulullahu (Salallahu alejhi we Selem) doli (nga shtëpia e tij) në drejtim tonin dhe tha: ‘Ç’është kjo me ju që ju shoh duke tunduar (bërë) me duar sikur janë bishtat e kuajve të tërbuar; qetësohuni në namaz’”

Sipas Imam Buhariut, ky hadith nuk përkrah qëndrimin Hanefi sepse Abdullah ibn el-Kibti transmeton që Xhabir ibn Semurah (radijallahu anhu) ka thënë:

“Ne ishim duke u falur prapa Nebiut (Salallahu alejhi we Selem). Kur ai tha ‘Eselamu Aleikum’, ne tregonim me kokat tona në të dy anët. Pastaj Resulullahu (Salallahu alejhi we Selem) tha:

“Çka kanë këta njerëz? Ata tregojnë me duart e tyre (d.t.th. i ngrejë ato) sikur janë bishtat e kuajve të tërbuar. Mjafton që t’i vendosin duart e tyre në gjunjë, e pastaj t’i japin selam vëllait të tij në anën e djathtë dhe të majtë.”

Ahnafët e kundërshtojnë këtë argument duke thënë që këto dy janë hadithe të ndryshme. I pari i transmetuar më herët (Nr. 26) ka të bëjë me Refa’ Jedein e cila është çështja që po e diskutojmë.

Hadithi tjetër (i cili është transmetuar nga Abdullah ibn el-Kibti) ka të bëjë me praktikën e ngritjes së duarve gjatë dhënies së selamit në fund të namazit. Por kjo nuk është tema të cilën po e diskutojmë tani. Shpjegimi është dhënë nga Mulla Ali el-Kariu në veprën Mirkat, Shereh Mishkat.

Imam Xhemaluddin Zeila’i (rahmetullah alejhi) refuzoi pikëpamjen që të dy hadihet, hadithi Nr. 26 dhe ai i transmetuar nga Abdullah ibn el-Kibti – janë një dhe i vetmi, duke thënë që nuk i thuhet dikujt që është duke i ngritur duart gjatë dhënies së selamit: "Qetësohuni në namaz!”. Këto fjalë (qetësohuni në Namaz) i thuhen vetëm atij që është i qetë në namaz, në pozicion të rukusë ose sexhdes, ose kur ngrihet për rekatin e dytë, tretë dhe të katërt. Aplikimi i këtyre fjalëve në kuptimin e dytë është dukshëm i qartë.

Prandaj, këto dy hadithet nuk janë i njëjti hadith. I pari është transmetuar nga një ravi në një rast të caktuar, ndërsa i dyti nga një ravi tjetër në një rast të ndarë.

Për me tepër, fjalët (formulimi) i dy Haditheve mohojnë përtej çfarëdo dyshimi mundësinë që të dy hadithet të jenë një hadith i vetëm. Në hadithin Nr. 26 raviu thotë: Resulullahu (Salallahu alejhi we Selem) erdhi në drejtim tonin dhe tha...” Kjo tregon që Resulullahu (Salallahu alejhi we Selem) i tha këto fjalë kur ai hyri në xhami derisa Sahabët ishin në namaz.

Ndërsa për dallim, hadithi i dytë (transmetuar nga Abdullah ibn el-Kibti) thotë:

"Ne ishim duke falur namaz prapa Nebiut (Salallahu alejhi we Selem)...”

Konteksti këtu (në hadithin e transmetuar nga Abdullah ibn el-Kibti) tregon që Resulullahu (Salallahu alejhi we Selem) flet pasi t’i ketë udhëhequr Sahabët në Namaz me xhemat kur ai (Salallahu alejhi we Selem) i vëzhgoj ata duke i ngritur duart.

Diskutimi i mësipërm është i mjaftueshëm për të refuzuar qëndrimin e Imam Buhariut, dhe për të vendosur qëndrimin e Ahnafëve që këto hadithe (hadithi nr. 26 dhe hadithi tjetër i transmetuar nga Abdullah ibn el-Kibti) janë dy hadithe të ndryshme.


