Advertisement

Responsive Advertisement

MBI ZEKATIN

 

MBI ZEKATIN


I falemi Allahut. Atij i jemi mirënjohës, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Tek Ai kërkojmë strehim nga veset dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e përudhë Allahu në rrugë të drejtë askush në humbje nuk mund ta çojë, ndërsa atë që Ai e lë në humbje, askush në rrugë të drejtë s'e përudhë dot.

Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi a.s. është robi i Tij dhe i dërguari i Tij, të cilin Ai me të vërtetë e ka dërguar që ta sjellë sihariqin dhe të tërheqë vërejtjen para se të vijë çasti i Gjykimit.

Ai që i nënshtrohet Allahut dhe të Dërguarit të Tij është në rrugë të drejtë, ndërsa ai që nuk i nënshtrohet Atij dhe të Dërguarit të Tij është në humbje të mëdha.

I lutemi Allahut, Krijuesit tonë, që të na radhisë ndër ata që i nënshtrohen Atij dhe të Dërguarit të Tij, që e shpresojnë kënaqësinë e Tij dhe që i ruhen zemërimit të Tij. Ne jemi të Atij dhe Atij i përkasim.

Xhemat i respektuar,

Kjo është xhumaja e dytë në muajin e bekuar ramazan. Mendojmë se është koha e duhur për t’ua kujtuar besimtarëve ibadetet dhe detyrimet e rëndësishme islame materiale, prej të cilave njëra, zekati, kryhet gjatë gjithë vitit, pormë shpesh në ramazan, ndërsa tjetra, sadekatul-fitri, që është ekskluzivisht e lidhur me muajin ramazan. Në këtë hutbe do të flasim për këto ibadete jashtëzakonisht të rëndësishme për muslimanët dhe Bashkësinë Islame, duke theksuar në mënyrë të veçantë detyriminmbledhjes sëorganizuar të zekatit dhe sadekatul-fitrit në fondin Bejtul-mal.

Mbi këto dy obligimet islame ne duhet të flasim më shpesh, sidomos gjatë ramazanit. Për fat të keq, ende ka një numër i madh i muslimanëve të cilët nuk e kryejnë këtë obligim të rëndësishëm islam, apoe kryejnë në mënyrë individuale, sipas mendimit të tyre, duke mos e dhënë në Bejtul-mal. Gjithashtu, në mesin e interpretuesve të Islamit në vendin tonë, të emëruar e “të vetëquajtur”, ka edhe të atillë që në mënyrë të pamatur i qasen interpretimit të ajetit 60, të sureset-Tevbe, në të cilin flitet për shpërndarjen e zekatit, pa e sqaruar sa duhet rolin e pushtetit islam, përkatësisht, të Bashkësisë Islame në vendin tonë, në tubimin e organizuar të zekatit, duke u sugjeruar dëgjuesve se edhe vetë ata mund t’ua japin zekatin këtyre shfrytëzuesve. Është interesante, se këta "interpretues të vetëquajtur" kanë besim më të madh në ixhtihadine disaindividëve injorantë, në aspektin e shpërndarjes së zekatit, se sa nëorganet kompetente të BashkësisëIslame. Është e vështirë të besohet se ata nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që shkakton interpretimi i tyre për Bashkësinë Islame, për punën dhe zhvillimin e saj, madje edhe për ekzistencën e saj në këto troje. Tubimi i organizuar i zekatit dhe sadekatul-fitrittek ne, është tregues i unitetit, pavarësisë dhe sovranitetit të Bashkësisë sonë islame.

Zekati është njëri nga ibadetet më të rëndësishme në Islam. Bën pjesë në kategorinë e sharteve islame (kushteve të Islamit), me të cilat shprehet dhe konfirmohet përkatësia ndaj Islamit dhe Bashkësisë Islame. Edhe për nga formaedhe për nga përmbajtja dhe qëllimi, dhënia e zekatit është ibadet i veçantë. Mund ta përkufizojmë si një ibadet me pasuri i cili përbëhet nga ndarja e një pjese të përcaktuar saktësisht nganjë lloj i veçantë të pasurisë në fondin e veçantë Bejtul-mal, nga i cili, sipas prioriteteve që i përcakton "ulul-emri” autoriteti legjitim islam,ua ndanë shfrytëzuesve të përcaktuar me Kur’an.

