PËR TA KUPTUAR MORALIN E KUR’ANIT
Duke marrë parasysh atë që u tha më sipër (shiko "NGA QYPI RRJEDH ÇFARË KA BRENDA TIJ") për moralin, veçanërisht anekdotën që e përcillte Fudajl bin Ijadi, dhe duke parë qëndrimet fetare që shfaqin shoqëritë islame të ditëve të sotme, duket qartë se ata që janë të angazhuar dhe përgjegjës në shoqëritë islame, siç janë dijetarët dhe edukatorët, për ta rizbuluar një të kuptuar të drejtë të Islamit – nëse mund të shprehemi kështu – duhet të fillojnë nga e para si me hekurin e papërpunuar. Qëllimi i shkrimeve të përmbledhura nën këtë titull është të tërheqin vëmendjen në këtë drejtim nga aspekti moral.
Moraliteti është një fushë njerëzore. Nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë njeri dhe njerëzim pa moral. Edhe arabët që jetonin në periudhën paraislame, të cilën Kur’ani fisnik e ka quajtur periudhë të injorancës (xhahilijje), kishin një koncept moral, kishin parime me të cilat e matnin se ç’ishte e mirë dhe ç’ishte e keqe, kishin një të kuptuar të virtyteve dhe të veseve. Ata e përkufizonin moralin kryesisht përmes konceptit të "moralit të burrërisë së përsosur" (kemalur-ruxhulijje), të cilin e quanin muruvveh (burrëri). Muruvveh përfshinte vlerat si bujaria, guximi, qetësia, qëndrueshmëria, heroizmi, besnikëria, solidariteti dhe mbrojtja e të pambrojturve. Ata i lartësonin këto vlera si virtyte dhe i kritikonin ashpër ata që vepronin në kundërshtim me to.
Megjithatë, motivi kryesor që përcaktonte qëndrimet morale në marrëdhëniet ndërnjerëzore të arabëve të periudhës së xhahilijjetit ishte ai që unë e quaj "morali i injorancës" – një tipar karakteri dhe një mënyrë sjelljeje që, nga perspektiva e Kur'anit, e zbehte vlerën e këtij qëndrimi. Fjala "xhehl", që përdorej shpesh edhe nga arabët e xhahilijjetit, përfshinte në kulturën e tyre të gjitha qëndrimet dhe prirjet shkatërruese si krenaria e tepruar, mburrja, vrazhdësia, agresiviteti, bastisja dhe plaçkitja. E kundërta e "xhehlit“ në atë kulturë ishte koncepti "hilm", që përfaqësonte butësinë, qetësinë dhe vetëpërmbajtjen. Në letërsinë e periudhës së xhahilijjetit gjejmë shumë poezi, këshilla, fjalime dhe fjalë të urta që e lavdërojnë "hilmin“, por është e qartë se këto lavdërime shpesh ishin vetëm retorikë. Në realitet, në atë periudhë, jeta nuk udhëhiqej nga "hilmi“, por nga ligji i "xhehlit“, për shkak të vështirësive natyrore dhe kushteve të ashpra sociale dhe tradicionale, si tribalizmi ekstrem, luftërat dhe plaçkitjet.
Arabi i periudhës së xhahilijjetit, jo vetëm në qëndrimet e tij agresive, por edhe në virtytet e përmendura më lart, synonte kryesisht ta ruante nderin dhe reputacionin e tij, të fitonte admirimin dhe mirënjohjen e të tjerëve, dhe të provonte sa i qëndrueshëm apo fisnik mund të ishte, duke u mburrur me këto cilësi. Mburrja (fahr) ishte një pasion i përhapur furishëm në atë kohë.
Në një mjedis të tillë erdhi Kur'ani i Shenjtë, i cili përveç kundërshtimit të kulturës fetare idhujtare, krijoi një kundërshtim edhe ndaj kësaj fryme krenarie dhe dhune që dominonte marrëdhëniet morale dhe njerëzore. Kur'ani e mori fjalën "xhehl" për ta farkëtuar konceptin e "xhahilijjetit", duke e bërë atë emrin kryesor të periudhës, ndërsa për të shënuar të kundërtën e saj, ai solli strukturën e re të besimit, të moralit dhe të marrëdhënieve njerëzore, duke e quajtur atë „Islam“.
Kështu, Kur'ani i përdori këto dy terma si dy koncepte të kundërta. Kundërshtia midis xhahilijjetit dhe Islamit buron nga kontrasti i kuptimeve të tyre semantike dhe kulturore; domethënë, nga kontrasti i besimeve, mentalitetit, kulturës dhe vlerave që ato ngërthejnë në vete. Në epokën moderne, orientalisti i njohur Ignaz Goldziher ishte i pari që tregoi, duke analizuar kuptimet semantike të këtyre termave në një ese të njohur për xhahilijjetin, se xhahilijjeti nënkupton "barbarizmin", ndërsa Islami "qytetërimin".
Për të kuptuar se ku, në çfarë mënyre dhe në çfarë mase ndodh ky kundërshtim, është e nevojshme ta njohim kontekstin paraislam dhe të bëjmë një lexim krahasues të Kur'anit me kulturën e asaj kohe. Në saje të kësaj, ne nuk do ta njohim vetëm periudhën paraislame, por më e rëndësishmja, do të fitojmë aftësinë për ta kuptuar saktësisht botën e re që na hapi Islami, qoftë edhe nëpërmjet kundërshtive, dhe për të zbuluar se mbi cilat qasje dhe vlera themelore dëshiron t‘i ndërtojë Islami parimet e tij të besimit dhe të moralit. Po ashtu, duke njohur rrethanat në të cilat erdhi Kur'ani, ne do të kemi mundësinë t’i kuptojmë si duhet parimet dhe vlerat që përmban Islami dhe t'i zbatojmë ato në jetë në mënyrën e duhur. Madje, në këtë kontekst, ne mund të matim nëse qëndrimet e shfaqura në disa shoqëri myslimane sot janë më afër „Islamit“ apo më afër „xhahilijjetit“. Kjo na jep mundësinë për ta përmirësuar mënyrën se si e kuptojmë Islamin. Kjo është ajo që dua të them me shprehjen "të fillojmë nga hekuri i papërpunuar."

Nga turqishtja: Rehan Neziri
0 Comments