Dëshmia 27

Një hadith tjetër si provë për qëndrimin e Hanefijve është transmetimi i Hazreti Ibn Abasit (radijallahu anhu). Hadithin e transmeton Taberaniu siç vijon:

Taberaniu - Abdurrahman ibn Ebi Leila - Hekem - Miksem - Ibn Abasi (radijallahu anhu) ka thënë që Pejgamberi (Salallahu alejhi we Selem) ka thënë:

“Mos i ngritni duart përpos në shtatë vende.

Kur të filloni namazin.


Kur të hyni në Mesxhidul Haram dhe të shihni Bejtullahin.


Kur të jeni duke qëndruar në Merweh.


Kur të bëni Wukuf me njerëzit në Arafat.


Në Muzdelife.


Në Mekamein.


Gjatë goditjes së Xhemres.”

(Taberaniu)

Imam Buhariu transmeton këtë hadith në El-Muxhed fi Refi Jedein. Wekiu po ashtu e transmeton këtë me këtë zinxhir siç vijon:

Wekiu - Ibn Ebi Leila - Hekemi - Miksemi - Ibn Abasi (radijallahu anhu).


Dëshmia 28

Një hadith tjetër në mbështetje të qëndrimit Hanefi është Hadithi i Abad ibn Zubeirit (radijallahu anhu).

Bejhekiu - Abdullah el-Hafiz – Ebu el-Abas Muhamed ibn Jakub Muhamed ibn Is’hak - Hasan ibn Rehi’ - Hafs ibn Gijath Muhamed Ebi Jahja - Abad ibn Zubeir i cili transmeton hadithin në vijim:

“Kur Resulullahu (Salallahu alejhi we Selem) e niste namazin, ai i ngrinte duart e tij në fillim të namazit. Pas kësaj ai nuk e përsëriste më derisa e përfundonte (Namazin).’ (Bejhekiu)

Duke komentuar këtë transmetim, Imam Bejhekiu thotë:

“Abad është Tabi’in, prandaj ky hadith hyn në kategorinë e Haditheve Mursel. Një hadith mursel është i pranueshëm nga Heherisitë, sidomos nëse i përket Kurun-eth-Thelatheh dhe është vërtetuar nga senede të tjera.”

Mursel është një hadith senedi i të cilit përfundon tek Tabi’ini. Një hadith i tillë është autentik. Faktorë të ndryshëm i japin hadithit mursel vërtetësinë, si p.sh. Hadithe në temën e njëjtë janë transmetuar me zinxhirë të tjerë në saje të së cilës këto hadithe tjera fitojnë gradë më të lartë sesa hadithet mursel. Prandaj, kur hadithet e rangut më të lartë të klasifikimit vërtetojnë Hadithin mursel, atëherë (hadithi mursel) është i pranuar si i vlefshëm dhe autentik.

Në diskutimin e transmetimit të sipërm, Al-lameh Enver Shah Kashmiri komenton:

“Unë i kam shqyrtuar transmetuesit e senedit të tij. Rezultatet e kërkimit tim tregojnë se ky hadith është Sahih (autentik).

Hafiz (Ibn Haxheri) dha udhëzim në veprën ed-Dirajeh për të shqyrtuar senedin e këtij hadithi. Unë në përputhje me urdhërin e tij dhe hulumtova rrënjësisht atë. Ësht Mursel Xhejjid (shkëlqyeshëm). Nëse dëshironi të shikoni rezultatet (gjetjet) e mia shihni veprën ‘Neilul Ferkedein’.”


Dëshmia 29

Ibn Ebi Sheibeh - Ibn Adam - Ibn Ajash- Abdul Malik Ibnul Xhebr - Zubeir ibn Adi - Ibrahim - El-Eswed i cili tha:

“Unë kam falur namaz me Umer (Ibn Hatabin - radijallahu anhu). Ai nuk i ngriti duart askund në namaz, përpos kur e nisi Namazin.”

