Ka thënë gjithashtu: “Me të vërtetë Umeti im do të njihet Ditën e Gjykimit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më shumë nga pjesët e caktuara në abdes)”. (Mutefekun Alejhi).
Pas një studimi mikroskopik shkencëtarët kanë zbuluar vendndodhjen e mikrobeve tek ata persona që marrin abdest vazhdimisht dhe tek ata persona që nuk marrin abdest. Nga një pamje, në qelinë e mikrobeve hundore tek shumica e atyre që vazhdimisht marrin abdest u gjet e pastër pa asnjë lloj mikrobi. Ndërsa tek ata që nuk marrin abdest u gjet qelia e mikrobeve të tyre e mbushur me lloj-lloj mikrobesh të ndryshme dhe me shumicë (mikrobe ngjitëse). U gjetën gjithashtu edhe mikrobe që shkaktojnë një seri sëmundjesh. Shkaku i helmimit, në të shumtën e rasteve, ndodh si shkak i zhvillimit të mikrobeve në qelizat hundore, nga këtu për në stomak e prej andej në zorrë. Dhe këtu fillon lindja e një shumice sëmundjesh që përhapen në gjak. Prandaj larja e hundës gjatë marrjes së abdesit është bërë rregull i cili kryhet në mënyrë të përsëritshme tre herë në çdo abdes.
Nga larja e fytyrës, e duarve deri ne kyçe dhe e këmbëve, largohen pluhurat dhe mikrobet qe ndodhen në to. Pastrimi i lëkurës nga lëndët yndyrore që prodhojnë poret e lëkurës, pastrimi i djersës për të cilën është vërtetuar shkencërisht se mikrobet nuk e sulmojnë lëkurën vetëm se atëherë kur ajo është e papastër.
Pra, kur njeriu qëndron një kohe të gjatë pa i pastruar këta gjymtyrë, sekrecionet e lëkurës, qofshin ato yndyrore apo djersa dalin në sipërfaqe të lëkurës të cilat kërkojnë të fërkohen, e ky fërkim bëhet me dorë me thonj të cilët në të shumtën e rasteve janë të papastër e në këtë mënyre mikrobet futen në lëkurë. Pra, nuk mund të mbrohet njeriu nga mikrobet dhe bakteret e lëkurës sado që të jetë i pastër vetëm se me anë të abdestit dhe guslit.
Pas një kohe të gjatë studimi, shkencëtarët kanë zbuluar se lëkura e duarve mban një serë mikrobesh të cilat mund të futen në gojë ose në hundë në rast se nuk kujdesemi për pastrimin e tyre. Prandaj duhet t’i lajmë duart shumë mirë para se të fillojmë të marrim abdest. Këtë na e sqaron më mire hadithi i të Derguarit te Allahut, s.a.v.s.: “Nëse zgjohet dikush nga gjumi…. Mos ta fusë dorën e tij në asnjë enë derisa ta lajë tre here”.
Është vërtetuar gjithashtu se muskujt në mollëzat e gishtave të dorës apo të këmbës janë shumë më të dobëta se në pjesët tjera të trupit, si p.sh. ato të zemrës, e larja e tyre duke i fërkuar e zhvillojnë sistemin qarkullues të gjakut në këto pjesë ku kjo është shkak për shtimin e shkathtësisë së njeriut dhe veprimeve të tij.
Marre nga “Zbulimet shkencore të Islamit dhe sunetit të Pejgamberit s.a.v.s.”
0 Comments