Si një nga themelet e fesë, zekatipranë namazit, është dëshmi e Njësisë së Allahut dhe pejgamberisë së Muhammedit, agjërimi dhe haxhi, janë theksuar si kushte kyçe të hyrjes në Islam dhe në bashkësinë islame:

“Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë i keni vëllezër në fe…”(et-Tevbe, 11)

Mohimi i këtij detyrimi e nxjerr personin nga Islami, ndërsa mos zbatimi i tij, trajtohet si mëkat i rëndë. Mjafton që si ilustrim ta përmendim shembullin e kalifit të parë, Ebu Bekrit, i cili i ka aplikuar masat e shtrëngimit shtetëror kundër atyre që refuzuan dhënien e zekatitnë Bejtul-mal. Me atë rast ai i shqiptoi fjalët e famshme:

“Pasha Allahun, do të luftoj kundër atyre që kanë bërë dallim ndërmjet namazit dhe zekatit. Vërtet zekati është e drejtë që i takon pasurisë. Nëse e mohojnë dhënien e vetëm një dashi të vogël, të cilën e kanë dhënë në kohën e Pejgamberit, unë do të luftoj kundër tyre.”

Qëllimi kryesor i institucionit të zekatit është shprehja e bindjes ndaj Allahut duke iu nënshtruar urdhrit të Tij me kryerjen e këtij ibadeti.

Me ibadetin e zekatit arrihet pastërtia e pasurisë dhe pastërtia e shpirtit. Pasuria pastrohet nga haku i njerëzve të tjerë, ndërsa shpirti pastrohet nga cilësitë e qortuara të koprracisë, egoizmit dhe lakmisë për këtë botë. Me zekat mbrohet dhe rritet pasuria.

Allahu i Madhërishëmthotë:“... e çkado që të jepni, Ai e kompenson atë dhe Ai është dhuruesi më i madh.” (Sebe, 39)

“... e çka të jepni nga sadakaja (bamirësia) me qëllim që t’i afroheni Allahut, të tillët janë ata që u shumëfishohet (shpërblimi).” (er-Rum, 39)

Pejgamberi savs thotë:“Kur e jep zekatin, ti nga pasuria jote e ke larguar të keqen e tij."(Hakimi)

Është transmetuar se Muhammedi savs,ka thënë:“Mbrojeni pasurinë tuaj, duke e dhënë zekatin!” (Ebu Davudi)

Këto objektiva janë të shprehura qartë në ajetin 103, të sures et-Tevbe: “Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) ...”

Përveç kësaj që u theksua, assesi nuk mund të injorohet as rëndësia e solidaritetit shoqëror, ndjenja e përgjegjësisë ndaj bashkësisë, ndaj zhvillimit të saj dhe perspektivës, si dhe zvogëlimi i hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.

Transmetohet nga EnesibnMaliku,se një njeri nga fisi BenuTemim, erdhi te Pejgamberi savs, duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut, unë posedoj pasuri të madhe dhe e kam familjen e madhe, andaj më udhëzo se si të veproj me këtë pasuri? Pejgamberi savs i tha: “Ndaje zekatin nga pasuria jote sepse ai të pastron, kujdesu për farefisin tënd, mos e harro të drejtën e të varfërve, fqinjëve dhe lypësve.”(Ahmedi) Në hadithin e cituar, theksohen tri detyrime: E para është ndarja e zekatit, pastaj, kujdesi për farefisin, dhe në fund të drejtat që kanë të varfrit, fqinjët dhe lypësit. Pejgamberi savs, në mënyrë të qartë e ka ndarë detyrimin e zekatit nga detyrimet e ndihmesës individuale të farefisit dhe të varfërve.

Sadekatul-fitri i cili është përcaktuar në vitin e 2 h, kur është përcaktuar edhe agjërimi, si detyrim për persona e jo për pasuri, përveç asaj që u theksua, ka për qëllim pastrimin e agjërimit nga mangësitë eventuale, në mënyrë që, ashtu i pastruar, të pranohet tek Allahu i Madhërishëm.