(Musanef Ibn Ebi Sheibeh)

Dare Kutni po ashtu e ka transmetuar këtë hadith me senedin e tij. Imam Tahaviu po ashtu e ka transmetuar këtë hadith me senedin e tij.

Autori i veprës Bezlul Mexhhud thotë se hadithi i mësipërm është Sahih (autentik). Edhepse ky hadith është i bazuar vetëm në Raviun, Hasan ibn Ajash, ai (Hasan ibn Ajash) është thikah (i besueshëm) dhe huxhet (provë). Kjo është thënë nga Jahja ibn Ma’in. Ibn Turkimani për më tepër thotë që senedi (zinxhiri i transmetuesve) i këtij hadithi është Sahih në përputhje me kushtet e Imam Muslimit.


Dëshmia 30

Imam Muhamed - Muhamed ibn Eban ibn Salih dhe Ebu Bekr ibn Abdullah Nehsheli - Asim ibn Kuleib Xhermi – nga babai i tij, i cili ishte shoqërues i hazreti Aliut (keremallah wexheh). Ai (Kuleib Xhermi) ka thënë:

"Hazreti Aliu (keremallah wexheh) i ngrinte duart në tekbirin fillestar, d.t.th, në tekbirin tp cilin e nisim namazin. Pas kësaj ai asnjëherë nuk i ka ngritur duart në asnjë pjesë të namazit..’ (Muweta e Imam Muhamedit)


Dëshmia 31

Ibn Ebi Sheibeh - Ebu Bekreh - Ebu Ahmed - Ebu Bekr Nehsheli - Asim ibn Kuleib – nga bababi i tij”(Kuleib Xhermi) i cili ka thënë:

“Aliu (radijallahu anhu) i ngrinte duart e tij në tekbirin fillestar të Namazit. Pas kësaj ai nuk i ngriste më duart.” (Ibn Ebi Sheibeh)

Po ky hadith i njejtë është transmetuar nga Imam Tahaviu me senedin identik nga Ebu Bekreh.


Dëshmia 32

Ibn Ebi Sheibeh - Ebu Davud - Ahmed ibn Junus - Ebu Bakr Nehsheli – Asim ibn Kuleib – nga babai i tij i cili ishte shoqërues i Aliu (radijallahu anhu) transmeton nga Hazreti Aliu të njëjtin transmetim (si në transmetimin Nr. 31 sipër). (Ibn Ebi Sheibeh)

Tahaviu dhe Bejhekiu po ashtu kanë transmetuar këtë hadith me zinxhirët e tyre përkatës të transmetimit.

Duke komentuar këtë transmetim, Imam Tahaviu thotë se nuk është e mundshme që Hazreti Aliu (radijallahu anhu) ta kishte braktisur qëllimisht Refa’ Jedein nëse kjo do të kishte qenë praktika permanente e Resulullahut (Salallahu alejhi we Selem). Kështu që, është evidente që sipas Hazreti Aliut (radijallahu anhu), praktika e Refa’ Jedein është abroguar (shfuqizuar).

Duke komentuar senedin e këtij hadithi, Ajni thotë në Sherhun e Buhariut:

“Senedi i hadithit të Asim ibn Kuleib është sahih sipas kritereve të Imam Muslimit.”

Hafizi thotë në ed-Dirajeh:

“Transmetuesit e tij janë thikkah (të besueshëm, të sigurtë):”

Zeila’i ka ka thënë: “Është një transmetim autentik”.


Dëshmia 33

Imam Muhamed - Thewri - Husein – Ibrahim - Ibn Mes’udi (radijallahu anhu) – ai (d.m.th Ibn Mes’udi) i ngrinte duart kur e fillonte Namazin.

