Advertisement

Responsive Advertisement

A ka tekst të sheriatit që namazi i Istihares të lidhet me ëndrrën?

 

A ka tekst të sheriatit që namazi i Istihares të lidhet me ëndrrën?
Pyetja:

A ka tekst të sheriatit që namazi i Istihares të lidhet me ëndrrën? Nëse është ashtu atëherë si do të ishte zgjidhja e atij që në mëngjes i paraqitet një nevojë kurse ai në mbrëmje duhet ta kryjë atë punë. Dhe pse të ketë nevojë që namazi i Istihares të kufizohet me 7 herë kur hadithi thekson përsëritjen kohë pas kohe?

Përgjigjja:

Namazi i Istihares nuk është i lidhur me shiqimin e ëndrrave, por është pastër namaz dhe lutje e transmetuar nga i Dërguari i All-llahut. Pas këtij veprimi le të vazhdojë në atë projekt për të cilin e ka lutur Allahun t’ia mundësojë atë që është hajr (dobishme). Nëse është e dobishme All-llahu ia lehtëson arritjen e saj e nëse nuk është hajrë All-llahu e largon nga ajo. Pastaj unë nuk kam hasur që dikush të ketë kufizuar namazin e Istihares me 7 herë e as me ndonjë numër tjetër. Bile hadithi nuk nënkupton se përsëritja është e pëlqyer. Por, në hadithin që e transmeton Ibni Siniu në librin "Puna gjatë ditës dhe natës", që transmetohet nga Enesi –All-llahu qoftë i kënaqur me të- se Istiharja bëhet shtatë herë, por me këtë hadith nuk punohet ngase është shumë hadith i dobët. Ulematë dhe ndër ta El-Iz bin Abdus-selami është për atë se ai nuk duhet të praktihohet.


Seid Ramadan El-Buti

http://www.asr.com.mk

Post a Comment

0 Comments