Dijetarët pajtohen se dhënia e zekatit në Bejtul-mal është obligim i besimtarëve të pasur nëse autoritetet në mënyrë të organizuar e tubojnë dhe e shpërndajnë zekatin dhe i ftojnëbesimtarët që kështu ta kryejnë obligimin e tyre, siç është rasti me Bashkësinë Islame te ne.

Detyrimin e mbledhjes së zekatit në mënyrë të organizuar e dëshmojnë ajetet kuranore, Suneti i Pejgamberit savs dhe praktika e hulefai-rashidinëve.

Allahu i Madhërishëm në Kur'an, e urdhëron Pejgamberin savs, si përfaqësues të pushtetit islamik:

خُذْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ صَدَقَةً تُطَهِّرُهُمْ وَتُزَكِّيهِم بِهَا

“Merr prej pasurisë së tyre lëmoshë që t’i pastrosh me të dhe t’u shtosh (të mirat) ...” (et-Tevbe, 103)

Pranuesi i këtij urdhri drejtpërdrejt është Pejgamberi savs, i cili e përfaqësonte pushtetin islamik, që do të thotë, se kjo vlen edhe për të gjithë ata që janë në një situatë të ngjashme më vonë. Ajeti e autorizon dhe e ngarkon Pejgamberin savs, si dhe pas tij të gjithë ata që do të jenë në pozitën e tij të udhëheqjes së Bashkësisë, që të organizojnë tubimin e zekatit. Në të njëjtën kohë, në mënyrë implicite zekat dhënësitobligohen që zekatin t’ua dorëzojnë tubuesve të zekatit të autorizuar nga autoriteti islamik, përndryshe, urdhri do të mbeteji pazbatuar.

Duke qenë se ky ajet është qartësues dhe kufizues për të gjitha ajetet të cilat në formë të përgjithshmee urdhërojnë kryerjen e detyrës së zekatit: “ve atuz-zekate...”, ato duhet të kuptohen dhe interpretohen në frymën e sqarimit/kufizimit të përmendur.

Gjithashtu, ajeti kur’anor i sures et-Tevbe(Innemes-sadekatulil-fukarai...), të cilin disa komentues ndonjëherë e interpretojnë në një mënyrë që lë vend për qëndrim të paqartë ndaj detyrimit të tubimit të organizuar të zekatit, është argument i qartë mbitubimin eorganizuar të zekatit. Në fakt, në mesin e shfrytëzuesve në mënyrë eksplicite përmendet kategoria "vel-amilinealejha”, dmth, ata që e organizojnë dhe punojnë në tubimin e zekatit. Vetëm ky fakt do të ishte i mjaftueshëm për të treguar detyrimin e tubimit të organizuar të zekatit, sepse,përse të drejtohen mjetet e tubuara për organizimin e tubimit, në qoftë se kjo nuk do të ishte obligim, sepse kjo pjesëi pakëson pjesët e kategorive të tjera të shfrytëzuesve.

Ajetii përmendur përmban: sqarimin e shfrytëzuesve, autorizimin e pushtetit islamik për të organizuar shërbimin e tubimit dhe shpërndarjes së zekatit, si dhe kufizimin e shpërndarjes vetëm për shfrytëzuesit e përcaktuar. Pranuesi i kësaj ngarkese, i sqarimit dhe kufizimit është autoriteti legjitim islamik i cili kujdeset për interesat e Bashkësisë (umetit). Ai është i cili i përcakton prioritetet në ndarje, sipas sunnetit të Muhammedit savs, dhe jo personat individualisht.

Është fakt i njohur në Sunnet,që Pejgamberi savs e ka organizuar shërbimin, nëpunësit e të cilit e kishin për detyrë ta bëjnë tubimin e zekatit në Bejtul-mal.