(Muweta e Imam Muhamedit)


Dëshmia 34

Ibn Ebi Sheibeh - Wekiu - Mesrud - Ebi Mes’ud – Ibrahimi transmeton që Abdullah Ibn Mes’udi (radijallahu anhu) i ngrinte duart e tij në fillim kur fillonte namazin. Pas kësaj ai nuk i ngrinte më duart.

(Ibn Ebi Sheibeh)

Tahaviu po ashtu e shënën këtë hadith me senedin e tij. Senedi i këtij hadithi është Mursel Xhejjid. (Xhejjid – një klasifikim i hadithit madje edhe më i fortë se hadithi Hasen.) Arsyeja për klasifikimin e këtij transmetimi si Mursel është sepse Ibrahimi asnjëherë nuk e ka takuar lbn Mes’udin (radijallahu anhu). Sidoqoftë, kjo nuk e heq autencitetin apo fortësinë e këtij transmetimi, pasi që Ibrahimi e kishte shprehi që të mos i përmendte transmetuesit në mes tij dhe Ibn Mes’udit (radijallahu anhu) kur një numer i madh i ravijëve (transmetuesve) ia transmetonin hadithin atij prej Ibn Mes’udit (radijallahu anhu).

Imam Tahaviu transmeton dialogun në vijim në mes të Ibrahim (Nekiut) dhe A’meshit:

“A’mesh: Kur të më përcjellësh një hadith mua të lutem më përmend zinxhirin e transmetuesve.

Ibrahimi: Kur unë them: ‘Abdullahu ka thënë,’ është vetëm kur një numër i madh (i njerëzve) ma kanë transmetuar hadithin nga Abdullahu, dhe nëse them: ‘Ky person dhe ai person transmeton nga Abdullahu, atëherë është kur vetëm ai person specifik ma ka transmetuar.”

Kështu që vërtetësia e hadithit të sipërm (Nr. 34) nuk dëmtohet aspak nga mospërfshirja e transmetuesve ndërmjet Ibahimit dhe Ibn Mes’udit (radijallahu anhu). Muhadithi i madh Dare Kutni pasi transmeton një traditë nga Ibrahimi (e ky nga) - Abdullah Ibn Mes’udi), tregon:

“Fakti është që edhepse ky transmetim ka një irsal (mospërfshirje e transmetuesit) në të, Ibrahim Nekhiu është më i dituri nga njerëzit në lidhje me Abdullah ibn Mes’udin), qëndrimet dhe verdiktet e tij. Ai (Ibrahimi) i ka mësuar ato prej dajëve (vëllezërve të nënës) të tij Alkames, el-Eswedit dhe Abdurrahmanit, si dhe prej nxënësve kryesorë të Abdullahut.”


Dëshmia 35

Imam Muhamedi - Muhamed ibn Eban ibn Salih - Abdul Aziz ibn Hakim i cili ka thënë:

“E kam parë Ibn Umerin (radijallahu anhu) t’i ngrijë duart në lartësi të veshëve të tij në tekbirin e parë, dhe ai nuk e përsëriti më përpos (këtij rasti).” (Muweta Imam Muhamed)


Dëshmia 36

Ibn Ebi Sheibeh - Ebu Bekr ibn Ajash - Husein – Muxhahidi i cili ka thënë:

"Nuk e kam parë Ibni Umerin (radijallahu anhu) t’i ngrejë duart e tij përpos në fillim (të namazit).” (Musenef Ibn Ebi Sheibeh)


Dëshmia 37

Tahaviu - Ibn Ebi Davud - Ahmed ibn Junus - Ebu Bekr ibn Ajash - Husein - Muxhahid i cili ka thënë:

“Kam falur namaz prapa Ibn Umerit (radijallahu anhu). Ai nuk i ngrinte duart përpos në tekbirin e parë.” (Sherh Me’anil Athar)

Duke komentuar këtë hadith, Imam Tahaviu thotë:

“Ky është Ibn Umeri (radijallahu anhu) i cili e ka parë Nebiun (Salallahu alejhi we Selem) duke bërë refa’ jedein (ngritjen e duarve) dhe pastaj e ka braktisur atë pas Nebiut (Salallahu alejhi we Selem). Është e papërfytyrueshme kjo përpos nëse ai ka qenë i bindur për abrogimin (shfuqizimin) e asaj që e ka parë Pejgamberin (Salallahu alejhi we Selem) duke bërë. Kështu që dëshmia për këtë është vërtetuar.”

