Advertisement

Responsive Advertisement

Në historinë e krishterë, 2 milionë gra europiane (dhe disa amerikane) u djegën me preteksin si "shtriga".

 

Në historinë e krishterë, 2 milionë gra europiane (dhe disa amerikane) u djegën me preteksin si "shtriga".

A E DINI SE?!

Në historinë e krishterë, 2 milionë gra europiane (dhe disa amerikane) u djegën me preteksin si "shtriga".

Sipas Biblës, Adami dhe Eva u ndaluan që të hanin nga Pema e Diturisë sepse përndryshe ata do të mësonin të dallonin mes të mirës dhe të keqes (Gjeneza 3, 5, 22).
Kur' ani e bën te qartë se njeriu në të vërtetë duhet të mësojë të dallojë mes të mirës dhe të keqes, duke e quajtur veten si udhëheqës dhe tregues të dallimit (al-furkan; 2:53, 185; 3:4; 25:1).

Në fakt, Kur' ani e lë të hapur çështjen se pse ajo pemë ishte e ndaluar (7:19), ndalimi i saj ishte vetëm një test disipline dhe bindjeje.
Ishte vetëm Shejtani ai i cili la të kuptohet se Adami dhe Eva (Ademi dhe Havaja) ishin ruajtur nga arritja e natyrës engjëllore dhe pavdekësisë (7:20; 20:120).

Sipas Biblës, Eva e joshi Adamin të bënte gjynah. Ajo e hëngri kafshatën e parë nga fruti i ndaluar (Gjeneza 3, 1, 7 ,12). Adami e akuzoi atë për atë që bëri. Shën Pali, sidoqoftë, e përdori këtë si një pretekst për demonizimin e gruas si të tillë (2 Kor. 11, 3; 1 Tim. 2, 14).
Kjo prirje pati pasoja tragjike në historinë e krishterë, në veçanti në djegien e 2 milionë grave europiane (dhe disa amerikane) si "shtriga".
Kur'ani e lidh të njëjtën ndodhi në mënyrë gramatikore duke përdorur numrin e dyfishtë (dualist), duke treguar në këtë mënyrë se Adami dhe Eva kanë vepruar së bashku. Dështimi i tyre rezultoi nga një përpjekje e përbashkët.

Sipas Biblës, dështimi i Adamit dhe Evës nënkupton ndëshkim për tërë njerëzimin. Adami dhe Eva u dëbuan nga Parajsa, të pafalshëm. Veprimi i tyre ishte gjynahu i parë i trashëguar (Gjeneza 3, 16). Ky koncept fatal i fajësisë së përbashkët i bëri njerëzit që të kërkojnë shpëtim, të shihnin (dhe të gjenin) një shpëtimtar, dhe ta interpretonin vdekjen e Jezusit si "sakrifikues" dhe "shpëtimtar" (Romakët 5, 13-19).
Në kundërshtim me këtë, Kur'ani - ashtu si Jezusi (Mateu 19, 14) - mëson se fëmijët lindin pa gjynahe dhe si pasojë nuk kanë nevojë për pagëzim (39:70). Adami dhe Eva e kishin humbur Parajsën (7:24), po, por Zoti i fali ata (2:37; 20:122).
Kur'ani shpall në mënyrë të përsëritur se askush nuk përgjigjet për gjynahet e dikujt tjetër (17:15; 52:21).

Shkëputur nga libri: "Kur'ani", Murad Hofmann, fq 97-98.

Dhe përsëri Kur'ani dhe muslimanët quhen ekstremistë!!

Post a Comment

0 Comments