Praktika Hulefai-rashidinëve, gjithashtu, e konfirmon parimin e tubimit të organizuar të zekatit në Bejtul-mal. Tashmë u përmenden fjalët e hz. Ebu Bekrit, drejtuar renegatëve, të cilët patën supozuar se ky detyrim nukvlen edhe pas vdekjes së Pejgamberit savs:

“Pasha Allahun, nëse e mohojnë dhënien e vetëm një dashi të vogël, të cilën e kanë dhënë në kohën e Pejgamberit, unë do të luftoj kundër tyre.”

Duhet të theksohet se argumentet të cilat flasin mbi bazën sheriatike të tubimit të organizuar të zekatit – drejtpërdrejt kanë të bëjnë me institucionin e zekatit, por të njëjtin rregull e zbatojmë edhe për sadekatul-fitrin në bazë të analogjisë, sidomos duke pasur parasysh se shfrytëzuesit e sadekatul-fitrit, sipas rregullave të medhhebit tonë, janë identike me shfrytëzuesit e zekatit, që do të thotë, se mjetet e sadekatul-filtrit mund të drejtohen për kategorinë "vel-amilinealejha”dhe "fisebilil-lah”, dmth. për aktivitete të ndryshme fetare të cilat kanë për synim promovimin e Islamit dhe vlerave të tij.

Muslimanët, anëtarët e Bashkësisë Islame në BeH, si brenda ashtu edhe në diasporë, janë të obliguar që të kyçen në aksionin e përbashkët për tubimin e zekatit dhe sadekatul-fitrit të cilin e udhëheq Rijaseti i Bashkësisë Islame. Duke i kryer obligimet e tyre fetare në këtë mënyrë, ata e konfirmojnë përkatësinë dhe besnikërinë e tyre ndaj Bashkësisë. Prandaj, duke e dhënë zekatin dhe sadekatul-fitrin në Bejtul-mal, besimtarët me këtë e kryejnë obligimin e tyre, ndërsa organet kompetente të Bashkësisë Islame e marrin përgjegjësinë për ndarjen e drejtë të mjeteve të tubuara në mënyrën siç e ka përcaktuar Kur'ani famëmadh. Ju përkujtojmë se reis-ul-ulema Huseinef. Kavazoviq, në cilësinë e muftiut suprem të Bashkësisë Islame në BeH, vitin e kaluar (në ramazan) ka lëshuar ​​një fetva, me të cilën konfirmohet parimi i tubimit të organizuar të zekatit dhe sadekatul-fitrit, dhe në përputhje me këtë, theksohet detyrimi i të gjithë muslimanëve të cilët i përkasin Bashkësisë sonë, që zekatin dhe sadekatul-fitrin ta paguajnë ekskluzivisht në fondin e Bejtul-malit, përmes bllokave (dëftesave) përkatëse. Allahu i Plotfuqishëm urdhëron në Kur'an:

“O besimtarë, përuluni Allahut. Dhe përuluni Pejgamberit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja...” (en-Nisa', 59)

Xhemat i respektuar,

Shpresojmë se ju edhe këtë vit si në vitet e mëparshme, do t’i kryeni ibadetet tuaja materiale në mënyrën e përcaktuar, duke e lutur Allahun e Madhërishëm,që të ju shpërblejë meshpërblimin e Tij të pakufishëm.

O Allahu i Mëshirshëm, na mëshiro neve në këtë muaj të bekuar, na i falë mëkatet tona dhe na mbro nga zjarri i Xhehenemit. Na jep pasuri dhe bereqet në të, na bën neve prej atyre që i ndihmojnë të tjerët dhe dobiprurës për Bashkësinë tonë. Nandihmo për të bërë mirë dhe na i shto veprat tona të mira. Na i fisnikëro shpirtrat tonë. Na e prano namazin tonë, agjërimin tonë, zekatin dhe sadekatul-fitrin tonë dhe të na çonë xhenet, pashë Mëshirën Tënde! Amin, ja Rabbel-alemin!

Perktheu: Miftar Ajdini, prof

Hutbeja e Muftiut të Sarajevës, në Xhaminë e Mbretit, në Sarajevë, kushtuar zekatit.



Burimi: http://muftijstvosaraj.com/vijesti/hutba-muftije-sarajevskog-u-carevoj-dzamiji-posvecena-zekatu/

Post a Comment

0 Comments