Imam Ibn Humam transmeton këtë transmetim në Tehrirul Usul. Ngjashëm, Bejhekiu në veprën e tij el-Ma’rifeh e ka transmetuar atë. Senedi (zinxhiri) i hadithit nga Tahaviu për këtë është Sahih.

Ibn Ebi Sheibeh përmend autoritet e sheriatit në vijim të cilët e kanë lënë Refa’ Jedein (ngritjen e duarve) në ruku dhe gjatë ngritjes prej saj’: Hazreti Aliu (radijallahu anhu) dhe shoqëruesit e tij, Ibn Mes’udi (radijallahu anhu), Ibrahim Nekhiu, Heithemeh, Jais, Ibn Ebi Leila, Muxhahidi, Esvedi, Sha’biu, Ebu Is’hak, Imam Ebu Hanife, Imam Maliku (rahmetullah alejhim), dhe të tjerë – prej të cilëve të gjithë janë prej anëtarëve të elitës së Selefu Salihinjëve.


Dëshmia 38

Ebu Bekr ibn Ajash transmeton që Muxhahidi ka thënë:

“Jam falur prapa Ibn Umerit (radijallahu anhu) për disa vite (në një transmetim për 10 vite). Ai nuk i ka ngritur duart përpos në Tekbir ‘Ula (tekbirin e parë).”

Senedi është Sahih. Kur një veprim i Sahabiut kundërshton transmetimin e tij, atëherë sipas parimeve të Hadithit, veprimi i tij tregon, shfuqizimin e asaj që ka transmetuar.

Kastalani në Sherh Buhari thotë se Ebu Bekr ibn Ajash, transmetuesi në sened (në nr. 38) është Daif (i dobët). Sidoqoftë, vet pretendimi i tij është i dobët, sepes Imam Buhariu dhe Imam Muslimi, që të dytë e kanë deklaruar atë Thikah (të besueshëm, autentik). Ata të dy transmetojnë hadithin e tij.

Për më tepër, Muhadithët e katër përmbledhjeve kanë transmetuar po ashtu hadithin e tij. Si pasojë, thënia e Kastalanit është e papranueshme, për shkak të transmetimit dhe pranimit të Haditheve të tij (Ebu Bekr ibn Ajashit) nga Buhariu dhe Muslimi.

Po ashtu, Hafizi e ka lavdëruar atë. Theuriu, Ibn Mubareku dhe Ibn Mehdiu po ashtu e kanë lavdëruar atë. Imam Ahmed ibn Hambal ka thënë: “Ai (Ajash) është i besueshëm”. Jahja ibn Main thotë: “Ai është Thikkah.”



Dëshmia 39

Është transmetuar nga Ebu Hureire (radijallahu anhu) që ai i ngriste duart kur fillonte namazin dhe ai thoshte në çdo zbrite dhe ngritje (d.t.th kur shkonte poshtë dhe kur ngrihej): “Allahu Ekber. Ai Po ashtu thoshte:

“Unë i ngjaj më shumë Namazit të Pejgamberit (Salallahu alejhi we Selem) sesa ju.”

