Advertisement

Responsive Advertisement

Dhikri ndaj All-llahut (të përmendurit e All-llahut) është zgjidhje për të gjitha problemet tona?!

 

Dhikri ndaj All-llahut (të përmendurit e All-llahut) është zgjidhje për të gjitha problemet tona?!

Pyetja:

Shpresoj që të më shpjegoni çfarë keni për qëllim me atë që ju vazhdimisht e potenconi gjatë ligjeratave tuaja të ndryshme, se dhikri ndaj All-llahut (të përmendurit e All-llahut) është zgjidhje për të gjitha problemet tona.

Përgjigjja:

Do të mundohem qe pyetjes tënde t’i përgjigjem shkurtimisht dhe shpresoj që All-llahu të më mundësoj që këtë shkurtesë ta zgjërojë në një ligjëratë të afërt: Të gjitha problemet e tipeve të ndryshme prej të cilave sot vuajnë muslimanët u takojnë një sërë shkaqeve e që janë sëmundjet shpirtërore të mishëruara në kopracinë e makutërinë e madhe, në epshin e ndjekur në këtë botë mbresëlënëse dhe në atë që çdo njëri të pëlqen dhe vlerëson mendimin e vet. Njëkohësisht, këto janë edhe sëmundjet që i Dërguari i All-llahut, - bekimet e All-llahut qofshin për të - i ka numëruar në Hadithin të gradës Sahih. Këto sëmundje shkaktojnë përçarje dhe zënie, ndërsa përçarja e muslimanëve është faktor i varfërimit të tyre pas posedimit të pasurisë, shkak i dobësimit të tyre pas posedimit të forcës dhe faktor i prapambeturisë së tyre pasi që ishin të përparuar.

Është më se e qartë se ajo që i eliminon këto sëmundje shkatërruese është vazhdimësia e dhikrit ndaj All-llahut Fuqiplotë (të përmendurit All-llahun) dhe atë sipas rregullave të njohura. Kështu është sepse ai që në zemrën e njeriut rrit dashurinë ndaj All-llahut është dhikri. Domethënia dhe rëndësia e kësaj dashurie është se kur kjo shtohet, dëbon nga zemra dashurinë ndaj të tjerëve dhe pastron zemrën ndërsa vrulli i epshit shuhet dhe kështu atëherë pushojnë problemet të cilat paraqiten vetëm si pasoja të atyre sëmundjeve. Kjo paraqitje e shkurtër ka zgjërim. E lus All-llahun që të më mundësojë rrethanat për ta sqaruar këtë.

Seid Ramadan El-Buti

http://www.asr.com.mk

Post a Comment

0 Comments