(Hafiz Ebu Amr në el-Istithkar dhe Ajni në Mebanil Ahbar duke përmendur et-Temhidin)


Dëshmia 40

Ahmed ibn Junus - Ebu Bakr ibn Ajash:

“Unë asnjëherë nuk e kam parë ndonjë Fekih (jurist) ta bëj, ngritjen e duarve përpos tekbirit të parë.” (Tahaviu)


Dëshmia 41

Një hadith tjetër si vërtetim i praktikës së Hanefijve për ngritjen e duarve vetëm në fillim të namazit është transmetuar nga Bejhekiu në el-Hilafijat dhe Zeila’i në Nesbur Rajeh nga Ibn Umeri (radijallahu anhu):

“Me të vërtetë, Pejgamberi (Salallahu alejhi we Selem) i ngrinte duart e tij kur e fillonte namazin. Pas kësaj, ai nuk e përsëriste më.”

Hakimi thotë që ky hadith është Batil (i rremë) dhe Mewdu’ (i shpikur). Sidoqoftë, vetë ky pretendim i hakimit është Batil. Ahnafët thonë se ky pretendim i Hakimit është tërësisht i pabazë. Hakimi nuk mundi të gjente askënd në zinxhirin e hadithit të cilin ai do të mund ta diskreditonte.

Shejh Ahid es-Sindi konstaton se transmetuesit e tij janë autentik dhe të besueshëm. Këtë e ka deklaruar në el-Mewahibul Letifeh.

Duhet mbajtur në mend se Hazreti Ibn Mes’udi (radijallahu anhu) ishte një sahabi i vjetër që ishte vazhdimisht në shoqërim të Resulullahut (Salallahu alejhi we Selem), aq shumë sa që ishte krijuar përshtypja e të qenit të tij antarë i Ehli-Bejtit (familjes së të Dërguarit). Ai e ka ndjekur Resulullahun (Salallahu alejhi we Selem) përditë në të gjitha pesë namazet ditore. Prandaj, mohimi i tij i qartë i Refa’ Jedeinit kategorikisht konfirmon që Resulullahu (Salallahu alejhi we Selem) kishte ndërprerë praktikën e mëhershme të ngritjes së duarve.

Një argument që sillet për të kundërshtuar qëndrimin hanefij është që Hadith i Bera’ ibn Azibit (radijallahu anhu) është shpallur i dobët pasi që njëri prej transmetuesve në njërin prej zinxhirëve është Muhamed ibn Ebi Leila i cili është vlerësuar si i dobët (daif) nga Ebu Davudi. Ky argument nuk qëndron sepse rasti i Hanefijve nuk është i bazuar vetëm në Hadithin e Bera’ ibn Azibit (radijallahu anhu) me senedin në të cilin gjendet Muhamed ibn Ebi Leila. Është një numër i senedeve (zinxhirëve të transmetimit) sahih në të cilat Muhamed ibn Ebi Leila nuk gjendet fare. Prandaj, senedet e tjera sahih shërbejnë të konfirmojnë senedin në të cilin gjendet Muhamed ibn Ebi Leila. Efekti kumulativ (i grumbullimit) të senedeve Sahih të hadithit të Bera’ ibn Azib (radijallahu anhu) e ngre senedin në të cilin paraqitet Muhamed ibn Ebi Leila, prandaj hadithi po ashtu është i pranuar.

Për më tepër, disa prej këtyre hadithe janë autentike sipas kritereve ose të (të dyve) Buhariut dhe Muslimit, ose sipas kritereve të njërit prej tyre, sidomos senedi i Abdurazakut. Vërtetësia e senedit të Abdurrezakut është sipas kushteve të të dyve, Bukariut dhe Muslimit.

Argumenti se Jezid ibn Zijad në këtë sened është i dobët, nuk është i pranuar sepse në Sherhul Buhari, Ajniu thotë:

“Pa dyshim, ky Jezidi është vërtetuar (deklaruar Thikah) nga el-Exhli, Jakub ibn Sufjan, Ahmed ibn Salih, Sebahiu dhe Ibn Hibani.”

Po ashtu Muslimi dhe Ibn Huzeimeh shënojnë transmetimet e tij në Sahihet e tyre. Për më tepër, Jezidi nuk është transmetuesi i vetëm i këtij hadithi. Isa Abdurrahman po ashtu e transmeton nga lbn Ebi Leila. Ngjashëm, Hekemi e transmeton gjithashtu nga Ibn Ebi Leila siç është shënuar nga Ebu Davudi dhe të tjerët. Në Tehzibin e tij, Hafizi thotë që Muslimi po ashtu e ka transmetuar hadithin e jezidit.

Pasi që transmetuesi Jezidi, është prej transmetuesve të dy sahihebe (Buhariut dhe Muslimit), nuk mund t’u besohet atyre që përpiqet të vë në dyshim atë.


Dëshmia 42

Shah Enver Kashmiri thotë në Neilul Ferkadein:

“Në këto rrethana nuk duhet të harrohet se qëndrimi i atyre të cilët nuk bëjnë Ref Jedein është ‘Admi’ (d.t.th ata vërtetojnë mosekzistimin e një veprimi të tillë). Duke pasur këtë parasysh, qëndrimi i tyre është i mbështetur po ashtu nga të gjitha hadithet që përshkruajnë Namazin e Pejgamberit (Salallahu alejhi we Selem) që nuk përmendin Ref’ Jedein-in (ngritjen e duarve), as afirmim as mohim të saj. Kjo, për shkak se, po të kishte pas ngritje të duarve, këto hadithe nuk do kishin qenë të heshtura në lidhje me këtë çështje.”

Duke pasur parasysh atë që ka thënë Hazreti Shah Kashmiri, hadithet që përkrahin qëndrimin hanefij janë me të vërtetë të shumta. Do të duhej disa vëllime për të provuar për t’i shënuar ato. Në këtë broshurë të shkurtër janë shënuar vetëm ato hadithe të cilat në mënyrë eksplicite anulojnë Ref’ Jedein-in.


Përfundim

Hadithet e prezantuara në këtë trajtesë në vërtetim të pikëpamjes Hanefite janë të gjitha Sahih (autentike) sipas Muhadithëve, përfshirë edhe dy Shejhëve (d.t.th. Imam Buhariu dhe Imam Muslimi).

Të gjithë muslimanët e paanshëm që janë në kërkim të së vërtetës pasi të kenë lexuar këtë trajtesë të shkurtër, që praktika e Hanefijve për moskryerjen e Refa’ Jedein nuk është e bazuar vetëm në argumente racionale/logjike, por është rezultat i dëshmive të transmetuara (Hadithe). Për shkak të vlefshmërisë së argumenteve dhe bazave të medh’hebit Hanefi, nuk ka mospajtueshmpri ndërmjet pasuesve të katër medh’hebeve në këtë çështje. Secili ndjek mësimet e medh’hebit të tij pa u përpjekur që të nënçmoj ndjekësit e medhhebeve tjera.

Vetëm ndjekësit e të kotës, siç janë nexhdistët modernistë, janë fanatik në çështjen e ihtilafetit (diferencës së pranuar) të bazuar në Hakk (të vërtetën). Është kotësia e tyre që i detyron ata të nisin veprimet e tyre të dëmshëm përçmuese ndaj Imam el-A'dham Ebu Hanifes (rahmetullah alejhi) në veçanti. Por e vërteta nuk mund të jetë shtypur për një kohë të gjatë.

“Erdh e vërteta dhe u zhduk gënjeshtra. Me të vërtetë gënjeshtra është e paqëndrueshme”. (Kurani, 17:81)


Shënim i rëndësishëm:

Qëllimi i kësaj trajtese nuk është për të refuzuar praktikën e Refa' Jedeinit (ngritjes së duarve) që praktikohet nga Medh’hebi Shafi'. Ehlus-Sunnet we’l Xhemati përbëhet vetëm nga katër medh’hebe:

Hanefi


Maliki


Shafi


Hanbeli

Secili prej katër medh’hebeve është korrekt dhe ata të cilët pasojnë njërin prej këtyre katër janë në shtegun e vërtetë.

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Post a Comment

0 Comments